Lajmet nga UBT

Studentët e Psikologjisë dhe nxënësit e Shkollave të Mesme të UBT-së vizituan Selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të “IAYSP EUME Autumn Assembly 2023”.

Published

on

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë, Anila Shala dhe Elmedina Cimili, nxënësit e Shkollave të Mesme të UBT-së, Eda Palushi dhe Muhamed Shala, të udhëhequr nga Prof. Ejona Icka, realizuan aktivitetin e radhës në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë (United Nations).

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të “IAYSP EUME Autumn Assembly 2023”.

Gjatë këtij qëndrimi ata u njohën nga afër me objektin dhe historikun e krijimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe mësuan më shumë rreth funksionimit të kësaj organizate dhe planet e saj për të ardhmen.

Lajmet nga UBT

Profesori Dr. Gregor Schmitz nga Universiteti i Konstanz-it dhe Drejtor i Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor viziton UBT-në

Published

on

By

UBT mirëpriti Profesorin Dr. Gregor Schmitz, pedagog në Universitetin prestigjioz të Konstanz-it dhe njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor – një organizatë që vepron paralelisht në Kosovë dhe në Gjermani dhe që ka për qëllim avancimin e dijeve dhe praktikave për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe institucional në temat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe të ardhmen e gjeneratave të reja.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, promovimit të edukimit ekologjik dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, Profesori Schmitz prezantoi aktivitetet e tij të shumta akademike dhe kërkimore që përfshijnë studime ndërdisiplinare mbi mjedisin, ndryshimet klimatike, politikat mjedisore dhe edukimin ekologjik në nivel evropian dhe rajonal.

Ai zhvilloi një sërë takimesh me studentët dhe stafin akademik të programeve të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, si dhe të Shkencave të Ushqimit, ku ndau përvojat e tij në fushën e kërkimeve shkencore, aplikimin e modeleve të gjelbra të zhvillimit dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për çështjet ekologjike. Studentët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me Profesorin Schmitz dhe të mësojnë nga përvojat ndërkombëtare të aplikuara në vende si Gjermania dhe Zvicra.

Gjatë takimeve me përfaqësues të institucioneve akademike dhe kërkimore të UBT-së, u diskutuan iniciativa konkrete për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, shkëmbime të stafit dhe studentëve, organizimin e konferencave dhe seminareve me fokus në temat mjedisore, si dhe për integrimin e qasjes së qëndrueshme në kurrikulat e studimit.

UBT do të vazhdojë të angazhohet fuqishëm në ndërtimin e partneriteteve me universitete dhe organizata prestigjioze nga e gjithë bota, me qëllim të përbashkët: ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër për të gjithë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT forcon arsimin juridik me vizita studimore në institucione të drejtësisë – Studentët e Juridikut vizitojnë Gjykatën Themelore në Prizren

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Juridik të UBT-së, dega në Prizren, zhvilluan një vizitë studimore me rëndësi të veçantë në ambientet e Gjykatës Themelore në Prizren, me qëllim të thellimit të njohurive praktike mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Nën udhëheqjen dhe shoqërimin profesional të Prof. Ass. Dr. Merita Muharremi, studentët patën rastin të njihen nga afër me strukturën organizative të gjykatës, rrjedhën e proceseve gjyqësore dhe punën e përditshme të gjyqtarëve, avokatëve dhe administratës gjyqësore.

Vizita u realizua në përputhje të plotë me përmbajtjen teorike të lëndëve “Bazat e Sistemit Gjyqësor” dhe “E Drejta Biznesore”, duke i mundësuar studentëve të kuptojnë më mirë rolin dhe funksionet e pushtetit gjyqësor, si dhe ndërlidhjen e tij me çështjet juridike që kanë natyrë ekonomike.

Përmes kësaj eksperience të drejtpërdrejtë, studentët jo vetëm që forcuan njohuritë e fituara në auditor, por gjithashtu fituan perspektiva të reja mbi rëndësinë e drejtësisë në shoqëri dhe ndikimin konkret të saj në fushën e biznesit dhe ekonomisë.

UBT, përmes programeve të tij moderne dhe metodologjisë së mësimdhënies që kombinon teorinë me praktikën, mbetet një nga institucionet udhëheqëse për formimin e juristëve të rinj me vizion, profesionalizëm dhe etikë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT vizitojnë Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS në Prishtinë

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, të shoqëruar nga profesorët Visar Krelani, Muhamet Ahmeti, Blendian Nela dhe Gent Hasimja, zhvilluan një vizitë akademike dhe praktike në Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS, i cili po mbahet në Prishtinë.

Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve praktike të organizuara nga fakulteti dhe kishte për qëllim thellimin e njohurive të studentëve rreth zhvillimeve më të fundit në sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Studentët patën mundësinë të takojnë përfaqësues të kompanive lider në këto fusha, të njihen me produkte dhe teknologji bashkëkohore, si dhe të krijojnë kontakte profesionale me aktorët kryesorë të industrisë.

Përmes kësaj vizite, studentët jo vetëm që u ekspozuan ndaj përvojave reale të tregut, por edhe përfituan dije shtesë që ndërlidhin teorinë me praktikën – një komponent thelbësor i filozofisë akademike të UBT-së.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë panair është dëshmi e përkushtimit të për të sjellë cilësi, inovacion dhe standarde ndërkombëtare në fushat më të kërkuara të zhvillimit. UBT jo vetëm që edukon, por formon profesionistët e së ardhmes përmes një qasjeje moderne që bashkon teorinë me praktikën reale në industrinë vendore dhe globale.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Kosova përgatitet për garën ndërkombëtare të robotikës në Panama

Published

on

By

Ekipi i Kosovës po përgatitet për të marrë pjesë në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës, “FIRST Global Challenge”, e cila këtë vit do të mbahet në Panama City, Panama, nga data 29 tetor deri më 1 nëntor 2025.

Përfaqësimi i Kosovës në këtë ngjarje do të bëhet nga ekipi i UBT-së, i cili për të tetin vit me radhë merr pjesë në këtë kompeticion prestigjioz, ku marrin pjesë ekipe rinore nga mbi 190 shtete të botës. Ngjarja, që për nga rëndësia krahasohet me një olimpiadë të robotikës, ka për qëllim nxitjen e inovacionit dhe bashkëpunimit global në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për mirëmbajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit në botë, duke kontribuar në përpjekjet globale për luftimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kjo garë ofron mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë që të angazhohen në STEM dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve globale përmes bashkëpunimit dhe inovacionit”, tregoi mentorja e ekipit të Kosovës, Elita Hajrizi.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga të rinj të talentuar, të përkushtuar dhe entuziastë, të cilët do të përfaqësojnë vendin me krenari në arenën ndërkombëtare, duke promovuar njohuritë teknologjike dhe vlerat e popullit tonë.

Continue Reading

Të kërkuara