Lajmet

Squid Game zgjon reagime pasi sfidat ‘e dhunshme’ bëhen virale në TikTok

Kjo mes frikës se sfidat e përshkruara në shfaqje po rikrijohen nga fëmijët e tyre.

Published

on

Ekspertët kanë hedhur poshtë panikun e fundit në lidhje me fëmijët që rikrijojnë lojëra të tilla si ‘Red Light, Green Light’ nga seria më e suksesshme e Netflix, transmeton UBT News.

Një këshill në Mbretërinë e Bashkuar po u kërkon prindërve të kufizojnë qasjen në hitin e famshëm të Netflix, “Squid Game”, mes frikës se sfidat e përshkruara në shfaqje po rikrijohen nga fëmijët e tyre.

Paralajmërimi, nga këshilli Qendror i Bedfordshire, nxjerr në pah edhe faktin se skenat e Squid Game po qarkullojnë në YouTube dhe TikTok, ku ato mund të shihen nga të gjitha moshat.

I quajtur shfaqja më e madhe origjinale e Netflix, Squid Game tashmë është përhapur në botën reale, duke frymëzuar një version IRL në Abu Dabi (pa vrasje dhe dhunë, sigurisht), si dhe parodi të panumërta TikTok, përcjell UBT News.

“Squid Game po shikohet gjithashtu përmes platformave të tjera si YouTube dhe TikTok, dhe duke pasur parasysh popullaritetin e lojërave në shfaqje, zhvilluesit kanë bërë mini-lojëra të ndryshme të bazuara në Squid Game në Roblox dhe platforma të tjera të lojërave”, thuhet në njoftimin e këshillit Qendror Bedfordshire.

“Ne këshillojmë fuqimisht që fëmijët të mos shikojnë Squid Game. Shfaqja ka shumë përmbajtje të dhunshme”.

Sigurisht, fëmijët atje nuk janë duke gjuajtur njëri-tjetrin në një rekreacion të sfidës virale “Red Light, Green Light”, por një shkollë në Belgjikë ka raportuar (nëpërmjet Bruksel Times) se fëmijët po rrahin njëri-tjetrin në vend të përdorimit të armëve.

Ndërsa ka pasur raporte për rikrijimin e Squid Game në shesh lojërash në shkolla të shumta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë, paniku padyshim nuk është asgjë e re. Vetëm TikTok ka frymëzuar sfida të panumërta potencialisht të rrezikshme ndër vite, duke përfshirë Sfidën e fundit Milk Crate, Sfidën Benadryl, dhe gjithashtu atë Tide Pod./UBTNews/

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Komisioni për Punë të Jashtme pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Takimi mes anëtarëve të komisionit parlamentar dhe diplomatit hungarez po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për mediat.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detaje zyrtare lidhur me temat konkrete të cilat janë përfshirë në agjendën e këtij takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara