Lajmet

SPSPK: S’ia vlen pagë minimale nën 500 euro, të lejohet tërheqja e Trustit

Azemi gjithashtu thotë se ndarja e mjeteve të Trustit për sektorin privat është imediate.

Published

on

Punëtorët e sektorit privat po kërkojnë që paga minimale të mos jetë nën 500 euro, kjo për shkak të rritjes së çmimeve në vend, derisa kanë kërkuar edhe ndarjen e mjeteve nga Trusti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha në një konferencë për media se duke marrë parasysh situatën aktuale që po mbretëron në vend, nuk ia vlen as të bisedohet për pagë minimale nën 500 euro.

“Sa i përket çështjes së pagës minimale, ju e dini se sindikata e ka pasur një kosto, kemi thënë që do të jetë 460 euro, por megjithatë tani e tutje mendojmë që paga nën 500 euro as që ja vlen të bisedohet”, tha ai.

Azemi gjithashtu thotë se ndarja e mjeteve të Trustit për sektorin privat është imediate.

“Qëndrojmë në kërkesën tonë që ndarja e mjeteve të Trustit për punëtorët e sektorit privat të Kosovës është imediate, parësore pasi që me këto paga, dhe me këto mjete të cilat ne i përfitojmë nuk po mundem të ia dalim, dhe jemi në një krizë jashtëzakonisht të madhe”, tha ai.

Duke folur për gjendjen e rëndë të sektorit privat, Azemi tha se ka punëtorë që marrin vetëm 130 euro në muaj. Ai ka kërkuar nga Ministria e Financave që të hap edhe njëherë aplikimin për shtesën në vlerë prej 100 euro për ata që sipas tij, nuk kanë mundur të aplikojnë më parë.

“Qeveria e Kosovës në dy muajt e fundit bëri ndarjen nga 100 euro për secilin punëtor të sektorit privat të Kosovës dhe në mesin e këtyre punëtorëve, ka disa punëtorë të cilët nuk kanë ditë të aplikojnë, ose nuk kanë aplikuar si duhet për këtë 100 euroshin dhe ne kemi bërë kërkesë, po e themi kështu të protokolluar, ministrit të Financave që këtyre punëtoreve t’iu mundësohet edhe njëherë ose t’iu jepet edhe njëherë afat treditorë që këta që nuk kanë mundur po themi kështu të aplikojnë mirë për këto 100 euro. Ka më shumë se një muaj e një javë dhe ministri i Financave nuk del me një vendim ose me një publikim që këta që nuk e kanë përfituar këtë 100 eurosh do të ketë edhe një afat shtesë”, tha ai.

Kryetari i SPSPK-së vlerësoi ndihmën që Administrata Tatimore e Kosovës po u jep në evidentimin e shkeljeve të punëdhënësve të sektorit privat. Azemi ka njoftuar se si sindikatë çdo muaj do të mbajnë konferencë për medie për punën që e bëjnë. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara