Aktualitet

Studim i ri mbi formimin e diamanteve nga qendra e Tokës

Published

on

Një studim i ri i botuar në Scientific Reports hedh dritë mbi origjinën e thellë të tre llojeve të diamanteve që janë formuar në planetin tonë. Gurët më të fortë në botë nuk kanë të njëjtën origjinë, por ato mund të formohen në vende dhe kushte shumë të ndryshme. Ne tashmë dimë pothuajse gjithçka për të ashtuquajturat ato litosferike, ndërsa dimë pak për ato që formohen në oqeanet dhe në qendër të Tokës. Tani është zbuluar se këto të fundit, ndryshe nga sa mendonim, kanë një origjinë organike të papritur.

Diamantet litosferike janë formuar në litosferë, “shtresa” mbushëse e Tokës, e cila përfshin atë që ne e quajmë kore të tokës dhe pjesën e sipërme të mantelit. Diamantet litosferike janë formuar pikërisht në mantelin e sipërm, mes 150 dhe 250 km thellësi, ku kushtet e presionit dhe temperaturës i shtyjnë atomet e karbonit të sistemohen në një grilë jashtëzakonisht rezistente. Është kategoria më e përhapur e diamantit në planet, dhe karboni që i formon ato mund të ketë origjina biologjike dhe inorganike.

Kategoria e dytë është ajo e diamanteve të oqeanit, të cilat formohen në shkëmbinjtë e oqeanit dhe në shumicën e rasteve kanë origjinë biologjike. E treta, më misterioze deri më tani, është ajo e diamanteve kontinentale super të thellë. Forma shumë të rralla të këtij guri të çmuar që gjithmonë formohen në mantel, por shumë më thellë, midis 300 dhe 1.000 km.

Problemi me diamantet super të thellë është se deri më tani ka qenë e vështirë të identifikohej origjina e tyre. Për të kuptuar nëse një diamant ka lindur nga materiali organik ose inorganik, matet raporti midis dy izotopeve të ndryshëm të karbonit, 12C (karbon-12) dhe 13C (karbon-13); në diamantet oqeanikë dhe litosferë raporti midis të dyve është pak a shumë i fiksuar, ndërsa në ato super të thella është shumë i ndryshueshëm. Studimi, i kryer nga një ekip nga Universiteti Curtin në Perth, Australi, tregoi se në zemër të të gjithë këtyre diamanteve marrëdhënia është shumë më e qëndrueshme dhe tregon një origjinë organike; ndryshueshmëria është për shkak të shtresës së jashtme (gjithashtu prej diamanti, por me origjinë të ndryshme) e cila formohet ndërsa bërthama origjinale shtyhet drejt sipërfaqes së tokës nga magma e mantelit.

Kjo do të thotë që materiali organik në sipërfaqen e tokës arrin, herë pas here, të depërtojë deri në qindra apo mijëra km thellë në kore dhe deri në mantel, ku shndërrohet në diamant dhe nxirret në dritë në mbi miliona vjet. Pyetja në këtë pikë është: si është e mundur kjo? Cili është mekanizmi që lejon ata që dikur ishin qenie të gjalla të afrohen aq shumë me qendrën e Tokës dhe të kthehen në diamante? Përgjigjet do të kërkojnë ca kohë, dhe më shumë punë.

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Në disa pika kufitare të BE-së do të nis zbatimi i sistemit EES

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System-EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Sipas MPB-ë, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, nga 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar pa viza drejt 27 vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen./S.K/KP/Frontex/

 

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri Kurti dhe senatorja Shaheen flasin për raportet Kosovë-SHBA

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takoi edhe senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ndër temat që u diskutuan ishin marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara