Lajmet nga UBT

Studentja Jeta Domi po kryen punë praktike në departamentin e marketingut digjital në UBT

Published

on

Studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Jeta Domi pas suksesit të dëshmuar përgjatë studimeve ka filluar punën praktike në departamentin e marketingut digjital në UBT.

Studentja Jeta Domi ka vlerësuar se ndër aspektet kryesore të veçanta të UBT-së janë programi unik dhe i strukturuar mirë, profesorët që janë ekspertë të shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, si dhe mundësitë e hulumtimeve dhe projekteve inovative.

“UBT nuk ofron vetëm një mësim të shkëlqyeshëm, por gjithashtu inkurajon studentët për hulumtime dhe projekte të ndryshme. Me burime të avancuara dhe ndihmën e ekspertëve të fushës, kam pasur mundësinë të përfshihem në projekte që sfidojnë mendjen time dhe kontribuojnë në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit”, ka thënë Domi.

Shumica e studentëve të UBT-së tanimë janë duke punuar në institucione brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar arritjet e tyre përgjatë studimeve dhe mbështetjen e parezervë të UBT-së në këtë drejtim.

Lajmet nga UBT

UBT me ofert për maturantët – 20 për qind zbritje në katër programet më të kërkuara në Kosovë dhe rajon

Published

on

By

UBT zyrtarisht ka hapur fazën e regjistrimeve të hershme për vitin akademik 2025/2026, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të gjithë maturantët që synojnë të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme.

Në kuadër të këtij procesi, UBT ofron zbritje prej 20 për qind në tarifat studimore për katër prej programeve më të kërkuara në Kosovë:

  • Media dhe Komunikim
  • Gjuhë Angleze
  • Shkenca Politike
  • Inxhinieri e Energjisë

Kjo iniciativë është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të UBT-së  për të ofruar gjithmonë një arsim cilësor, si dhe për të mbështetur të rinjtë në fazën më vendimtare të jetës së tyre – zgjedhjen e drejtimit të karrierës.

Media dhe Komunikim

Programi Media dhe Komunikim në UBT ofron një mundësi të shkëqyer për zhvillimin e njohurive dhe aftësive në fushat si: media digjitale, menaxhimin e mediave, kamerat dhe shumë më tepër se kaq.

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT është një qendër e njohur kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimimin e gjeneratave të reja në arsimin e lartë në fushën mediale me një staf të dëshmuar studiuesish dhe profesionistësh nga industria e mediave në Kosovë dhe rajon.

Gjuhë Angelze

Programi Gjuhë Angleze ofron një përgatitje të thelluar në gjuhësi, duke iu mundësuar studentëve të përgatiten profesionalisht dhe të marrin njohuritë e nevojshme nga ekspertët më të mirë të gjuhës.

Me një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, iu ofron mundësi të praktikojnë dhe demonstrojnë njohuritë e balancuara teorike dhe praktike të gjuhës angleze.

Shkenca Politike

Programi Shkenca Politiken në UBT ofron një kombinim të teorisë politike me kontekste praktike, duke trajtuar me kujdes situatat ndërkombëtare dhe kombëtare të politikës.

Studentët pas përfundimit të këtij porgrami do të mund të zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore teorike politike dhe të njohin çështjet kryesore të zhvillimeve politike bashkëkohore në teorinë shkencore dhe në praktikë.

Inxhineri e Energjisë

Ndërsa Programi Inxhinieri e Energjisë, një ndër porgramet më innovative në UBT, u ofron studentëve njohuri të avancuara në energjinë e rinovueshme.

Fakulteti është themeluar në një bazë të fortë akademike dhe profesionale, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për studentët që synojnë të bëhen liderë.

Nga UBT u bëhet thirrje të gjithë të rinjve që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të bëhen pjesë e UBT-së. Regjistrimet e hershme janë të hapura dhe interesimi është gjithmonë dhe më i madh, për të mos humbur këtë mundësi, të gjithë maturantët ftohen të rezervojnë vendin e tyre sa më parë.

