Lajmet nga UBT
Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit vizituan kompaninë “Rahovica Company” në Ferizaj
Studentët patën mundësi që nga afër të njihen me aktivitetet e kompanisë si dhe projektet e realizuara.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMe qëllim të përforcimit të njohurive të studentëve të marra nga profesionistët e UBT-së, Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, ka organizuar një vizitë studimore në kompaninë “Rahovica Company”, në Ferizaj.
Studentët patën mundësi që nga afër të njihen me aktivitetet e kompanisë si dhe projektet e realizuara, nga ku përfaqësues të kompanisë prezantuan para tyre projektet e realizuara në fusha të ndryshme infrastrukturore.
Ndër të tjera, studentët në këtë vizitë studimore u njoftuan edhe me mënyrën e ekzekutimit të punëve që kompania “Rahovica Company” i realizon, teksa u zhvillua edhe një interaktivitet i frytshëm mes përfaqësuesve të kompanisë dhe studentëve.
Kompania “Rahovica Company” është e specializuar në projektet e infrastrukturës që përpos projekteve në ujësjellës dhe kanalizim është e specializuar edhe në projektet rrugore.
Lajmet nga UBT
Rrjeti global i arsimit kosovar po rritet, UBT hap degë në Londër
Published
3 hours agoon
January 27, 2025By
UBT NEWSUBT ka shënuar një moment historik me hapjen e degës të re në Londër, duke zgjeruar më tej rrjetin global dhe duke e bërë prezencën e tij më të fuqishme në skenën ndërkombëtare. Ceremonia e hapjes u mbajt në një ngjarje speciale, ku morën pjesë figura të shquara nga fusha akademike dhe diplomacia, përfshirë Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadorin e Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, zëvendësambasadorin Vlorat Gashi, përfaqësues nga diaspora, partnerë të ndryshëm dhe akademikë të njohur.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj dege në Londër, veçanërisht për faktin se kjo ndodhi pranë një prej qendrave financiare dhe globale më të rëndësishme, Canary Wharf. Ai shprehu se kjo hapje është një dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të aktivizuar veten në nivel global.
“Vlerat, produktet dhe shërbimet që UBT ka zhvilluar ndër vite nuk kufizohen vetëm në Kosovë, por përbëjnë vlera të shtuara për tregun global. Përmes Londrës, si një nga qendrat kryesore botërore, synojmë të forcojmë lidhjet me bizneset, të realizojmë projekte të reja dhe të gjenerojmë vende të reja pune, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori shtoi se Londra, si një nga qendrat kryesore botërore, do të luajë një rol kyç në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare përmes projekteve të reja dhe rritjes së mundësive të punës, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, vlerësoi hapjen e kësaj qendre si një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve akademike dhe profesionale midis dy vendeve, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin në të ardhmen.
Hapja e kësaj dege në Londër është një tregues i qartë i suksesit të modelit të UBT-së, i cili është bërë një ekosistem inovativ për zhvillimin e kompetencave dhe projekteve të reja. Ky model i edukimit dhe zhvillimit të njohurive, i bazuar në shkencë, teknologji dhe biznes, ka tërhequr vëmendjen e shumë shteteve dhe është kërkuar nga shumë vende të zhvilluara dhe me perspektivë në botë. Pas suksesit të tij në Kosovë dhe hapjes së qendrave të tjera në vende të ndryshme, UBT po forcon gjithnjë e më shumë partneritetet ndërkombëtare dhe po shtrinë ndikimin e tij global.
Në këtë mënyrë, UBT po vazhdon të shndërrohet në një lider në fushën e arsimit dhe inovacionit, duke e vendosur Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në një nivel të ri të zhvillimit global./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Profesorët e UBT-së Çadraku, Selimi dhe Xhafaj me kontribut shkencor për “Kornizën ligjore të ujit në Kosovë”
Published
4 hours agoon
January 27, 2025By
UBT NEWSProfesorët Hazir S. Çadraku, Ferid Selimi dhe Jorida Xhafaj kanë publikuar një punim të rëndësishëm në revistën Proceedings of the Institution of Civil Engineers – Water Management, e cila mund të aksesohet përmes ICE Virtual Library. Artikulli, me titull “Korniza institucionale dhe ligjore e sektorit të ujit në Kosovë përmes periudhave të ndryshme”, ofron një analizë gjithëpërfshirëse të menaxhimit dhe rregullativës së sektorit të ujit në Kosovë.
Punimi është publikuar online më 23 janar 2025 dhe ofron një pasqyrë të hollësishme të strukturave ligjore dhe institucionale që kanë formësuar menaxhimin e burimeve të ujit në Kosovë. Ai thekson rëndësinë jetike të ujit për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e çdo shteti, duke vënë në dukje se si korniza institucionale dhe ligjore duhet të sigurojë administratën e duhur, ndarjen e drejtë të të drejtave të ujit dhe përdorimin racional të burimeve ujore.
Në punim shqyrtohet administrata e ujit në Kosovë, e cila funksionon në dy nivele: qendror dhe lokal. Jurisdiksioni bazohet në Kushtetutën e Kosovës, e cila është akti më i lartë ligjor, si dhe në aktet ligjore të nxjerra nga kushtetuta që rregullojnë fusha të caktuara, përfshirë sektorin e ujit. Artikulli shqyrton këto rregullore dhe ndikimin e tyre në administrimin efikas dhe përdorimin e burimeve kombëtare të ujit në Kosovë.
Ky punim kontribuon me njohuri për komunitetin lokal dhe ndërkombëtar lidhur me sfidat dhe strategjitë për menaxhimin e burimeve të ujit në Kosovë, veçanërisht nga perspektiva ligjore dhe administrative.
Artikulli është në dispozicion me qasje të hapur (open access), duke mundësuar shpërndarjen dhe angazhimin më të gjerë me gjetjet. Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni këtu./UBTNews/
Lajmet
30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian fitojnë aftësi profesionale në teknologji nga UBT
Published
5 hours agoon
January 27, 2025By
UBT NEWSDepartamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional i UBT-së, në një ceremoni të organizuar me rastin e ndarjes së certifikatave për 30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, shënoi një moment të rëndësishëm për integrimin dhe avancimin e këtij grupi në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit profesional.
Ky trajnim nga UBT kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke ofruar njohuri të avancuara për përdorimin e mjeteve dhe aplikacioneve të rëndësishme si Microsoft Word, Excel, PowerPoint, si dhe teknika të tjera të nevojshme për punësim.
Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për vajzat e komunitetit dhe i inkurajoi ato të vazhdojnë përpjekjet për t’u zhvilluar profesionalisht. Ai e shprehu gëzimin për mundësitë që ofrohen sot dhe i nxitë ato të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që janë në dispozicion, duke u ndalur gjithashtu në rolin e rëndësishëm që edukimi ka për prosperitetin dhe zhvillimin e shoqërisë.
“Edukimi është parakusht për stabilitet dhe prosperitet, dhe këto mundësi janë aty, duhet vetëm të keni guximin dhe dëshirën për t’i shfrytëzuar”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi gjithashtu theksoi se në UBT do të kontribuohet më shumë në zhvillimin e grupeve dhe grave në përgjithësi, duke ofruar mundësi për edukim dhe trajnim të mëtejshëm. Ai theksoi gjithashtu faktin se 50% e studentëve në UBT janë vajza, të cilat tashmë janë pjesë e programeve akademike dhe profesionale të universitetit. Ky fakt tregon një ecuri pozitive për gratë në arsim, duke pasqyruar përparimin e rëndësishëm që ka bërë UBT në përfshirjen e grave në fushat akademike.
“Mesazhi im, si dhe i UBT-së është që ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të angazhoheni në punë, pasi tani ka shumë mundësi financimi dhe grante për zhvillim në fushën e teknologjisë, një mundësi që duhet të përvetësohet dhe shfrytëzohet. Si UBT, ne mund të japim një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin tuaj profesional. Misioni ynë është të kontribuojmë për shoqërinë, dhe ndihma që ofrojmë për grupet që dëshirojnë të rriten dhe të avancojnë në profesionin e tyre është një kënaqësi e madhe për ne. UBT ka potencialin për të lidhur interesat e ndryshme, duke ofruar mundësi në edukim, arsimim, trajnime dhe bashkëpunime që mund të sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë”, përfundoi rektori Hajrizi.
Profesor Besnik Skenderi, i cili ishte drejtues i projektit, foli për procesin e trajnimit, duke përmendur se ky ishte një hap i rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë dhe mundësinë që pesë vajza nga komuniteti do të përfitojnë shkollim falas në një program të kualifikimit.
“Pesë vajza nga komuniteti do të përfitojnë shkollim falas në një program të kualifikimit të zhvilluesve të aplikacioneve, vlera e të cilit është 3000 euro për person dhe ofron mundësi të shkëlqyera për avancimin në karrierë. Po ashtu, një tjetër program trajnimi për shkencën e të dhënave do të ofrohet falas për vajza të tjera, si një mundësi për të zhvilluar aftësitë profesionale në një fushë të kërkuar”, u shpreh profesori Skenderi.
Fatlume Rexhepi, një nga vajzat që mori pjesë në këtë trajnim, e cila shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu dha, tha se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për komunitetin e tyre, veçanërisht për ato që përballen me sfida të shumta. Ajo theksoi se trajnimet ishin shumë të dobishme dhe ndihmuan në zhvillimin e aftësive të nevojshme për tregun e punës, siç janë përgatitja e projekteve dhe prezantimeve, dhe se ky trajnim e ka lehtësuar punën për shumë vajza që tashmë punojnë në administratë dhe fusha të tjera.
Amanda Toska, Zyrtare e Lartë për Programin e Punësimit në VORAE, foli për rëndësinë e bashkëpunimit me UBT-në dhe për të ardhmen e këtij partneriteti. Ajo shprehu kënaqësinë e saj për këtë bashkëpunim të frytshëm dhe e vlerësoi si një mundësi të shkëlqyer për vajzat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas për të avancuar në fushat e punës dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale. Toska përmendi se shumë nga vajzat tashmë po shfrytëzojnë aftësitë e fituara për të përpiluar projekte dhe prezantime në universitete dhe mjedise të tjera profesionale, një dëshmi e suksesit të këtij trajnimi.
Ky program i suksesshëm është një shembull i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet UBT-së dhe organizatave të tjera, që synon zhvillimin e aftësive profesionale të grupeve të margjinalizuara dhe ofron mundësi reale për një të ardhme më të mirë për vajzat dhe gratë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas./UBTNews/D.E.
Lajmet nga UBT
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT zhvillojnë pjesën praktike të lëndës “Materialet në Arkitekturë”
Published
10 hours agoon
January 27, 2025By
UBT NEWSStudentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT kanë realizuar me sukses pjesën praktike të lëndës “Materialet në Arkitekturë”. Ky aktivitet ka qenë një mundësi e shkëlqyer për studentët për të aplikuar njohuritë teorike të fituara gjatë leksioneve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të krijuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës në fushën e arkitekturës.
Udhëheqja e këtij moduli është realizuar nga profesorët Muhamet Ahmeti, Visar Krelani dhe Driton Kryeziu, të cilët janë të angazhuar në zhvillimin e përvojave praktike të studentëve. Po ashtu, asistenca teknike është ofruar nga Hajriz Mazreku, një specialist që ka kontribuar në realizimin e aktiviteteve praktike dhe udhëzimin e studentëve gjatë përvojës praktike.
Kjo qasje praktike ka si qëllim rritjen e aftësive profesionale të studentëve, duke u ofruar mundësi për të punuar me materialet dhe teknikat që përdoren realisht në industrinë e ndërtimit dhe arkitekturës. Aktivitetet praktike janë një pjesë e rëndësishme e trajnimit të studentëve, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe duke i ndihmuar të zhvillojnë një kuptim më të thellë të materialeve dhe metodave të përdorura në profesion.
UBT vazhdon të ofrojë një kombinim të shkëlqyer të teorisë dhe praktikës, duke përdorur teknologjinë moderne dhe duke angazhuar një staf të kualifikuar për të siguruar përgatitjen e studentëve për sfidat e ardhshme si inxhinierë dhe profesionistë në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës. Ky program synon të kontribuoj në zhvillimin e arkitektëve të së ardhmes, të cilët do të jenë të aftë të përballen me kërkesat e larta të industrisë./UBTNews/
“Don Kishoti”, përsëri në shqip 100 vjet pas përkthimit të Nolit
Rrjeti global i arsimit kosovar po rritet, UBT hap degë në Londër
Pini qumësht me çokollatë pas ushtrimeve
Profesorët e UBT-së Çadraku, Selimi dhe Xhafaj me kontribut shkencor për “Kornizën ligjore të ujit në Kosovë”
FSK pjesë e ushtrimit “Cyber Unity 25”
30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian fitojnë aftësi profesionale në teknologji nga UBT
IPK-ja lë fajtor policin për aksidentin tragjik me 3 viktima
Irani teston raketa të pajisura me inteligjencë artificiale
Në mungesë së pajisjes me shkresa të lëndës, shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!