

Lajmet
Stojanoviq: Gjithçka po shkon sipas planit
Ai ka theksuar se ka pasur probleme të vogla që janë tejkaluar shpejt.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiZoran Stojanoviq, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor në komunën e Leposaviqit ka thënë se gjithçka po shkon sipas planit. Ai ka thënë se ka pasur probleme të vogla që janë tejkaluar shpejt.
“Çdo sen është duke shkuar në bazë të planit. Komuna e Leposaviqit ka pozitë gjeografike me territor shumë të madh ka diku rreth 550 kilometra katror dhe për shkaqe teknike nuk kemi arritë me i hapë. Por kemi arrit prap me ia dalë. Shkolla në Leposaviq e kemi pasur një inspektim me 5 prill por pas 5 prillit me një bojkot nuk na është lejuar me i hapë. Pse nuk është lejuar kanë thënë se i kemi disa aktiviteteve shkollore, nuk dihet çfarë aktivitete. Deri tash në ora 11 i kemi informatat e para”, deklaroi ai.
Ndërsa Selim Mehmeti nga komuna e Novobërdës ka treguar se risi është se kësaj here do të votohen 10 kandidatë.
“Risi kemi që do të votohen 10 kandidatë. Trajnimi për kamera është mbajt kemi dhënë edhe udhëzues, KQZ-ja është duke e bë të pamundurën me siguru rrymë, ne jemi këtu tërë kohën”, ka thënë Selimi.
Lajmet
Dogana gjen në një veturë botoks dhe fillerë në kontrabandë
Published
48 seconds agoon
September 10, 2025By
UBTnews
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, sot bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në Kodin Doganor dhe të Akcizave, kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës, ku kanë hasur “botoks” dhe “fillerë” të kontrabanduara.
Sipas Doganës, gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botoks” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).
“Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve”, thuhet në njoftim.
Sipas doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €.
“Duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës“, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore./D.B/KP
Bota
Gjermania akuzon Rusinë se drejtoi qëllimisht dronët në Poloni
Published
2 hours agoon
September 10, 2025By
UBTnews
Gjermania akuzoi sot Rusinë për drejtimin e qëllimshëm të dronëve të armatosur drejt Polonisë si pjesë e provokimeve dhe strategjisë së saj të luftës hibride.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius gjatë një debati parlamentar në Bundestag tha se dronët u drejtuan qëllimisht përgjatë kësaj trajektoreje.
“Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të besuar se këto ishin gabime navigimi, korrigjime të kursit ose diçka të ngjashme,” tha ai.
Ministri i quajti inkursionet e dyshuara ruse me dronë si provokime, pjesë e strategjisë së luftës hibride të Rusisë për të testuar aftësitë mbrojtëse evropiane dhe për të destabilizuar rajonin.
“Për të arritur në Ukrainë, këta dronë nuk kishin nevojë të ndiqnin këtë rrugë. Sipas raporteve nga Polonia, ato me sa duket ishin të pajisura edhe me municione. Pra, diçka mund të kishte ndodhur në çdo kohë”, tha Pistorius.
Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Berlinit për vendimin e Polonisë për të thirrur Nenin 4 të traktatit të NATO-s pas ndërhyrjeve ruse me dronë.
“Ne po bashkëpunojmë me polakët dhe po zhvillojmë konsultime“, tha ministri, transmeton Anadolu.
Ushtria polake njoftoi se rrëzoi dronët rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ndaj Ukrainës./D.B/KP
Bota
Rutte: Shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë nuk është incident i izoluar
Published
2 hours agoon
September 10, 2025By
UBTnews
Shefi i NATO-s Mark Rutte deklaroi sot se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë “nuk ishte një incident i izoluar”, duke vënë në dukje se një vlerësim i plotë i situatës është duke u zhvilluar.
“Mbrëmë, dronë të shumtë nga Rusia shkelën hapësirën ajrore polake. Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç janë projektuar të bëjnë,” tha Rutte pas takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.
Ai tha se Polonia kërkoi konsultime sipas Nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit dhe aleatët shprehën solidaritet me Varshavën, ndërsa denoncuan “sjelljen e pamatur” të Rusisë.
“Një vlerësim i plotë i incidentit është duke u zhvilluar. Ajo që është e qartë është se një shkelje e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar. Komandanti Suprem i Forcave Aleate do të vazhdojë të menaxhojë në mënyrë aktive qëndrimin tonë të parandalimit dhe mbrojtjes përgjatë gjithë krahut lindor. Aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit aleat“, tha ai.
Ai përsëriti angazhimin e NATO-s për forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e prodhimit të mbrojtjes dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.
“Pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, është absolutisht e pamatur. Është absolutisht e rrezikshme… Dhe për (Presidentin rus Vladimir) Putin: Mesazhi im është i qartë, ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni luftën në përshkallëzim, të cilën ai tani po e ngre në thelb mbi civilët e pafajshëm dhe infrastrukturën civile. Ndalo shkeljen e hapësirës ajrore aleate“, paralajmëroi ai.
Ai gjithashtu vlerësoi forcat e NATO-s për reagimin e tyre të shpejtë, duke thënë: “Mendoj se mbrëmja e kaluar tregoi se ne jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, duke përfshirë, sigurisht, hapësirën e saj ajrore.”
Sot, kryeministri Donald Tusk njoftoi në mediat sociale se ushtria e Polonisë kishte rrëzuar dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë natës. Ai shtoi se kishte thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit dhe kishte informuar shefin e NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadollu.
Neni 4 i Traktatit të NATO-s, i cili u lejon aleatëve të konsultohen kur dikush ndien se siguria e tij është e kërcënuar, është aktivizuar vetëm shtatë herë që nga themelimi i Aleancës në vitin 1949./D.B/KP
Lajmet
Gucati e Syla takohen me eurodeputetin Mandl në Strasburg
Published
2 hours agoon
September 10, 2025By
UBTnews
Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë takuar sot me eurodeputetin Lukas Mandl në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg. Në njoftimin e OVL-UÇK-së, thuhet se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Po ashtu, bëhet e ditur edhe se, Gucati e Syla, i kanë kërkuar eurodeputetit që mesazhin e tyre ta përcjellë tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij.
“Sot, në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg, zhvilluam një takim me rëndësi të veçantë me eurodeputetin Lukas Mandl, një zë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm në mbështetje të Kosovës. Përfaqësuesit e OVL UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, paraqitën me seriozitet shqetësimet tona lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës sonë çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ngritur liria e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas OVL UÇK, “Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”.
Në fund të këtij njoftimi thuhet se “ky takim përbën një hap domethënës në kuadër të përpjekjeve tona për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”./D.B/KP

Dogana gjen në një veturë botoks dhe fillerë në kontrabandë

Paditësi i Tyler Perry tregon versionin e tij të ngjarjes

E para që fitoi një divorc në Indi: Kush ishte Rukhmabai Raut?

“Gabimet e mia, përgjegjësia ime”! Charlie Sheen nuk kërkon falje

Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit

Gjermania akuzon Rusinë se drejtoi qëllimisht dronët në Poloni

Rutte: Shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë nuk është incident i izoluar

Si të kontrollojmë të ngrënit emocional gjatë stresit?

Gucati e Syla takohen me eurodeputetin Mandl në Strasburg
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26