Ndërsa UBT vazhdon të mbetet ndër institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në rajon, me një infrastrukturë moderne, staf akademik të kualifikuar dhe partneritete ndërkombëtare që garantojnë një përvojë arsimore të klasit botëror.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Etika mediatike në fokus të debatit në UBT, me pjesëmarrje të personaliteteve të njohura nga fusha e gazetarisë dhe komunikimit

Published

on

Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, në UBT është mbajtur një forum i nivelit të lartë, i cili mblodhi së bashku personalitete të njohura të gazetarisë, komunikimit dhe rregullatorëve mediatikë, për të trajtuar temën shumë të ndjeshme dhe aktuale të etikës në media.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, Armela Krasniqi, Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Besnik Berisha, Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, Kryeredaktorja e KTV-së dhe Kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Brikenda Rexhepi, gazetari dhe autori i disa botimeve në fushën e etikës mediatike, Prof. Musa Sabedini, drejtuesit dhe redaktorë të mediave vendore si Muhamet Hajrullahu, Ilir Zylfiu, Shkodran Gajraku, si dhe profesorë e studentë të fushës së komunikimit.

Në fjalën hapëse, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e thellimit të diskutimit për etikën profesionale në gazetari, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk është vetëm akademike, por përbën një dimension thelbësor për funksionimin e shoqërisë demokratike:

“Pjesa e etikës është një tematikë që nuk duhet anashkaluar. Janë çështje me interes për t’u diskutuar për të gjithë, dhe uroj që ky forum të shërbejë për konkluzione konkrete që të japim një mesazh të qartë nga ky takim”.

Ai shtoi se në bashkëpunim me ekspertë të fushës janë realizuar disa hulumtime për të analizuar nivelin e etikës në media dhe ndikimin që ajo ka në rritjen e besueshmërisë tek publiku. Duke vlerësuar punën e gazetarëve, Hajrizi ngriti edhe çështjen e stabilitetit financiar, duke thënë se gazetarët nuk paguhen sa duhet dhe kjo ndikon në cilësinë e punës së tyre.

“Gazetaria është profesion fisnik. Por, për ta mbështetur atë, duhet t’u krijojmë kushte të qëndrueshme financiare gazetarëve, që të mos bien pre e ndikimeve negative”, tha ai.

Në këtë diskutim, Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, tha se etika është një nga shtyllat bazë të formimit profesional të studentëve të komunikimit, dhe UBT është e përkushtuar që përmes kurrikulave moderne dhe trajnimve të përgatit gazetarë të përgjegjshëm.

Rektori Hajrizi vlerësoi kontributin e profesorëve të UBT-së të cilët publikojnë herë pas here libra të rëndësishëm për etikën dhe komunikimin, duke përmendur veçanërisht kontributin e gazetarit dhe profesorit Musa Sabedini, i cili ka mbi 33 vite përvojë dhe ka botuar tri libra, ndërsa së shpejti pritet të publikojë edhe një tjetër që prek temat delikate të etikës mediatike në Kosovë.

Ndërkohë, Armela Krasniqi, Kryetare e AMA-s në Shqipëri, theksoi se edhe pse janë vendosur gjoba ndaj televizioneve, problemi kryesor mbetet edukimi i individëve, sidomos në raport me platformat si TikTok. Ajo tha se janë vërejtur disa shkelje serioze të ligjit dhe mungesë transparence në pronësinë e mediave online.

“Nuk është e lehtë të konkurrosh në një mjedis të tillë mediatik. Ka media që nuk dihet kush janë pronarët e tyre, dhe kjo e bën të vështirë rregullimin. Por, shtypi duhet të jetë i lirë, sepse vetëm një shtyp i lirë krijon qytetarë të shëndetshëm”, tha mes tjerash Krasniqi.

Besnik Berisha, Kryetar i Komisionit të Pavarur për Media, theksoi se liria e shprehjes ka kuptim vetëm kur menaxhohet me vetëkontroll dhe jo me masa ndëshkuese.

“Sfidat për gazetarët rriten kur raportojnë për interesa të mëdha financiare. Media duhet të jetë profesionale dhe objektive, jo shërbëtore e grupeve të interesit. Misioni ynë është të nxisim diversitetin, jo të mbyllim mediat”, u shpreh Berisha.

Prof. Musa Sabedini, gjatë fjalës së tij, tha se mungesa e literaturës ka qenë nxitje për të përfshirë temat e etikës në tekstet që ai ka shkruar, duke u përpjekur të trajtojë ato tema për të cilat të tjerët nuk kanë guxuar të flasin.

“Gazetaria online ka mungesë dokumentimi, mungesë transparence për përmbajtjen dhe kufijtë e saj. Ka gazetarë të mirë, por mungojnë ata që kanë guximin të dalin në terren. Gazetari duhet të jetë në gjendje të përballet me institucionet, me pushtetin, pa frikë. Etika nuk është një ditë në vit, por duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë”, potencoi Sabedini.

Brikenda Rexhepi, Kryeredaktore në KTV dhe Kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, theksoi se përkundër përpjekjeve për vetërregullim, ka raste kur gazetarët qëllimisht e shkelin etikën për klikime dhe përfitime financiare.

“Media duhet të ketë pronësi të qartë, transparencë financiare dhe profesionalizëm. Një gazetar i mirë duhet të formohet në terren, të dijë të shmangë shkeljen e etikës dhe të ruajë balancën mes lirisë dhe përgjegjësisë. Liria nuk është kur publikohen foto të fëmijëve në kushte të papërshtatshme apo kur promovohen përmbajtje që nxisin vetëvrasje. Kjo është e papranueshme”, vlerësoi Rexhepi.

Kryeredaktori i Telegrafi, Muhamet Hajrullahu, me rreth 25 vite përvojë në media, u shpreh i shqetësuar për renditjen e Kosovës në vendin e 99-të për lirinë e medias. Ai theksoi nevojën për t’u përshtatur me format inovative të gazetarisë dhe rritjen e profesionalizmit.

Safet Zejnullahu theksoi se roli i gazetarit është i pazëvendësueshëm edhe në kohën e inteligjencës artificiale.

“Gazetari duhet të jetë në vendin e ngjarjes, të dijë të bëjë gjithçka – të raportojë, të fotografojë, të analizojë. Redaksitë nuk kanë më luksin të kenë staf të ndarë për gjithçka, por kjo nuk duhet të cenojë cilësinë”, potencoi ai.

Prof. Afërdita Maliqi, gazetare dhe ligjëruese që nga viti 1999, tha se pavarësisht moshës, është e rëndësishme të përqafohen risitë, por pa lënë pas profesionalizmin dhe etikën. Ndërsa, gazetari Shkodran Gajraku, që ka nisur punën në media që nga viti 2008, ndau përvojën e tij, duke theksuar lirinë që ka pasur në raportim, por edhe sfidat, përfshirë kërcënimet e drejtpërdrejta.

Në këtë forum u dha një mesazh i qartë: Etika në gazetari nuk është luks, por domosdoshmëri. Liria e shprehjes dhe përgjegjësia duhet të ecin krah për krah, për një media më të lirë, më të drejtë dhe më profesionale. /UBT News/

 

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ceremonia e parë e certifikimit për Startup School: Një model i ri edukimi në Kosovë

Published

on

By

Me një ceremoni solemne, u shënua një moment historik në sistemin arsimor dhe ekonomik të Kosovës: për herë të parë, në vend po pilotohet një program i strukturuar për zhvillimin e ndërmarrësisë tek nxënësit e shkollave të mesme. Programi “UBT Startup School”, i konceptuar si një shkollë praktike e ndërmarrësisë, sjell një qasje të re, inovative dhe ndërdisiplinare në edukimin e të rinjve, me synim ndërtimin e kapaciteteve të tyre për të menduar si ndërmarrës, për të zhvilluar ide dhe për të filluar startup-e të qëndrueshme.

Ky program është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes UBT, Quality Kosova dhe partnerit strategjik GIZ, dhe u pilotua me sukses për herë të parë në Kosovës. Ngjarja e sotme shënoi ceremoninë e parë zyrtare të shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit, duke vërtetuar se trajnimi i ndërmarrësisë në këtë nivel është i realizueshëm, i nevojshëm dhe jashtëzakonisht i mirëpritur nga nxënësit dhe komuniteti i biznesit.

Ceremonia nisi me fjalën përshëndetëse të Dr. Besnik Skenderi, i cili theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një gurthemel për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije, krijimtari dhe vetëpunësim.

Më pas, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, President i Quality Kosova dhe Rektor i UBT-së, u ndal në rëndësinë që ka përgatitja e të rinjve për sfidat e ekonomisë moderne:

Me këtë program po sjellim një model të ri arsimor në Kosovë. Nxënësit nuk janë vetëm përfitues të njohurive teorike, por pjesëmarrës aktivë në ndërtimin e zgjidhjeve reale, të bazuara në inovacion dhe logjikë biznesi. Kjo është ndërmarrësia e së ardhmes që ne duam të ndërtojmë që sot”, tha Rektori Hajrizi.

Përfaqësuesi i GIZ, z. Hans-Juergen Cassens, në fjalën e tij përgëzoi organizatorët për guximin për të eksperimentuar me një model të ri edukativ dhe shprehu mbështetjen e GIZ-it për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit përmes fuqizimit të rinisë dhe nxitjes së inovacionit.

Pjesa kryesore e ngjarjes ishte ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për nxënësit dhe bizneset që morën pjesë në nivelin e parë të trajnimit. Programi ka përfshirë një përmbajtje të pasur praktike: nga ideimi i produkteve, deri tek ndërtimi i planeve të biznesit dhe njohuritë bazë mbi menaxhimin financiar, marketingun digjital dhe dizajnimin e modeleve të qëndrueshme të startup-eve.

Kjo është hera e parë që një program i tillë u zbatuan në mënyrë të organizuar për nxënës të shkollave të mesme në Kosovë, çka e bën këtë një moment të rëndësishëm për politikbërjen në arsim dhe ekonomi.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT mbështet industrinë ushqimore përmes trajnimeve praktike dhe bashkëpunimeve strategjike

Published

on

By

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT dhe industrisë ushqimore në Kosovë, janë realizuar me sukses dy trajnime profesionale për stafin e kompanisë “Sach Pizza Corporation”, e cila operon në 18 lokacione në Kosovë dhe është zgjeruar edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Trajnimi i parë, i udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Mergim Mestani, u fokusua në temën: “Faktorët që ndikojnë në Sigurinë Ushqimore: Higjiena/Sanitaria, Siguria në Punë dhe Kujdesi ndaj Mjedisit”.

Ky trajnim trajtoi çështje kyçe si:

  • Higjiena personale dhe ambientale në industrinë ushqimore;
  • Parandalimi i kontaminimeve mikrobiologjike, kimike dhe fizike;
  • Identifikimi i rreziqeve në vendin e punës dhe masat parandaluese;
  • Menaxhimi i mbetjeve ushqimore dhe ndikimi në mjedis;
  • Edukimi i vazhdueshëm i punonjësve për mbajtjen e standardeve të sigurisë.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime praktike dhe morën materiale vizuale dhe video edukative që ndihmuan në thellimin e njohurive të fituara.

Trajnimi i dytë, i udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Medin Zeqiri, u përqendrua në temat:

  • “Pritja dhe Komunikimi me Klientët në Pikat e Shitjes”
  • “Prezantimi Vizual i Ushqimeve për Konsumatorët”

Ky trajnim synoi rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientit përmes zhvillimit të aftësive të komunikimit dhe prezantimit profesional, si dhe përmirësimin e përvojës së konsumatorit në pikat e shitjes.

Ky bashkëpunim konkret ndërmjet UBT-së dhe kompanisë Sach Pizza reflekton angazhimin e institucionit për të ofruar arsim praktik, të lidhur ngushtë me tregun e punës. Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT përfitojnë nga vizitat studimore dhe praktikat profesionale në këtë kompani, ndërsa disa prej tyre tashmë janë të punësuar në sektorin ushqimor.

Continue Reading

Të kërkuara