Sport

Sterling: Nuk kthehem në Botëror pa u siguruar familja ime

Familja nuk u raportua se janë dëmtuar në këtë rast.

Published

on

Ylli i Chelseat dhe Anglisë, Raheem Sterling thotë se nuk do të kthehet në Kupën e Botës në Katar derisa familja e tij të jetë e sigurt pas një grabitjeje që ndodhi në shtëpinë e tij.

Sterling, i cili mungoi në fitoren 3-0 të “Tre Luanëve” ndaj Senegalit të dielën, është larguar nga kampi anglez i Kupës së Botës dhe është kthyer në Britani të Madhe pasi disa grabitës të armatosur hynë në shtëpinë e tij të shtunën mbrëma.

Familja nuk u raportua se janë dëmtuar në atë rast, por 27-vjeçari, një nga lojtarët më të besuar të Gareth Southgate nuk është ende gati të kthehet dhe aktualisht po ndihmon policinë me hetimin e tyre mbi rastin.

Sipas burimeve të “The Sun”, Raheem u ka thënë të gjithëve, “Nuk ka asnjë mënyrë që të shkoj diku nëse nuk jam 100 për qind i sigurt se familja ime do të jetë e mbrojtur”.

Shumë nga bashkëlojtarët e tij në Angli kanë dërguar mesazhe mbështetjeje pas lajmeve për incidentin, ndërsa sipas “The Telegraph”, disa lojtarë në skuadrën e Southgate kanë vënë roje të sigurisë në gatishmëri 24-orëshe nga frika se mund t’iu ndodhë edhe atyre.

Sterling shënoi në ndeshjen e parë të Anglisë në Kupën e Botës 2022, ndërsa skuadra e Southgate mposhti Iranin 6-2 me “Tre Luanët” rikthehen në aksion të shtunën, ndërsa përballen me Francën në çerekfinale.

Lajmet

FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës

Published

on

By

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 nuk ka kaluar pa u vënë re as në skenën ndërkombëtare, teksa edhe vetë FIFA ka reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar Kombëtaren e Kosovës vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës.
Në një postim zyrtar, FIFA theksoi se “është vetëm edhe një hap për Kosovën drejt Botërorit”, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe nga festa e lojtarëve pas një ndeshjeje dramatike.

Kosova arriti këtë fitore pas një përballjeje të vështirë, ku Sllovakia e nisi më mirë dhe mori epërsinë, duke e vendosur në presion ekipin kosovar. Megjithatë, “Dardanët” reaguan me karakter, duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm. Edhe pse vendasit tentuan të rikthehen në fund dhe e bënë rezultatin të ngushtë, Kosova arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme.

Ky triumf jo vetëm që i mban gjallë shpresat për kualifikim, por e vendos Kosovën shumë pranë një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithë vëmendja është te sfida e radhës ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të vulosë fatin e Kosovës dhe ta dërgojë drejt Botërorit, aty ku do të ishte një moment historik për futbollin kosovar.

Continue Reading

Sport

Kosova barazon në minutën e 21-të

Published

on

By

Pas një fillimi të vështirë, Kosova ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme duke barazuar rezultatin 1-1 ndaj Sllovakisë në minutën e 21-të.

Djemtë tanë rikthehen në lojë pas golit të pësuar herët, duke treguar karakter dhe vendosmëri në fushë. Goli i barazimit ka rikthyer besimin dhe ka ndezur edhe më shumë ritmin e ndeshjes, e cila tashmë është plotësisht e hapur. 

Continue Reading

Sport

Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë

Published

on

Në ndeshjen për gjysmëfinale sot, Kosova ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Franco Foda, ka dorëzuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje në Bratislavë.

Ndeshja gjysmëfinale e playoff-it kualifikues për Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe konsiderohet më e rëndësishmja deri më tani për “Dardanët”.

Për ndeshjen kundër sllovakëve, Foda nuk llogarit në mesfushorin Vesel Demaku dhe mbrojtesin Leard Sadriu.

Continue Reading

Sport

Mungesa të mëdha për Sllovakinë: David Duris dhe Milan Skriniar jashtë përballë Kosovës

Published

on

David Duris dhe Milan Skriniar të Sllovakisë nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës.

Anësori i klubit norvegjez Rosenborg Trondheim, David ka pësuar një dëmtim në shpatull nga i cili vuante edhe më parë, njoftoi trajneri i ekipit kombëtar Francesco Calzona.

Ndërsa Milan Skriniar është jashtë listës përfundimtare të Sllovakisë

Continue Reading

Të kërkuara