Teknologji

Squid Game është shfaqja më e shikuar në historinë e Netflix

Plot 891.1 milionë dollarë janë gjeneruar nga ky film që është 41.7 herë më e lartë sesa buxheti i tij prej 21.4 milionë dollarë.

Published

on

Sipas Bloomberg seritë Koreane Squid Game ka qenë shfaqja televizive më e shikuar në historinë e Netflix. Afro 142 milionë shtëpi në mbarë botën kanë parë serinë Koreane ku individë luajnë një lojë vdekjeprurëse për të fituar një çmim dhjetëra miliona dollarë.

Squid Game ishte shfaqja numër 1 në platformë në 94 vende të botës përfshirë SHBA zbuloi Netflix. Ka pasur një kërkesë aq të lartë për këtë seri saqë Netflix ka premtuar produkte konsumatorë bazuar në këtë shfaqje së shpejti.

Plot 891.1 milionë dollarë janë gjeneruar nga ky film që është 41.7 herë më e lartë sesa buxheti i tij prej 21.4 milionë dollarë.

Falë shikueshmërisë së lartë, Netflix kishte raportuar rritjen më të lartë të numrit të abonimeve gjatë gjithë vitit. Në tre mujorin e tretë 4.38 milionë përdorues të rinj kryesisht nga Azia dhe Evropa janë shtuar. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

iPhone i palosshëm po vjen, por ja sa do të kushtojë

Published

on

Apple pritet të zbulojë një iPhone të palosshëm vitin e ardhshëm, dhe raportet e fundit sugjerojnë se telefoni inteligjent hyri në testimin e prototipit në qershor.

Ky informacion bazohet në burime të zinxhirit të furnizimit, që pretendojnë se Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Faza e testimit të prototipit pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti, pas së cilës pajisja do të hyjë në fazën e Testit të Verifikimit Inxhinierik (EVT), dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, telefoni inteligjent duhet të prezantohet me serinë iPhone 18 në shtator 2026, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një raport i ri pohon se Apple ka ndaluar zhvillimin e iPad-it të palosshëm për shkak të vështirësive të ndryshme në prodhim dhe interesit të dobët të klientëve. Edhe pse nuk dihen shumë detaje për iPhone të palosshën, një gjë është e sigurt. Ai nuk do të jetë i lirë.

Thashethemet sugjerojnë një çmim fillestar prej 2,100 deri në 2,300 dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Vjen ndryshimi i madh në Threads

Published

on

Threads ka vendosur të mundësojë dërgimin e mesazheve direkte (DM) për të gjithë përdoruesit e rritur, pas një periudhe testimi.

Mesazhet mund të dërgohen vetëm te ata që ju ndjekin ose me ndjekës të përbashkët në Instagram, formimi i një grupi në biseda ende nuk është i mundur, por është në zhvillim. Këto kufizime e bëjnë Threadsin ende të varur nga Instagrami, megjithatë përfaqësojnë një hap përpara krahasuar me përdorimin e inboxit të Instagramit për Threads.

Fillimisht, drejtuesit e Meta, përfshirë kreun e Instagramit Adam Mosseri, ishin kundër mesazheve direkte në Threads, por rritja e platformës – tashmë me mbi 350 milionë përdorues – ka shtyrë kompaninë të ndryshojë drejtim.

Meta po e pozicionon Threads gjithnjë e më shumë si një alternativë ndaj X (ish-Twitter), duke i dhënë prioritet bisedave dhe përmbajtjes aktuale.

Me përditësimin e ri, Threads shton edhe funksionin “highlight” për të theksuar trendet në aplikacion.

Continue Reading

Teknologji

Google humb betejën ligjore, Pixel 7 nuk do të shitet më në Japoni

Published

on

Gjiganti amerikan është shpallur fajtor në Japoni për shkelje të patentave.

Google ka humbur të drejtën për të shitur serinë Google Pixel 7, pas një mosmarrëveshjeje për patentat me kompaninë koreane të telefonisë celulare Pantech. Sipas një vendimi nga një gjykatë distrikti në Japoni, Google është shpallur fajtor për shkelje të patentave në lidhje me lidhjen LTE.

Pantech ngriti padi kundër Google, duke pretenduar se gjiganti i teknologjisë përdori të njëjtën teknologji të përshkruar në një patentë në pronësi të Pantech.

Patenta lidhet me mënyrën se si modemi LTE në telefonat Pixel komunikon me stacionet bazë. Megjithatë, patenta nuk u licencua me kushte të drejta.

Si rezultat, një gjykatë në Tokio vendosi që telefonat Pixel 7 duhet të hiqen nga raftet sepse Google refuzoi të bashkëpunonte.

Google refuzoi të paguante një tarifë licence dhe gjithashtu refuzoi të jepte të dhëna për numrin e telefonave Pixel 7 të shitur në Japoni.

Tregu japonez është i rëndësishëm për Google, telefonat Pixel janë të dytët më të shitur në vend, menjëherë pas iPhone, i ndjekur nga Samsung dhe Xiaomi.

Pantech tani po ngre një padi të re kundër Google, duke synuar modelet më të reja Pixel 8 dhe Pixel 9, kështu që pësojnë të njëjtin fat nëse dy kompanitë nuk arrijnë një kompromis.

Continue Reading

Teknologji

Dubai bën testin e parë, synon të “luftojë” trafikun me Taksitë Ajrore Joby deri në 2026

Published

on

Dubai po afron me hapa të shpejtë drejt përdorimit të taksive ajrore elektrike për të shmangur trafikun.

Kompania Joby Aviation zhvilloi fluturimin e parë provë të taksisë së saj ajrore eVTOL në Emirate, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt lansimit komercial në vitin 2026.

Këto taksi ajrore mund të përshkojnë deri në 160 km me shpejtësi deri në 320 km/orë dhe premtojnë të ulin ndjeshëm kohën e udhëtimit, si për shembull nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Palm Jumeirah, që do të zgjasë vetëm 12 minuta, përcjell Telegrafi.

Megjithëse çmimet fillestare do të jenë më të larta dhe do t’u drejtohen udhëtarëve me të ardhura më të larta, synimi është që më vonë të jenë të përballueshme për të gjithë. Ky projekt do të jetë miqësor me mjedisin, pasi taksitë janë plotësisht elektrike dhe pa emetime.

Sidoqoftë, mbeten sfida të rëndësishme për miratimet rregullatore dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për këto fluturime urbane.

Continue Reading

Të kërkuara