Lajmet

​Stano: Çdo vendim për urën e Ibrit duhet të diskutohet dhe të zhvillohet në kuadër të dialogut

Published

on

Pas kërkesës së Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore për hapjen e urës së Ibrit për automjete ka reaguar Bashkimi Evropian duke thënë se çdo vendim që merret me këtë çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se hapja e urës në Mitrovicë është temë e dy marrëveshjeve brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja nga viti 2015 dhe 2016.

“Natyrisht ne jemi shumë të interesuar të parandalojmë një krizë më shumë, ka pasur mjaft kriza tashmë, dhe shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë drejt depërshkallëzimit. Sa i përket pyetjes suaj për urën, hapja e urës së Mitrovicës në fakt është temë e dy marrëveshjeve brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja nga viti 2015 dhe 2016, dhe përkundër përpjekjeve tona lehtësuese si Bashkim Evropian, ndër vite, kjo urë mbetet e mbyllur për qarkullim”, tha Stano.

Sipas tij, çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe të zhvillohet në kuadër të dialogut.

“Dhe duke qenë se kjo është një çështje që i përket kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe të zhvillohet në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, kjo është shumë e qartë. Prandaj ne vazhdojmë thirrjen tonë për të dyja palët që të ecin përpara me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në pritje, përsëri, marrëveshja për urën e Kosovës është pjesë e marrëveshjeve të arritura në dialog dy herë”, ka thënë ai.

Stano ka paralajmëruar se të gjitha detyrimet e marrëveshjeve në pritje duhet të përmbushen pa vonesë, dhe e njëjta gjë sipas tij vlen edhe për marrëveshjen për urën dhe gjithashtu për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Të gjithë këta hapa të njëanshëm, hapa të pakoordinuar po ndërmerren dhe po e zhvendosin fokusin dhe vëmendjen nga prioriteti kryesor, dhe prioriteti kryesor tani për të dyja palët duhet të jetë arritja e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shtoi Stano.

Këshilltarja komunale e Mitrovicës Veriore, Aida Doli, ka kërkuar hapjen e urës kryesore të Ibrit edhe për automjete sa më shpejtë, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore e ka mbështetur në seancën e së premtes vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve.

Vendi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, përkundër rënies së çmimeve në tregun botëror

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.89 euro për litër, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar në 1.46 euro. Edhe gasi ka pësuar rritje, duke arritur në 0.77 euro për litër, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Industrisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tregjet botërore kanë reaguar me rënie të ndjeshme pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i naftës bruto Brent ra në rreth 94 dollarë për fuçi, si pasojë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ishte bllokuar që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, u shpreh se megjithëse armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme dhe ka ulur frikën për mungesë furnizimi, stabilizimi i plotë në Kosovë varet nga një marrëveshje afatgjatë. Sipas tij, nëse qetësia diplomatike vazhdon, pritet që çmimet të pësojnë rënie graduale edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Të kërkuara