Aktualitet

Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT vizitojnë bibliotekën, radion dhe shtypshkronjën e kampusit për praktikën gazetareske

Published

on

Në kuadër të një serie vizitash studimore, studentët e vitit të parë të degës Media dhe Komunikim në UBT, patën mundësinë të vizitojnë disa prej objekteve më të rëndësishme të kampusit, të cilat lidhen ngushtë me mediat dhe praktikën gazetareske. Vizitat e realizuara këtë javë përfshinë Radio Kampusin, Media Grupin, Bibliotekën dhe Shtypshkronjën e kampusit.


“Po i realizojmë ëndrrat tona sepse kështu e kam dashur gazetarinë që nga fillimi, duke shijuar edhe pjesën praktike”, thonë Dea Gashi e Diellza Beka. Në kuadër të vizitave edhe njohëse dhe studimore për studentët e të gjitha viteve të Media dhe Komunikimit, të premten është realizuar vizita në dy mekanizma të rëndësishëm që posedon kampusi i UBT-së.

Studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim, pasi kanë përjetuar atmosferën në “Radio Kampus”, në “Media Grupin”, ku punohet me shumë entuziazëm e përkushtim të pashoq, sepse aty përjetohet lajmi, kronika, dhe gjithçka që duhet të dijnë e kuptojnë studentët për format e komunikimit, të premten ndërkaq kanë realizuar edhe një vizitë tjetër.

Këtë herë ata patën mundësi të shohin nga afër shtypshkronjën dhe bibliotekën.

Aty i priti stafi i mrekullueshëm i UBT-së, të cilët nuk hezituan të ju shpjegonin më në detaje punën që zhvillohet, në këto dy vende kaq me rëndësi.

Si fillim, studentët u interesuan në lidhje me bibliotekën si një vend me vlerë të madhe, ku ata ku kanë rastin që të huazojnë libra të cilët lidhen me gazetarinë dhe me komunikimin në përgjithësi.

Mentorja dhe shoqëruesja e vizitave studimore, Albina Zeneli u shpreh se do të jetë një nder i madh të jetë pranë këtyre vajzave të reja, që duan të futen në botën e mediave, dikush në ekran, dikush në radio e dikush në portal.

“Unë si gazetare prej 10 vitesh do të bëj maksimumin që studentëve të mos u mungoj ana praktike, duke e ditur vlerën që ky profesion ka. Nuk thuhet më kot që media është pushteti i katërt dhe se fuqia që ajo ka është e mahnitshme. Andaj, bashkë me UBT do të angazhohem në transmetimin e informacioneve jo vetëm si leksione, por dhe në praktikë ku secili student do të provoj zërin në radio, shkrimin në portal si dhe prezantimin në emision, që kështu ato do të kenë një nivel krejt tjetër për këto drejtime duke u bërë shumë shpejt të zonjat në këtë “zanat”, u shpreh mes tjerash Albina.

Studentet gjithashtu ishin të kënaqura me këtë vizitë sepse ato po e përjetojnë në praktikë gazetarinë, që ato e kanë ëndërruar.

Dea Gashi tha se vërtet ndihet mirë kur sheh që UBT ka arritur të ketë gjithë këtë pasuri praktike për studentet e media dhe komunikimit.

“Kjo për mua është vërtet një freski dhe një realizim i gazetarisë praktike. Krahas mësimit e ligjëratave këto vizita edhe na freskojë, edhe na ofrojnë njohuri bazike mbi historinë e gazetarisë”, tha Gashi.

Diellza Beka ndërkaq mendon se vizitat studimore i japin kuptim edhe dëshirës së madhe që të jemi pjesë e UBT-së.

“Po befasohem për të mirë kur shoh gjithë këtë pasuri dhe teknikë moderne që posedon UBT dhe në veçanti Media dhe komunikimi. Jam shumë e gëzuar që kam rastin të vizitojë gjithë këto objekte vetëm brenda kampusit të UBT-së, dhe po na ndihmon shumë në përvetësimin e praktikës, në situatat e ndryshme të gazetarisë”, tha mes tjerash ajo.

Detaj parësor e kësaj vizite është fakti që UBT ka një vend të mjaftueshëm edhe për punimet që bëhen në këtë institucion duke filluar nga tavolinat, karriget dhe çdo gjë tjetër del nga kjo dhomë e rrëmujshme por mbi të gjitha e bukur.

Vendi i tretë që vizituan studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim ishte dhe shtypshkronja ku nga atje na njoftuan më në vija të holla procedurën e një botimi.

Një detaj i rëndësishëm i këtyre vizitave ishte edhe mundësia për t’u njohur me mënyrën e punës dhe teknologjitë që përdoren në shtypshkronjën e UBT-së. Studentët patën mundësinë të njihen me procedurat e botimit të materialeve të ndryshme, nga gazeta dhe revista, deri te botimet akademike, siç janë librat e profesorëve të UBT-së.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të fakultetit për të ofruar një edukim të balancuar, ku teorikës i shtohet thelbësisht komponenti praktik, duke i mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u bërë profesionistë të suksesshëm në fushën e mediave dhe komunikimit./UBTNews/

 

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara