Sport

​Sporti mjet thelbësor në zhvillimin e demokracisë

Published

on

Sporti është mjet thelbësor për zhvillimin e demokracisë në Kosovës, por edhe në njohjen dhe ndërkombëtarizimin e shtetësisë së Kosovës. Kështu është thënë në panelin e diskutimit me temë “Sporti dhe demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”.Zhvillimi

Në këtë panel morën pjesë deputet të kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të federatave të ndryshme sportive të Kosovës.

Me këtë rast, ish-drejtori i NDI në Kosovë, Alex Chavarria në fjalën e tij potencoi rëndësinë e madhe që sporti ka në zhvillimin e demokracisë përmes aktiviteteve të ndryshme që sjellin bashkimin e njerëzve dhe thyen barriera të mëdha ndërmjet tyre.

Është shumë me rëndësi të shohim se sa i rëndësishëm është roli i zhvillimit të demokracisë. Sporti i bashkon njerëzit, i rrëzon barrierat sociale dhe promovon përfshirjen dhe barazinë. Mendoj që këtë nuk e kuptojmë sa duhet në jetën tonë të përditshme…Si i tille, nuk ka dyshim se sporti ka ndikim të thellë në demokracinë e Kosovës, është ndjenjë e krenarisë nacionale, kombëtare që mund të krijohet nga ndërveprimi sportiv sepse kështu duhet të veprojmë me shoqërinë…Sporti ia ka dhënë mundësinë Kosovës që të njihet ndërkombëtarisht gjithashtu dhe që atëherë, kanë qenë tri Lojëra Olimpike që kur Kosova është bërë pjesë dhe nëse kam numëruar mirë, i keni pesë medalje të arta”, theksoi

Ndërsa, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Elixa Hoxha ka vënë në pah rëndësinë që ka sporti për imazhin e Kosovës jashtë vendit, duke e arritur këtë në formën më të mirë përmes sukseseve të mëdha në garat sportive ndërkombëtare.

Nëse flasim për kulturë dhe për sport, zakonisht Kosova ndryshon në sytë e të tjerëve si imazh dhe si brenda i një shteti të ri për shkak të sukseseve që kjo kategori e njerëzve ose kjo platformë sportive u krijon mundësi edhe të rinjëve por edhe krijon një pikëpamje të re dhe një mundësi të re të leximit të potencialit të shtetit se çfarë mund të jetë nga brenda dhe çfarë mund t’i jap Evropës dhe botës një shtet me një shoqëri shumë të re”, theksoi Hoxha.

Ndërsa kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës kërkoi më shumë gjithëpërfshirje të grave në vendimmarrje nëpër federatat sportive, duke theksuar se FBK është shumë e përkushtuar në këtë drejtim.

Ne e kemi këtu deficitin si vend, jo vetëm në basketboll por në të gjitha sportet besoj dhe ne kemi vendosur që ato t’i subvencionojmë në të gjitha nivelet. Prej garave shkollore që organizohen si pjesë e programit Sport në shkolla e deri tek garat seniore, nëse merresh me basketboll në Kosovë, nuk do të paguash asgjë. Kjo ishte për ta trajtuar çështjen e barazisë gjinore dhe të gjithpërfshirjes si parime të tjera të demokracisë. Masat stimuluese janë aty jo vetëm për femrat, masat stimuluese kemi edhe për të rinj, por edhe për veteran, kemi edhe më programin Sport në shkolla”, tha Fetahu.

Në panel gjithashtu u kërkuar më shumë përfshirje të grave në proceset vendimmarrëse të të gjitha feteratave dhe organizatave të ndryshme sportive në vend.

Sport

Mbappé shpërthen me “hat-trick” në rikthimin e Mourinhos në “Bernabéu”

Published

on

By

Kylian Mbappé ka shkëlqyer me një “hat-trick” në ndeshjen e veçantë të José Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Për trajnerin portugez, sfida e së mërkurës mbrëma ishte e para në “Santiago Bernabéu” pas rikthimit të tij te klubi madrilen.

Real Madridi triumfoi ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

Mbappé ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar në minutat 40’, 60’ dhe 80’, ndërsa një tjetër gol për madrilenët e realizoi Vinicius Junior në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e shënoi Luka Sučić në minutën e 44-t.

Pas dy ndeshjeve, Real Madridi, Sevilla dhe Real Betisi kanë nga gjashtë pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve zhvillohet sot, 36 skuadra në pritje

Published

on

By

Sot, nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të garojnë 36 skuadra, me ekipet e fundit që siguruan pjesëmarrjen pas ndeshjeve të plejofit të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

Në vazon e parë janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Shorti do të përcaktojë përballjet e para të kësaj faze të re të garës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 8 shtator.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Fenerbahçe kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Vedat Muriqi protagonist absolut ndaj Lyonit

Published

on

By

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit, duke e kaluar tutje përbaljen me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Shtatlarti kosovar, Vedat Muriqi, pati meritë të veçantë në këtë sukses duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 24-t. Muriqi reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Epërsia u dyfishua vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë për të shënuar me kokë për 0-2.

Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë përmes Malick Fofana në minutën e 61-të. Vendasit shënuan edhe një gol tjetër pak më vonë, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Muriqi u zëvendësua në minutën e 80-të nga Romelu Lukaku, duke përmbyllur një tjetër paraqitje vendimtare për skuadrën e tij. /E.A/

Continue Reading

Sport

Sadiku gati për betejën e fundit në Taranto

Published

on

By

Donjeta Sadiku sot pritet të zhvillojë njërin prej dueleve më emocionuese të karrierës së saj. Boksierja kosovare do të boksojë në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Meçi është paraparë të nisë në orën 17:15.

Përballë Sadikut në ringun e Tarantos do të jetë Kristina Kuluhova, boksiere me origjinë ruse që përfaqëson Serbinë. Përballja me një përfaqësuese të Serbisë pritet t’i japë edhe më shumë motivim boksieres kosovare, e cila synon medaljen e artë.

Sadiku deri më tani ka regjistruar dy fitore në Taranto dhe ka siguruar vendin në finalen e madhe.

Megjithatë, për boksieren kosovare kjo nuk është një sfidë e zakonshme. Gjatë karrierës së saj, Sadiku ka arritur suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke dëshmuar se ka përvojën dhe qetësinë e nevojshme për të menaxhuar presionin dhe emocionet e një dueli të tillë.

Tani, mbetet edhe një hap i fundit drejt medaljes së artë. Donjeta Sadiku do të kërkojë ta mbyllë me fitore rrugëtimin e saj në Taranto dhe ta ngjisë flamurin e Kosovës në podiumin më të lartë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara