Lajmet

Statuja ikonike vishet blu

Blindohet Brukseli për samitin e NATO-s.

Published

on

Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës dhe njëkohësisht kryeqendër europiane, është blinduar për shkak të samitit të rëndësishëm të liderëve të NATO-s. Në rrugët e këtij qyteti si dhe në afërsi të godinës së selisë qendrore të Aleancës ushtarake është vënë re prezencë e madhe policore dhe e agjentëve sekretë.

Siguria është përforcuar edhe në ambasadat përkatëse të 30 shteteve anëtare të NATO-s, që gjenden në Bruksel. E gjitha kjo është pjesë e protokollit për të mbrojtur liderët si presidenti amerikan, Joe Biden, ai turk, Rexhep Tajip Erdogan e shumë të tjerë.

Përtej natyrës serioze të këtij eventi, autoritetet lokale të kryeqytetit belg kanë vlerësuar samitin duke veshur statujën e famshme të djalit që urinon, me rroba me logo të NATO-s.

Lajmet

Osmani pranon Raportin e Progresit: Kosova është në ballë të reformave

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar Raportin e 2024-s të Komisionit Evropian për Kosovën, derisa ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme.

Presidenca ka njoftuar të martën se Osmani priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku diskutuan gjetjet e Raportit dhe trajtimi i tyre me prioritet.

Në takim u diskutuan edhe gjetjet e raportit, të cilat nënvizojnë nevojën për adresimin e mospërputhjeve në fusha të caktuara. Presidentja theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim të avancimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Presidentja potencoi se është shumë me rëndësi që raporti ka ritheksuar nevojën e përsëritjes së procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë. Raporti i sivjetshëm veçon përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS). Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

IPK arreston një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor për marrje ryshfeti

Published

on

By

Të hënën, Task Forca e përbashkët Doganë-Polici në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor.

Sipas inspektoratit policor, menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe njësitë relevante të Doganës, të cilët në koordinim realizuan arrestimin e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.

“Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës. Task Forca Doganë-Polici mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit. Dogana e Kosovës dhe IPK inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çfarëdo akti të paligjshëm përmes mekanizmave të dedikuar të raportimit për të rritur më tej transparencën dhe sigurinë në shërbimet tona”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani: Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA si me demokratët ashtu edhe me republikanët.

Osmani nënvizoi se ShBA-të janë aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje mbi partizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjedhjet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë do të jetë edhe pas kësaj date”, tha ajo.

Miliona amerikanë sot shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale, derisa llogaritet një garë e ngushtë me mes zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Sot është dita e vendimit në betejën e Amerikës për Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit. Derisa, rezultatet mund të duhen ditë ose javë për t’u numëruar. Kurse, rezultatet fillestare në orët pas mbylljes së votimit mund të mos jenë përcaktuese.

Continue Reading

Lajmet

​Kosova e Luksemburgu me marrëveshje për mbështetjen e sektorit privat

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ndërsa, dje Bettel është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e tregtisë, Rozeta Hajdarin, Bettel ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për dy fonde për mbështetjen e sektorit privat.

Bettel ka thënë se kjo marrëveshje është një investim që të rinjtë e Kosovës të shohin potencialin dhe të jenë pjesë e tij./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara