Kuriozitete

Studim i ri: Puna nga shtëpia dëmton shëndetin e të rinjve

Published

on

Puna nga shtëpia mund të jetë e dëmshme për shëndetin, pasi të rinjtë që punojnë nga shtëpia mund të bëjnë 30 minuta më pak aktivitet fizik çdo ditë, zbulon një studim i ri.

Një studim i njerëzve që fillojnë punën e tyre të parë tregoi se ata që shkojnë në zyrë marrin 28 minuta shtesë aktivitet fizik të moderuar çdo ditë, si ecje ose çiklizëm. Por, ata që punojnë nga shtëpia përjetojnë një rënie mesatare prej 32 minutash aktivitet fizik të moderuar në ditë.

Për të gjykuar se si fillimi i punës ndikon te aktiviteti fizik, gjumi dhe dieta e njerëzve, studiuesit analizuan të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar – të moshës 16 deri në 30 vjeç – të cilët morën pjesë në një anketë kombëtare familjare.

Vullnetarët raportuan statusin e punës çdo vit, çdo tre vjet, treguan sa ushtrime bënin gjatë një jave, kjo përfshin aktivitet fizik të moderuar, çiklizmi, aktivitet fizik intensiv, ngritja e peshave ose aerobiku. Studiuesit krahasuan 128 persona që punonin nga shtëpia me 3,000 që shkonin në zyrë ose vende të tjera pune.

Bazuar në analizë, rënia e aktivitetit fizik për ata që punonin nga shtëpia ishte ekuivalente me 32 minuta aktivitet të moderuar në ditë ose 16 minuta aktivitet intensiv në ditë.

Rritja e aktivitetit fizik mes të rinjve u pa kryesisht tek ata me punë gjysmë-rutine, si shoferë autobusësh dhe parukierë, si dhe tek ata me punë rutinë si pastrues ose kamarierë. Ndërkohë, ndryshime të vogla u vunë re tek ata që fillonin punë menaxheriale ose profesionale.

Rezultatet janë publikuar në International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity.

Dr. Eleanor Winpenny, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, tani në Imperial College London, tha:

“Nëse duam të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë jetës, duhet të kujtojmë se të qenit aktiv është një mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë qëllim. Ata që punojnë nga shtëpia mund të konsiderojnë përfshirjen e aktivitetit fizik në ditën e tyre, për shembull duke bërë një shëtitje para ose pas punës, ose gjatë pushimit të drekës”.

Alena Oxenham, bashkëautore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, shtoi: “Fillimi i punës mund të ketë një ndikim të madh në stilin tonë të jetesës dhe sjelljet që mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin tonë, nëse jo menjëherë, atëherë më vonë në jetë.

Megjithëse zbuluam se njerëzit priren të bëjnë më shumë aktivitet fizik kur fillojnë punën, që është një lajm i mirë, këto janë mesatare dhe disa njerëz – veçanërisht ata që punojnë nga shtëpia dhe, në një masë më të vogël, ata me punë zyre – mund të bëjnë më pak”.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara