Lajmet nga UBT

Studentja e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, Djellona Ukaj punësohet në Qumështoren “Sharri”

Ajo është e kënaqur me përzgjedhjen e UBT-së për studime.

Publikuar

Studentja e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, Djellona Ukaj është punësuar në Qumështoren “Sharri”, ku punon në laboratorin e analizave fiziko-kimike të qumështit dhe aplikon njohuritë e fituara në UBT, duke kontribuar në sigurinë dhe kualitetin e ushqimeve që konsumojmë.

Studimet në UBT e kanë përgatitur për sfidat dhe mundësitë në fushën e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë. Ajo është e kënaqur me përzgjedhjen e UBT-së për studime.

“Përvoja ime në drejtimin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT ka qenë një rrugëtim frytdhënës plot zhvillim dhe arritje. Gjatë kësaj periudhe, kam përqendruar studimet në njohuritë themelore të shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë, duke marrë pjesë në projekte dhe laboratorë që kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim profesional. Sot, përdor këto njohuri në punën time në një laborator analizash fiziko-kimike të qumështit, duke punuar drejt diplomimit dhe ndërkohë kontribuar në fushën që më apasionon”, ka thënë Ukaj.

Studimet në Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT i kanë shërbyer si një platformë e shkëlqyer për zhvillimin e njohurive dhe aftësive në botën e shkencave, si dhe i kanë ofruar një perspektivë të gjerë dhe sfiduese për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e kësaj fushe. Tani ajo punon me pasion në një laborator analizash.

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së përfitojnë nga eksperienca praktike në Akademinë Verore në Institutin Artit Bashkëkohor – ARKIV, me Sislej Xhafën dhe Paz Perlman

Publikuar

nga

Studentët e UBT-së kanë marrë pjesë aktivisht në Institutin e Artit Bashkëkohor – ARKIV, gjatë instalimit të punimeve në kuadër të Akademisë Verore të drejtuar nga artisti Sislej Xhafa. Ky aktivitet, i cili përfshinte gjithashtu hapjen e ekspozitës së artistes së njohur Paz Perlman, ka shërbyer si një mundësi e jashtëzakonshme për studentët që të përfitojnë nga një përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike.

Gjatë këtij procesi, studentët kanë qenë të angazhuar në të gjitha fazat e përgatitjes dhe instalimit të punimeve artistike. Ata kanë mësuar nga afër teknikat dhe proceset e përdorura nga artistët profesionistë, duke përfituar njohuri të vlefshme. Ky angazhim praktik i ka lejuar ata të kuptojnë më mirë dinamikën e punës në një ambient artistik bashkëkohor dhe të zhvillojnë një set të gjerë aftësish teknike dhe krijuese.

Pjesëmarrja në këto aktivitete ka ndihmuar studentët të krijojnë lidhje me artistë të njohur ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës së artit. Këto kontakte jo vetëm që kanë zgjeruar horizontet e tyre, por gjithashtu kanë ofruar mundësi të reja për bashkëpunime të ardhshme dhe zhvillim profesional.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentja e Shkencave Politike, Dea Preniqi, ka vazhduar studimet Master në Universitetin e Salzburgut në Austri

Publikuar

nga

Dea Preniqi, njëra nga studentet e Shkencave Politike në UBT, ka vazhduar studimet Master në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Ajo, përveç ndjekjes së leksioneve dhe njohjes me studentë nga vende të tjera, ka përfituar nga një eksperiencë e pasur akademike dhe kulturore. Dea ka udhëtuar dhe ka zgjeruar perspektivën e saj ndërkombëtare, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe duke u angazhuar në projekte të rëndësishme.

Studio Shkenca Politike në UBT dhe përfito nga mundësi për shkëmbim studentor në vende të ndryshme të Evropës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Fat Taraku, nga student i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT tanimë po vazhdon studimet Master në Universitetin e Padoves në Itali

Publikuar

nga

Fat Taraku, student i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, tashmë ka përfunduar suksesshëm vitin e parë të studimeve në Nivelin Master në programin Food and Health në Universitetin e Padoves në Itali.

Gjatë këtij viti, Fati ka ndjekur me përkushtim leksionet dhe ka marrë pjesë në projekte kërkimore të rëndësishme, duke fituar njohuri të thella dhe praktike në fushën e tij. Përveç përparimit akademik, ai ka krijuar lidhje të vlefshme me profesorë dhe studentë nga mbarë bota, duke zgjeruar rrjetin e tij profesional.

Kjo eksperiencë jo vetëm që i ka hapur dyer të reja në karrierën e tij, por gjithashtu i ka ofruar mundësinë për të jetuar dhe mësuar në një nga qytetet më historike dhe kulturore të Italisë.

Studio edhe ti në UBT dhe përfito nga mundësitë e shumta për të vazhduar studimet në një universitet prestigjioz ndërkombëtar. UBT ka mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi me universitete në mbarë botën, duke u mundësuar studentëve shkëmbim të përvojave dhe njohurive.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Artit Bashkëkohor – ARKIV

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Sislej Xhafa nga Instituti i Artit Bashkëkohor – ARKIV.

Kjo marrëveshje, e cila është konsideruar si një hap strategjik dhe inovativ, synon të thellojë bashkëpunimin akademik dhe artistik mes dy institucioneve, duke krijuar mundësi të reja dhe dinamike për studentët dhe stafin e UBT-së në fushën e artit bashkëkohor.

Kjo marrëveshje do të lejojë studentët e UBT-së të marrin pjesë në programe shkëmbimi, punëtori dhe projekte kërkimore të përbashkëta me ARKIV. Ata do të kenë mundësinë të punojnë me artistë të njohur ndërkombëtarë dhe të marrin pjesë në ekspozita dhe instalacione artistike.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara