Lajmet nga UBT

Studentja e UBT-së, Kosovare Brahimi punësohet në kompaninë “Vintage Architecture”

Studentja Kosovare Brahimi ka vlerësuar se të studiosh në UBT është krenari dhe përgjegjësi e veçantë.

Published

on

Ditën Ndërkombëtare të Gruas e shënojmë me një histori suksesi të studentes së Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Kosovare Brahimi, e cila falë rezultateve të arritura përgjatë studimeve është punësuar në kompaninë “Vintage Architecture”, ku merret me projekte për partnerët e kësaj kompanie në Zvicër.

Studentja Kosovare Brahimi ka vlerësuar se të studiosh në UBT është krenari dhe përgjegjësi e veçantë, teksa ka theksuar se mbështetja e stafit akademik për arritjen e qëllimeve profesionale nuk ka munguar asnjëherë.

“Studimet dhe infrastruktura me standardet evropiane në UBT më kanë rritur profesionalisht në atë nivel sa për të përfaqësuar denjësisht, jo vetëm kompaninë ku punoj, por edhe Kosovën, me projekte të ndryshme në shtetin zviceran. U jam përzemërsisht falënderuese profesorëve dhe UBT-së në përgjithësi si institucion për mbështetjen e parezervë”, ka thënë Brahimi.

Shumica e studentëve të programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, tashmë janë të punësuar në kompani dhe institucione të ndryshme në nivel vendi dhe rajoni, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe mbështetjen e UBT-së.

Aktualitet

UBT përgatit liderët e së ardhmes në energji: Edhe pak vende të lira për regjistrim

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për regjistrim në programin Inxhinieri e Energjisë, një ndër drejtimet më inovative dhe më me perspektivë për të ardhmen.

Ky program synon të përgatisë profesionistë të aftë të kombinojnë energjitë tradicionale dhe burimet e rinovueshme, të përdorin teknologjitë më të fundit dhe të menaxhojnë në mënyrë efikase resurset energjetike, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Të gjithë të interesuarit që regjistrohen përfitojnë nga bursa 20%, një lehtësim i rëndësishëm për të rinjtë që duan të jenë pjesë e gjeneratës së re që transformon industrinë energjetike.

Falë qasjes moderne të mësimdhënies, laboratorëve të pajisur me teknologjitë më të reja dhe stafit akademik me përvojë, studentët e UBT-së jo vetëm që fitojnë njohuri teorike, por edhe aftësi praktike që i bëjnë të kërkuar në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Regjistrimi bëhet thjeshtë dhe shpejt përmes linkut: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

UBT International Smart Schools gati për të nisur një vit të ri shkollor – edhe pak ditë për regjistrime

Published

on

UBT International Smart Schools janë në prag të fillimit të një viti të ri shkollor, i cili premton të sjellë mundësi të shumta për zhvillim akademik dhe personal për nxënësit.

Stafi pedagogjik ka përfunduar me sukses planifikimet dhe organizimin e leksioneve, duke përfshirë edhe risi në programe, të cilat janë përshtatur për të plotësuar nevojat e çdo nxënësi. Ambientet shkollore janë përgatitur për të ofruar kushte moderne mësimore, me laboratorë, bibliotekë dhe hapësira të pajisura me teknologjinë më të re.

Në këtë kuadër, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që ka fillimi i vitit shkollor për institucionin:

“UBT ka ndërtuar një sistem arsimor të integruar, që nga shkollat fillore e deri në nivelin universitar, për t’i ofruar gjeneratave të reja një edukim cilësor, bashkëkohor dhe të krahasueshëm me standardet më të larta ndërkombëtare. Ky vit shkollor do të jetë një mundësi e re për nxënësit tanë që të zhvillojnë njohuri, shkathtësi dhe aftësi që i përgatisin për të ardhmen”.

Në nivelet që nisin vitin e ri shkollor përfshihen:

Niveli i mesëm i ulët: Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT

Niveli i mesëm i lartë: Gjimnazi Natyror, Gjimnazi Gjuhësor, Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike, Asistent Dentar, Teknik të Optikës, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Drejtoresha e UBT International Smart Schools, Hajrije Devetaku – Gojani, nënvizoi përkushtimin e stafit për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për nxënësit:

“Ne synojmë që çdo nxënës të ndihet i mbështetur dhe i motivuar. Përveç mësimit cilësor, ofrojmë aktivitete të shumta ekstrakurrikulare – nga sporti, arti e deri te klubet e veçanta – në mënyrë që të zhvillojmë talentet dhe aftësitë e tyre në mënyrë të plotë”.

Me përgatitjet e përfunduara dhe vetëm pak ditë deri në mbylljen e regjistrimeve, UBT International Smart Schools i fton të gjithë prindërit dhe nxënësit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të ri akademik.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e Muzikës në UBT dhe profesori Blerim Emerllahu marrin pjesë në edicionin e 9-të të Festivalit të Klarinetës në Poloni

Published

on

Tre studentë të Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti në UBT, Leona Ferati, Rinor Hasimi dhe Sunaj Qerimi, se bashku me profesorin Blerim Emërllahu, patën mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës, në Rubnej të Polonisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme në skenën evropiane të muzikës klasike.

Gjatë festivalit, studentët ndoqën ligjërata të nivelit të lartë nga profesorë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht, bashkëpunuan me solistë të famshëm dhe interpretuan në koncertet kryesore së bashku me studentë nga e gjithë Evropa. Kjo përvojë u ofroi mundësinë të thellojnë njohuritë teknike, të rrisin aftësitë interpretative dhe të krijojnë kontakte profesionale me artistë ndërkombëtarë.

Në këtë edicion mori pjesë edhe Prof. Blerim Emerllahu si solist dhe ligjërues, duke ofruar mbështetje dhe mentorim për studentët gjatë aktiviteteve të festivalit.

Ky përfaqësim i studentëve tregon qartë se UBT vazhdon të promovojë talentin dhe ekselencën artistike në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe rritjen e prezencës së universitetit në evente prestigjioze kulturore.

Continue Reading

Aktualitet

UBT – Pionier i Mekatronikës në rajon: Masteri që siguron aftësi dhe punësim

Published

on

UBT është pionier në fushën e mekatronikës në rajon, duke sjellë një program master që përveç diplomës që njihet ndërkombëtarisht, të ofron edhe mbështetje dhe punësim të garantuar.

Ky program ndërthur në mënyrë unike mekanikën, elektronikën, automatizimin dhe programimin, duke i dhënë studentëve aftësitë për të projektuar, ndërtuar dhe optimizuar sistemet më të avancuara teknologjike.

Në laboratorët modernë të UBT-së, studentët punojnë drejtpërdrejt me:

  • Robotë industrialë që përdoren nga kompanitë më të mëdha në botë
  • Sisteme të automatizuara që rrisin efikasitetin në prodhim
  • Teknologji të prodhimit inteligjent që përputhen me standardet e Industrisë 4.0

Ky master përgatit inxhinierë që janë në gjendje të:

  • Projektojnë dhe mirëmbajnë makineri të avancuara
  • Zhvillojnë robotë autonomë për industri të ndryshme
  • Integrojnë sisteme të kontrollit që optimizojnë prodhimin dhe shërbimet
  • Aplikojnë inteligjencën artificiale në automatizim

Me kërkesën globale për profesionistë të kësaj fushe që rritet çdo vit, studentët e diplomuar në Mekatronikë nga UBT janë të gatshëm të punojnë kudo – nga kompanitë vendore inovative te korporatat ndërkombëtare.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara