Lajmet

Stërvitjet që i nevojiten mendjes suaj!

Mjafton të filloni me disa hapa të thjeshtë.

Published

on

Si pas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simptoma depresioni apo çregullime ankthi.

Ky raport ka qenë 1 në 10 gjatë vitit 2019 dhe një arsye e rritjes evidentohet të jetë pikërisht pandemia Covid-19.

Mënyrat e kurimit të këtyre sëmundjeve nisin që nga ato induvidualet deri tek ato më mjekësoret ku ju mund të konsultoheni me mjekët prikolog apo psikiatër.

Megjithatë për t’u ndjerë më mirë e për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit mund të bëni disa përpjekje të suksesshme edhe vetë.

Ekspertët këshillojnë të stërvisni mendjen, njejtë siç mund të bëni me trupin.

Mjafton të filloni nga disa hapa të thjeshtë të cilat do t’jua shpjegojmë në vijim.

Stërvitja e trurit

Sipas psikologut  Sutton Smith, lojrat janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin në formë e për të larguar depresionin.

Sipas tij lojrat qoftë ato elektroniket apo të tjera kanë një efekt pozitiv në tru.

Kur luani një lojë aktivizohen shumë zona të trurit që lidhen me qëllimet dhe të mësuarin dhe motivimin.

Kështu që për të pasur një mendje të shëndetshme, larg depresionit dhe ankthit provoni që të luani një lojë.

Qoftë në kompjuter, telefon apo zgjidhja e një fjalëkryqi, sudoku, një pazëll, domino, shah apo lojra të tjera që vënë në punë mendjen.

Sa më shumë të luani lojra dhe të gjeni një zgjidhje për to aq më shumë konfident dhe besimplotë në menyrën se si ndiheni për veten.

Evitoni krahasimet

Krahasimet me të tjerët nuk janë ajo çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë.

Ato shpesh janë vetëm imagjinare dhe ju bëjnë të ndiheni keq me veten ndaj evitojini sa të keni mundësi.

Motivimi i vetes është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga depresioni dhe ankthi.

Për të arritur këtë duhet të kuptoni që nuk jeni në garë me askënd tjetër pervec vetes tuaj.

Merruni me gjërat që keni passion, krijoni hobi ose përkushtohuni Akoma më shumë tek ata egzistuesit.

Mësojeni trurin tuaj të gëzohet me gjërat e vogla dhe ndjehuni të lirë të shpeheni.

Psikoterapia

Këshillimi mjekësor ose psikoterapia janë shumë të rekomanduara për t’u ndjerë mirë në rast se vuani nga këto çregullime.

Në një studim të publikuar në Journal of Personality thonë se mënyra më e mirë për të larguar emocionet negative është të mundoheni të qetësoni veten edhe nëse dikush po ju mërzit.

Përshembull mund të numëroni deri në 10 ose të përsërisni me vete një frazë ose mendim që ju qetëson.

Kjo mënyrë do ju mësojë si të kontrolloni emocionet negative në mënyrë që të mbroni mendjen tuaj./AgroWeb.org

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara