Në një kohë kur industria muzikore po transformohet me një shpejtësi nga teknologjia dhe kreativiteti, programi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT është ndërtuar për t’u ofruar studentëve një edukim të avancuar, duke i përgaditur gjeneratat e reja për sfidat dhe mundësit që ofron tregu global i muzikës.
Andaj ky program përfaqëson një hap të madh drejt përgatitjes së artistëve të rinj, producentëve dhe menaxherëve për tregun modern të muzikës, duke kombinuar artin me teknologjinë dhe industrinë.
Programi Muzikë Moderne, Prodhimin Digjitial dhe Menaxhim në UBT është ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me një kurrikul të përshtatur për nevojat e tregut.
UBT vjen me pesë specializime të strukturuara për studentët të cilët synojnë të bëhen profesionist në industrinë muzikore.
Në UBT studentët mund të profilizohen në një nga këto pesë drejtime në Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim.
Kompozim për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë tinguj që frymëzojnë. Specializimi në kompozim përgatit studentët përmes teknikave moderne të krijimit muzikor, nga ideja fillestare deri te realizimi i veprave orgjinale në zhanre të ndryshme muzikore.
Në kuadër të këtij porgrami, specializimi në Instrument është ndërtuar për studentët të shprehin identitetin e tyre artistik përmes një instrumenti. Përmes një qasjeje praktike dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, ky specializim synon të zhvillojë interpretues të përgatitur për skenën profesionale.
Ndërsa specializimi në Vokal u dedikohet studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë potencialin e tyre vokal në mënyrë profesionale. Ky specializim ofron një trajnim të thelluar për zhvillimin e teknikës vokale, shprehjes emocionale dhe prezencës skenike.
Përmes mentorimit individual nga profesorët dhe punës praktike, studentët zhvillojnë një zë unik dhe profesional, të gatshëm për skenën muzikore.
Industria muzikore kërkon më shumë sesa talent, ajo kërkon vizion, organizim dhe njohuri të tregut, prandaj specializimi në Manaxhment Muzikor në UBT është ndërtuar për të përgaditur profesionistë që mund të udhëheqin projekte, ose kompani muzikore drejt suksesit.
Ndërsa për të rinjtë që janë të apasionuar pas aspektit teknik të muzikës dhe duan të krijojnë tingullin që dëgjohet, UBT ofron specializimin në Audio Prodhim. Me pajisje moderne dhe udhëzim nga profesionistë të industrisë, studentët përgatiten për treg pune shumë të kërkuar.
Të gjitha këto specializime mbështeten nga laboratorë të avancuar muzikore, studio profesionale, si dhe profesorë ndërkombëtarë të fushës së muzikës. Falë strukturës inovative të programit, studentët e diplomuar janë gjithnjë e më të kërkuar në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, si producentë, artistë, kompozitor ose menaxher./UBTNews