Lajmet

Stano për mbylljen e degëve të Postes së Serbisë në veri: Kjo çon në përshkallëzim të mëtejmë

Published

on

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka reagua ndaj mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë.

Stano tha se po shohin më shumë veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme nga Qeveria Kurti.

“E konsiderojmë si një hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i renditëm në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Serbia dhe Kosova, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikacionin, ku kanë thënë se shërbimet postare do të diskutohen në fazën e mëvonshme, që nënkupton se ka pasur dialog për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës dhe autoritetet kosovare dje absolutisht, plotësisht ishin të pakoordinuar me ne… është shkelje e marrëveshjes së dialogut”, shtoi Stano.

Sipas zëdhënësit Peter Stano ky veprim në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi derisa shtoi se veprime të tilla mund të çojnë deri tek tensionet e reja mes dyja vendeve.

Në këtë fazë, Bashkimi Evropian e ka thënë shumë qartë atë që presim nga administrata e Kurtit. Presim që ata të rishqyrtojnë dhe ta trajtojnë këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të dalin me propozime që do të shqyrtojnë ndikimin e mundshëm negativ të këtij vendimi në popullin në veri të Kosovës. Por të gjitha çështjet që ju i numëruat janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masat kundër Kosovës vitin e kaluar është reflektim i hapave që çuan në përshkallëzim. Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm, më shumë veprime të pakoordinuara, ky nuk është në të vërtetë de-përshkallëzim, por çon në përshkallëzim të. Dhe mendoj se këtë duhet ta kuptojnë shumë qartë ata që i marrin këto vendime në Prishtinë” .

Mbyllja e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri u pa si hap i njëanshëm edhe nga diplomatë.

Qeveria amerikane ka shprehur zhgënjimin nga “veprimet e njëanshme, të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj degëve të postës serbe në veri të Kosovës”./UBTNews/

 

Vendi

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg një marrëveshjeje eventuale

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreu i LDK-së bëri të ditur se pa ndryshuar pozicionet politike të partive nuk pret ndonjë përparim.

“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku.

Ai theksoi se qëllimi i LDK-së ka qenë gjithmonë gjetja e një zgjidhjeje, ndërsa shprehu keqardhje se procesi po shkon drejt një rruge pa zgjidhje afatgjatë.

“Qëllimi i LDK ka qenë të gjendet zgjidhja, jo të merremi kush kë po e mund, po e mashtron, po e vonon. Në këtë pikë me keqardhje them se jemi në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate”, u shpreh ai.

Lideri i LDK-së bëri me dije se partia e tij ka kërkuar që ta propozojë emrin për postin e presidentit.

“Është çështja e presidentit. LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK, natyrisht që emrat të diskutohen me partnerët dhe në këtë pikë nuk kemi pasur dakordancë. Oferta e dhjetorit që LDK të merr jo kryetarit e Kuvendit, por zvkryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme, nuk është e dinjitetshme as për të dhënë zgjidhje për krizën që jemi. Nuk mund ta pranojmë si të tillë, nëse e doni LDK-në në qeverisje atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar”, deklaroi Abdixhiku. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë pa vonesa, raporton Ekonomia Online.

Para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku tha se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese. “Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton kërkesa e LDK-së, Abdixhiku u përgjigj shkurt se ajo lidhet “…për konstituimin e Kuvendit”.

Në pyetjen nëse pret një marrëveshje gjatë ditës apo thirrjen e seancës konstitutive, kreu i LDK-së theksoi se seanca duhet të mbahet pa vonesë. “Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit bie edhe mbi partinë e parë, duke lënë të kuptohet se çdo vonesë eventuale nuk duhet të përdoret për qëllime negociuese. “Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Lideri i LDK-së bëri me dije se pas takimit do të dalë sërish para mediave. “Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, përmbylli Abdixhiku. /Ekonmia online/

 

Continue Reading

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Të kërkuara