Lajmet

Stano: Lajçak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Publikuar

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka asgjë të rëndësishme për të theksuar sa i përket pozitës së Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Stano ka thënë se tranizicioni në BE nuk e prek pozitën e Përfaqësuesit Special dhe se Miroslav Lajcak do të vazhdojë punën e tij edhe në muajt në vazhdim me angazhim të plotë.

Stano ka thënë se Lajçak është i angazhuar plotësisht në kontakte me partnerët me synim për të lëvizur gjërat përpara, e që prioritet thotë se është zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit.

“Tranzicioni nuk e prek pozitën e ESUR. Mandati i Lajçak vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim. Ai vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në shkëmbime me një numër partnerësh në BE dhe në skenën ndërkombëtare, për të provuar lëvizjen e gjerave përpara, me prioritet sigurisht, implementimin urgjent të Ohrit”, ka thënë Stanos.

Lajmet

“Uji ka depërtuar në dysheme të disa klinikave”, SHSKUK del me njoftim pas shiut që ra dje

Publikuar

nga

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

“Uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar”.

Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe rëntgeni statik është larguar, pa u dëmtuar.Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë.

Puna është duke vazhduar edhe në klinikat tjera, kurse QKUK, nga dita e djeshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet teknike dhe stafit shëndetësorë të klinikave, për të tejkaluar gjendjen pas reshjeve të shiut”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas tyre, fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe dëmeve të tjera të mëdha materiale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të enjten seancë në Kuvend

Publikuar

nga

Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.

E që nga ajo kohë nuk ka pasur seanca, por Kuvendi do të rikthehet këtë të enjte.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se më 27 qershor do të mbahet seanca e radhës.

“Ditën e enjte, këtë javë, më datën 27 do ta kemi seancën e radhës”, është shprehur Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.

Konjufca tha se nuk në rend të ditës për Republikën e Kosovës nuk është çështja e Asociacionit, por zbatimi i marrëveshjes bazë nga Serbia.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, tha Konjufca.

Vazhdo të lexosh

Bota

20 të vdekur nga zjarri në një fabrikë baterish në Kore të Jugut

Publikuar

nga

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë të baterive litium pranë Seulit, sipas raportimit të transmetuesit publik KBS të hënën, i cili citon punonjësit e shpëtimit. Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Hwaseong, që ndodhet në jug të Seulit.

Ekziston shqetësimi se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi fillimisht numri i të zhdukurve u vlerësua në 23, shumica e të cilëve janë raportuar të jenë punëtorë të huaj. Përveç viktimave, disa persona kanë mbetur të plagosur, sipas mediave të Koresë së Jugut, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Televizioni i Koresë së Jugut ka transmetuar pamje që tregojnë flakë dhe re të dendura tymi që dilnin nga ndërtesa pas shpërthimit të zjarrit në mëngjes.

Autoritetet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për të kontrolluar situatën dhe për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm. Kjo ngjarje tragjike nënvizon rrezikun që lidhet me prodhimin dhe menaxhimin e baterive litium, të cilat janë të njohura për rrezikun e tyre të lartë të zjarrit dhe shpërthimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara