Teknologji

Spotify do të largojë nga puna 200 punëtorë

Kompania planifikon të largojë nga puna rreth 2% të fuqisë punëtore.

Published

on

Platforma Spotify njoftoi të hënën se planifikon të pushojë nga puna rreth 200 punëtorë, përfshirë këtu edhe në studiot e njohura të podkasteve Gimlet Media dhe Parcast. Kompania planifikon të largojë nga puna rreth 2% të fuqisë punëtore.

Që nga fillimi i vitit 2019, numri i podkasteve në Spotify është rritur në më shumë se pesë milionë nga rreth 200 mijë sa ishin në fillim.

Shkurtimet e vendeve të punës në Spotify janë pjesë e një përpjekjeje për të ofruar më shumë opsione për krijuesit e podkasteve./UBTNews/

Lajmet

Eksperti ndërkombëtar i harduerit open source, Jo Hinchliffe, mbajti ligjëratë në UBT

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua një ligjëratë e veçantë tematike nga eksperti ndërkombëtar në fushën e harduerit open source, Jo Hinchliffe, në kuadër të aktiviteteve para konferencës Software Freedom Kosova (SFK).

Ligjërata u organizua në bashkëpunim me FLOSSK dhe tërhoqi studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë nga fusha e inxhinierisë dhe harduerit inovativ.

Jo Hinchliffe, i njohur për projektet e tij kreative dhe pasionin që përcjell tek audienca, ka kontribuar rregullisht në Raspberry Pi Magazine, ndërsa gjatë karrierës së tij ka punuar në projekte të ndryshme të harduerit, përfshirë ndërtimin e raketave dhe zhvillimin e sistemeve inovative harduerike.

Në kuadër të ligjëratës me temën “Certifikimi i një projekti harduerik open source”, Jo Hinchliffe demonstronte dizajnimin e një komponenti në KiCad dhe shpjegonte procesin e aplikimit për certifikim të një projekti open source. Studentët u njohën me standardet ndërkombëtare të dizajnimit dhe certifikimit të projekteve harduerike open source, duke marrë këshilla praktike për zhvillimin e projekteve të tyre inovative.

Ky aktivitet ishte veçanërisht i përshtatshëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike dhe fushave të ngjashme, të cilët shprehën interes të madh për zhvillimin e sistemeve harduerike dhe teknologjive moderne. Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar direkt nga një ekspert ndërkombëtar dhe për të marrë njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira në fushën e harduerit open source.

Continue Reading

Kërkime

Rindërtimi pas konfliktit: Ekspertët e UBT-së prezantojnë sukseset e Kosovës në Pragë

Published

on

Profesori Lulzim Beqiri dhe profesori Bekim Ceko nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Towards Sustainable Reconstruction of Ukraine Cities”, të organizuar nën drejtimin e profesoreshës Vladimira Silhankova nga MIAS (Masaryk Institute for Advanced Studies) në kuadër të Czech Technical University në Pragë.

Konferenca kishte për qëllim identifikimin e sfidave të rindërtimit në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit dhe hartimin e strategjive zhvillimore nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendore. Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të universiteteve nga Çekia, Polonia, Sllovakia, Austria, Finlanda dhe Gjermania, si dhe universitete nga Ukraina, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e rindërtimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi profesori Beqiri dhe profesori Ceko ndanë eksperiencat e vendit tonë në rindërtimin pas luftës. Ata prezantuan modele të strategjive të zhvillimit urban dhe praktika të suksesshme të projektimit dhe planifikimit hapësinor, të cilat mund të shërbejnë si shembull për Ukrainën në procesin e saj të rindërtimit.

Profesorët e UBT-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës, duke vënë në pah se përvoja e Kosovës mund të ofrojë mësime të vlefshme për vendet që kalojnë periudha të vështira pas konflikteve. Konferenca gjithashtu shërbeu si një mundësi për rrjetëzim dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike mes universiteteve të Evropës dhe Ukrainës.

Pjesëmarrja e profesorëve të UBT-së në këtë forum ndërkombëtar nënvizon angazhimin e institucionit për të kontribuar në diskutime globale mbi rindërtimin e qyteteve, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin shkencor ndërkufitar.

Continue Reading

Teknologji

MacBook pro i ri! Apple lehtëson riparimin dhe përmirëson brendësinë

Published

on

Apple ka prezantuar një MacBook Pro të ri të pajisur me çipin M5. Megjithatë, përveç përmirësimit të performancës, një çmontim i detajuar tregon se kompania ka rafinuar dizajnin e brendshëm të pajisjes, duke e bërë më të lehtë aksesin te bateria dhe duke pastruar organizimin e kabllove të brendshme.

Nga jashtë, MacBook Pro me M5 duket thuajse identik me versionin M4, por brenda ka ndryshime të vogla që synojnë të përmirësojnë riparueshmërinë dhe inxhinierinë e tij. Përmirësimet janë të detajuara dhe delikate, jo një ridizajnim i madh.

Manuali i Apple përfshin udhëzime për shkëputjen e kabllit të sistemit të Menaxhimit të Baterisë, gjë që mundëson ndërprerjen e energjisë para se të fillojë riparimi.  Kjo praktikë e sigurt për riparimin e pajisjes tregon se Apple po i njeh përdoruesit që janë të gatshëm të kryejnë vetë riparime.

Bateria është e njëjtë me versionin e mëparshëm, por korniza e saj e brendshme është përmirësuar. Portat dhe ventilatori i ftohjes janë bërë modulare, duke lehtësuar zëvendësimin e tyre në mënyrë të pavarur.

Disa pjesë mbeten nën pllakë, prandaj qasja kërkon ende çmontim, përfshirë ventilatorin, i cili herë pas here do të ketë nevojë për pastrim ose zëvendësim.

Përveç ndryshimeve funksionale, ka edhe ndryshime në paraqitjen e kabllove, që tregojnë përkushtimin e Apple për të rritur efikasitetin e prodhimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

ChatGPT do të ndalojë së funksionuari në WhatsApp

Published

on

Nëse përdorni ChatGPT përmes WhatsApp-it, është koha të mendoni për alternativa. OpenAI ka njoftuar se chatbot-i i saj i njohur nuk do të jetë më i disponueshëm në platformën e Meta-s duke filluar nga 15 janari 2026.

Sipas kompanisë, vendimi lidhet me ndryshime në politikat dhe kushtet e reja të përdorimit të WhatsApp-it.

“Edhe pse do të donim të vazhdonim t’ju shërbenim në WhatsApp, jemi të fokusuar që tranzicioni të jetë sa më i lehtë për të gjithë përdoruesit,” thuhet në njoftimin e OpenAI.

Në njoftim theksohet gjithashtu se WhatsApp nuk mbështet eksportimin e bisedave, ndaj përdoruesit nuk do të kenë një mënyrë automatike për t’i transferuar ato pas afatit të caktuar. Megjithatë, ekziston një zgjidhje për ruajtjen e historisë së bisedave.

“Në profilin e kontaktit 1-800-ChatGPT në WhatsApp, do të gjeni opsionin për të lidhur llogarinë tuaj ChatGPT. Pasi ta zgjidhni këtë, të gjitha kërkesat tuaja në WhatsApp do të lidhen me historinë tuaj të ChatGPT,” shpjegon OpenAI.

Sipas raportimeve, Meta është e fokusuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, përdoruesit e ChatGPT brenda WhatsApp-it – rreth 50 milionë persona – nuk pritet të kenë ndikim të madh në strategjinë e saj të re, çka mund të jetë një nga arsyet e këtij vendimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara