Shëndeti

Studim: Ecja ditore parandalon një në dhjetë vdekje të parakohshme

Sipas studimit, 11 minuta aktivitet ditor do të mund të parandalonte një në dhjetë vdekje të parakohshme.

Published

on

Nuk është e domosdoshme të jeni atlet ose të merreni me sport për të ndjerë përfitimet e stërvitjes, ecja gjatë ditës do t’ju sjellë përfitime të shumta, sugjeron studimi që u krye në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas studimit, 11 minuta aktivitet ditor do të mund të parandalonin një në dhjetë vdekje të parakohshme. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk arrijnë të bëjnë ushtrimet minimale të rekomanduara prej 150 minutash në javë. Por megjithatë më mirë është të merresh me ndonjë aktivitet fizik sesa të mos bësh asgjë, sipas studiuesve nga Universiteti i Kembrixhit.

NHS rekomandon që të gjithë të bëjnë 150-300 minuta aktivitet fizik që rrit rrahjet e zemrës çdo javë ose 75-150 minuta aktivitet të fuqishëm në javë, që ua vështirëson frymëmarrjen.

Ekipi hulumtues shqyrtoi qindra studime të mëparshme mbi përfitimet e aktivitetit fizik dhe arriti në përfundimin se edhe bërja e gjysmës së sasisë së rekomanduar mund të parandalojë një në 20 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe gati një në 30 raste të kancerit./UBTNews/

Shëndeti

Vaji i ullirit, përfitime dhe rreziqe për lëkurën

Published

on

Vaji i ullirit është më i yndyrshëm se shumë vajra tjerë e prej kohësh njihet për efektet e tij pozitive në shëndet dhe kujdesin e lëkurës. Ai ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, zbut thembrat e plasaritura dhe rigjeneron buzët e çara.

Megjithatë, si çdo produkt natyral, edhe ky vaj ka anët e tij negative që duhen marrë parasysh.

Vajrat që gjejmë në treg përmbajnë përbërës kimikë të panjohur, përdorimi i tyre duhet të bëhet me kujdes.

Përveç përfitimeve, vaji i ullirit mund të sjellë edhe disa efekte anësore:

Shkaktimi i akneve

Nuk përthithet lehtë nga lëkura e formon shtresë sipërfaqësore që bllokon poret. Kjo favorizon grumbullimin e papastërtive dhe shfaqjen e akneve.

Skuqje dhe irritim

Për personat me lëkurë të yndyrshme, vaji përkeqëson gjendjen. Përzierja me sebumin natyral të lëkurës çon në skuqje, kruarje dhe irritim.

Reaksione alergjike

Tek individët e ndjeshëm, përdorimi i vajit shkakton alergji. Nëse keni përjetuar më parë skuqje apo irritim pas aplikimit, është e këshillueshme të shmanget dhe të konsultoheni me mjekun.

Përdorimi tek të porsalindurit

Nuk rekomandohet përdorimi në lëkurën e foshnjave, pasi nuk dihet nëse mund të shkaktojë reaksione alergjike. Për siguri, shmangeni përdorimin e tij për masazhe tek bebet.

Formimi i pikave të zeza

Për shkak të natyrës së tij yndyrore, ulliri mund të bllokojë poret e nxit shfaqjen e pikave të zeza, duke grumbulluar qeliza të vdekura dhe papastërti në sipërfaqen e lëkurës.

Përndryshe, vaji i ullirit është i dobishëm, por jo i përshtatshëm për çdo tip lëkure. Përpara përdorimit të rregullt, është mirë të bëni një test të vogël dhe të vëzhgoni reagimin e lëkurës suaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Soda e bukës dhe diabeti, mit apo e vërtetë?

Published

on

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje.

Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme por edhe për pastrimin me themel të shtëpisë.

Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.

Së fundmi, soda e bukës ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit.

Kjo sëmundje shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.

Soda e bukës për mbajtjen e diabetit nën kontroll

Studimet thonë se soda përbën linjën e parë të mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.

Sipas ekspertëve, nëse organizmi i njeriut ofron një mjedis acidik që nxit shumë sëmundje, përfshrië diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet. Për më tepër, diabetikët janë të prirur të preken një mykomukoza, një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm.

Soda e bukës parandalon përhapjen e infeksionit dhe shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënies së trupit në koma.

Bëhet fjalë për një komplikacion të rrezikshëm për diabetikët që shfaqet me simptoma si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje të gojës e plogështi. Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes.

Vetëm mjeku rekomandon një kurë e doza të sakta të sodës që janë të nevojshme për mbajtjen nën kontroll të diabetit e komplikacioneve të tij. Konsultat janë të nevojshme sepse nëse e teproni me të, ajo mund të ketë efekt të kundërt nga qëllimi fillestar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Si ndihmon lëngu i bizeleve në pastrimin e mëlçisë?

Published

on

Bizelet janë të pasura në vlera ushqimore e kanë pak kalori. Në 100 gramë gjenden 81 kalori.

Ato janë burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Janë të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.

Këto vlera e bëjnë bizelen të dobishme kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit janë zierja ose gatimi në avull, megjithatë të mirat e saj merren edhe nëpërmjet lëngut, që në kombinim me barishte dhe fruta tjera ofron dozë të vitaminave dhe mineraleve.

Nëse e kombinoni lëngun me spinaq, mollë dhe kastravec ju do të përfitoni lëng detoks për trupin tuaj.

Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks

Lëngu ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara. Kombinimi i ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimin e mëlçisë dhe hidratimin e trupit.

Përbërësit:

1 grusht bizele

1 filxhan çaj spinaq

1 mollë e gjelbër e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat

1 limon pa lëkurë dhe bërthama

Gjysmë kastraveci

Një majë luge çaji kripë

Me shtrydhëse përzini frutat e perimet, duke ja shtuar edhe kripën dhe mund ta konsumoni menjëherë.

Mund ta pini për 3 ditë nëse doni pastrim të thellë të organizmit nga toksinat që sjellin sëmundje serioze.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë një ngjitës të ri për shërimin e eshtrave

Published

on

Shkencëtarët kinezë kanë prezantuar një ngjitës të ri mjekësor të quajtur Bone-02, që riparon frakturat e eshtrave për vetëm tre minuta.

I frymëzuar nga guacat që ngjiten fort në sipërfaqe të lagështa, Bone-02 është i tretshëm nga trupi dhe zhduket brenda gjashtë muajve, duke shmangur nevojën për ndërhyrje të dytë kirurgjikale.

Ky ngjitës është testuar me sukses në mbi 150 pacientë, duke treguar forcë të madhe, ngjitje të shpejtë dhe tolerancë të lartë nga trupi.

Ai funksionon edhe në mjedise me shumë gjak dhe mund të zëvendësojë implantet tradicionale si vidat apo plakat metalike.

Bone-02 pritet të përshpejtojë shërimin, të ulë rrezikun e infeksioneve, dhe të ketë përdorim të gjerë në kirurgji, mjekësi emergjente, luftime apo katastrofa natyrore.

Ekspertët e quajnë një ndryshim të madh në trajtimin e frakturave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara