Lajmet

Stacioni i braktisur i trenit kthehet në hotel luksoz

Godina ndodhet në malet Pirenj.

Published

on

Një stacion treni i braktisur gjysmë shekulli më parë po rikthehet në jetë në formën e një hoteli lusoz. Godina, e vlerësuar si një ndër më të bukura në zonë, ndodhet në malet Pirenej, i mbuluar nga bora në luginën Aragon të Spanjës.

Në përurimin e stacionit në vitin 1928 morën pjesë Mbreti i Spanjës dhe Presidenti i Francës, pasi ndodhet shumë pranë kufirit mes dy shteteve. Gjatë Luftës II Botërore, Canfranc ishte epiqendër e arrestimeve, operacioneve spiunazhi dhe trafikut të arit. Ndërsa në vitin 1970 mbylli përfundimisht dyert.

Tani, pas 50 vitesh, një grup hotelier vendosi t’i rihapë ato, duke e transformuar plotësisht godinën. Klientët e parë u pritën në janar të këtij viti dhe shumë të tjerë parashikohet ta vizitojnë atë. “Jemi shumë të lumtur që stacioni i trenit jeton sërish”, tha për CNN kryebashkiaku i Canfranc, Fernando Sanchez Morales.

Rinovimi i stacionit dhe transformimi në hotel është realizuar nga arkitekti spanjoll Fernando Ramirez de Dampierre, i cili është kujdesur të ruajë edhe historinë e kësaj “ure lidhëse” mes Spanjës e Francës.

Gjatë Luftës II Botërore, para se kontrollin e stacionit ta merrnin nazistët, ajo ishte porta dalëse e hebrenjve që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes. “Në periudhën 1940-42 mijëra hebrenj u larguan përmes këtij stacioni për në Lisbonë dhe më pas në SHBA”, thotë për CNN gazetari Ramón Javier Campo Fraile, njohës i historisë. Prej aty kanë kaluar edhe spiunët që i bashkoheshin rezistencës antinaziste franceze, të cilët merrnin e jepnin mesazhet e Aleatëve.

Por në vitin 1942 nazistët morën kontrollin e Canfranc dhe e mbajtën atë deri në qershor 1944. Ishte e vetmja zonë e Spanjës e pushtuar prej tyre. Gjermanët kontrollonin trafikun e arit aty. Zërat qarkullonin prej kohësh, por vetëm në vitin 2000 ato u konfirmuan. “Rreth 86 tonë ar ka kaluar aty në vitet 1942 dhe 1943”, tha Campo Fraile për CNN.

Për të mos humbur historinë, arredimi i brendshëm i hotelit frymëzohet nga stili i viteve 1920, por edhe trashëgimia e vetë Canfranc. Hoteli ka 104 dhoma, 4 prej të cilave suita. Gjithashtu ka një qendër spa, një pishinë dhe tre restorante./syri.net

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara