Shëndeti

Stresi, armiku më i madh i shëndetit

Published

on

Stresi ndikon në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për shembull, në EKG, rrahjet e zemrës së qetë janë valë butësisht të barabarta. Nga ana tjetër, zemra nën stres lë linja kaotike, disharmonike. Kjo ndikon edhe tek truri, për pasojë, personi më nuk mundet as të mendojë qartë. Por, si të përballemi me stresin?

Trupi nuk e dallon dot stresin “e madh” nga stresi “i vogël”

Pa marrë parasysh rëndësinë psikologjike të tij, çdo stres ndikon dukshëm në trupin tone. E gjitha fillon gradualisht me 1 mijë e 400 reaksione biokimike. Nëse nuk dimë të përballemi mirë me stresin, plakemi shpejt, na dëmtohen aftësitë njohëse, nuk kemi energji të mjaftueshme dhe nuk jemi mjaft aktivë dhe as të kthjellët.

Për shkak të stresit, edhe njerëzit e mençur bëjnë marrëzira

Stresi inhibon punën e një pjese të caktuar të trurit, për pasojë marrim vendime të nxituara. Në të vërtetë, kur jemi koherentë, të kthjellët dhe emocionalisht të qetë, jemi në harmoni dhe mund të marrim vendime të mira, mirëpo situatat stresuese krijojnë disbalancë.

Njerëzit mund të tregohen indiferentë ndaj stresit

Stresi ndikon në aktivitetin fizik, mirëpo mund të jeni mendërisht indiferentë ndaj tij, sepse jeni mësuar me irritimet e përditshme, me presonin dhe problemet. Megjithatë, stresi ndikon tek ju emocionalisht dhe mendërisht, madje edhe nëse ju nuk jeni të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodheni. Aftësia e gjykimit mund të dobësohet. Emocionalisht mund të biem në depresion, apo të reagojmë ashpër ndaj provokimeve.

Mund t’i kontrollojmë reaksionet vetjake ndaj stresit

Para se stresi të na shkaktojë dëme në planin emocional, psikologjik dhe fizik, mund të mësojmë të reagojmë më mirë ndaj stresit, përpara se ai të na përfshijë. Mendoni se në cilat mënyra i kontribuoni krijimit të stresit (mbase duhet të organizoheni më mirë apo duhet të mësoni të komunikoni në mënyrë më të mençur).

Strategjia më e mirë është të përballesh me ngulm me stresin në momentin e duhur
Shumica e njerëzve kanë taktikë krejtësisht të gabuar, gjatë tërë ditës vuajnë nga stresi dhe pastaj në mbrëmje mendojnë të zgjidhin tensionin e grumbulluar me një orë yoga, apo me argëtime “të krisura”. Fatkeqësisht, trupi nuk pret deri në mbrëmje, apo deri në fundjavë, kështu që dëmet të cilat na i ka sjellë stresi janë shkaktuar brenda nesh. Nëse diçka ju shqetëson, merrni menjëherë masa, të cilat ju bëjnë të qetësoheni. Merrni mësim nga njerëzit, të cilët me qëndrimet e tyre përballen më mirë se ju me stresin. Shikoni se ç’bëjnë ata dhe veproni si ata.

Simptomat fizike

Stresi vepron në çdo qelizë të trupit tone. Disa nga simptomat më të shpeshta janë nofullat e tendosura, dhimbja e kokës, vështirësitë, sulm paniku dhe reaksione të ngjashme psikologjike, puna e shpejtë e zemrës, infarkti në tru apo në zemër, aritmia, diabeti, sindroma e zorrëve të irrituara, pengesa në metabolizëm, shtim në peshe, ulje e libidos, tendosje e muskujve, ndërkaq nxit edhe varësi të ndryshme.

Shëndeti

Jeni nën ndikimin e barnave? Ja pse nuk duhet të vozisni

Published

on

Një numër i madh i aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave të ndryshëm, ndërsa llogaritet se një numër i madh i shoferëve të cilët janë të përfshirë në aksidentet frontale kanë qenë nën ndikimin e barnave të cilët zvogëlojnë aftësitë vozitëse.

Madje edhe barnat, që duket se nuk janë aspak të rrezikshme (p.sh. barnat të cilat zvogëlojnë simptomat e gripit) shtojnë rrezikun nëse jeni duke vozitur.

Në aftësitë vozitëse më shumë ndikojnë anksiolitikët, ka raste të shumta kur këto barna gjenden në gjakun e shoferëve që pësojnë aksidente.

Këto barna ngadalësojnë reagimin e shoferit e pengojnë në vlerësimin e largësisë ndërmjet dy automjeteve që janë në lëvizje. Në grupin e barnave të cilët duhet t’i shmangin shoferët, janë edhe antidepresivët, pastaj analgjetikët e fortë (kundër dhimbjes), antihistaminikët (kundër alergjisë) etj.

Supozohet se nga 3% deri 7% e aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave para dhe gjatë vozitjes.

Duhet që të kalojnë së paku 12 orë nga marrja e tyre deri te momenti i vozitjes. Nëse vendosni të vozitni më herët rrezikoni veten dhe të tjerët.

Llogaritet se afër 10% e shoferëve përdorin ndonjë lloj të barnave për qetësim.

Continue Reading

Shëndeti

Pse ndiheni të lodhur në vapë? Fajin e ka mungesa e magnezit

Published

on

Një nga arsyet pse gjatë ditëve të nxehta ndiejmë dhimbje muskujsh, tension, ngërçe, dhimbje koke apo kemi vështirësi në gjumë, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e magnezit në organizëm.

Mungesa e magnezit lidhet me inflamacionet muskulore, ngërçet, dhembjet apo migrenën – veçanërisht tek ata që stërviten. Mungesa e këtij minerali mund të ndodhë edhe te personat joaktivë fizikisht, dhe gjatë verës bëhet më e theksuar për shkak të djersitjes së shtuar.

Çka është magnezi dhe pse është thelbësor për shëndetin?

Minerali i katërt më i pranishëm në trup dhe është i përfshirë në mbi 300 procese jetësore përmes enzimave. Ai është jetik për funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe shëndetin e kockave.

▪ Rregullimin e sheqerit në gjak
▪ Mbajtjen e tensionit normal të gjakut
▪ Përforcimin e sistemit imunitar
▪ Prodhimin e energjisë
▪ Cilësinë e gjumit
▪ Relaksimin e muskujve dhe të nervave

Pse trupi humb më shumë magnez gjatë verës?

Magnezi humbet përmes urinës, stresit, aktivitetit fizik dhe përmes djersitjes – ndaj gjatë verës kjo humbje bëhet intensive. Nëse jeni aktiv, vallëzoni, konsumoni alkool apo ekspozoheni gjatë në diell, rrezikoni të zbrazni rezervat e magnezit më shpejt se zakonisht.

Simptomat më të zakonshme të mungesës përfshijnë:

▪ Ngërçe muskulore
▪ Lodhje e pazakontë
▪ Dhimbje koke
▪ Tension i shtuar
▪ Vështirësi në gjumë

Ushqimet më të pasura me magnez janë:

▪ Avokado
▪ Çokollata e zezë
▪ Hurmat
▪ Frutat e thata (bajamet, arrat braziliane dhe indiane)
▪ Peshku salmon
▪ Perimet me gjethe jeshile
▪ Kinoa
▪ Spelt (një lloj gruri i lashtë)

A është e nevojshme të merrni suplemente?

Djersitja nuk është arsye e mjaftueshme për të filluar me suplemente të magnezit. Magnezi merret edhe përmes lëkurës, në mënyrë natyrale.

Transdermalj është një mënyrë efikase për rritjen e nivelit të magnezit, duke përdorur:

▪ Sprej me vaj magnezi, i cili aplikohet gjatë ose pas masazheve për të qetësuar muskujt dhe përshpejtuar rikuperimin

▪ Banjo me kripë magnezi (kripë Epsom) që ndihmojnë në relaksim të thellë të trupit, reduktim të stresit dhe përmirësim të gjumit

Kur është koha më e mirë për ta përdorur magnezin si shtesë?

▪ Pas masazhit, për të rritur efektin kundër inflamacionit dhe për ta mbajtur muskulaturën të relaksuar më gjatë

▪ 30 minuta para gjumit, për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit

Në verë, më shumë se kurrë, dëgjoni sinjalet e trupit. Magnezi nuk është mineral, është aleati juaj për qetësi, energji dhe ekuilibër trupor.

Continue Reading

Aktualitet

Në Podujevë për herë të parë përurohet Shërbimi i Hemodializës

Published

on

Podujeva për herë të parë bëhet me Shërbim të Hemodializës, ku në solemnitetin e organizuar me këtë rast, u vlerësua se ky shërbim zgjidh problemin e pacientëve të kësaj ane, të cilët deri më tani për shërbim të hemodializës udhëtonin kryesisht në Prishtinë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia.

Shërbimi i Hemodializës është një procedurë mjekësore që përdoret për të trajtuar pacientët me dështim të veshkave (insuficiencë renale), veçanërisht kur veshkat nuk janë më në gjendje të kryejnë funksionin e tyre normal të pastrimit të gjakut.

Hemodializa është një trajtim që përdor një makinë speciale (dializator) për të pastruar gjakun nga toksinat dhe mbetjet që grumbullohen në trup; larguar lëngjet e tepërta; rregulluar nivelet e elektroliteve si natriumi, kaliumi, kalciumi, etj.

Gjatë seancës, gjaku i pacientit nxirret nga trupi, kalon përmes dializatorit ku pastrohet dhe kthehet sërish në trup.

Continue Reading

Shëndeti

Gjumi i dobët ju shkatërron shëndetin? Ja shenjat alarmante që nuk duhet t’i injoroni

Published

on

A ndihesh i lodhur edhe pse ke fjetur mjaftueshëm? Harron shpesh, je i irrituar pa arsye apo të zë gjumi në timon?

Ekspertja britanike Dr. Deborah Lee paralajmëron: këto nuk janë rastësi, por sinjale të qarta se po vuan nga mungesa e gjumit cilësor.

Shumë njerëz e nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit, por ai është thelbësor për shëndetin mendor dhe fizik

Disa nga shenjat që tregojnë se trupi po vuan për gjumë cilësor janë:

– Lodhje kronike, edhe pas një nate të gjatë gjumi

– Harresë, përqendrim i dobët dhe mjegullim mendor

– Ndryshime të shpeshta humori, ankth apo depresion

– Zgjime të shpeshta gjatë natës

– Nevoja për të dremitur gjatë ditës

Sipas Dr. Lee, mungesa e gjumit rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet dhe obezitet. Nëse këto simptoma zgjatin me javë të tëra, mos i injoro – kërko ndihmë profesionale sa më parë! Gjumi nuk është luks. Është shpëtim.

Continue Reading

Të kërkuara