Aktualitet

Spitali i Pejës pajiset me pajisje të reja për diagnostikimin e sëmundjeve

Published

on

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur në muajt e fundit me disa pajisje të reja mjekësore, në mesin e të cilave edhe me 2 rëntgen të ri digjital dhe 1 Skopi.

Nga ky spital kanë thënë se rëntgeni tjetër është instaluar dhe është në funksion për pacientët në Spitalin e Mushkërive ndërsa Skopia është instaluar në repartin e radiologjisë dhe do të jetë në funksion për pacientët spitalor dhe jashtë spitalor

“Një Rëntgen është instaluar dhe është në funksion për pacientë në Ambullancën Specialistike dhe shërben për Pacientët jashtë Spitalor. Rëntgeni tjetër është instaluar dhe është në funksion për pacientët në Spitalin e Mushkërive ndërsa që Skopia është instaluar në Repartin e Radiologjisë dhe do të jetë në funksion për pacientët spitalor dhe jashtë spitalor. Këto 3 pajisje janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në diagnostikimin e pacientëve dhe në përmirësimin e cilësisë dhe shërbimit ndaj Pacientëve”, thuhet nga ky spital.

Bota

Tragjedi në Gaza: 20 të vdekur nga përmbysja e një kamioni me ndihma

Published

on

By

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka njoftuar se 20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një kamion që transportonte ndihma humanitare është përmbysur pranë kampit të refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve tona, rreth mesnatës, një kamion që mbante ndihma u përmbys ndërsa qindra civilë po prisnin për ndihma. Si pasojë, 20 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur,” ka thënë zëdhënësi i agjencisë Mahmud Bassal për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Hamasi e ka akuzuar Izraelin se po i detyron shoferët e kamionëve të ndjekin rrugë të pasigurta për të arritur në qendrat e shpërndarjes së ndihmave.

Kjo çon shpesh në grumbullimin e turmave të dëshpëruara që rrethojnë kamionët,” është thënë nga zyra mediatike e Hamasit në një deklaratë.

Ndërkohë, shoferë lokalë kanë konfirmuar për mediat se turma të uritura njerëzish kanë hequr ndihmat nga kamionët në lëvizje, ndërsa disa mjete janë sulmuar nga persona të armatosur të lidhur me banda që më pas i shesin ndihmat në tregjet lokale me çmime shumë të larta.

Continue Reading

Aktualitet

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

Published

on

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme të 7 gushtit në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Në konferencë për media Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen sa më korrekte të saj dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për protestë.

“Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanta kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbetë vetëm nesër me fillu protesta. Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori”, tha fillimisht ai.

Syla ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë dhe se OVL-UÇK vazhdimisht ka bërë fushatë diplomatike te bashkësia ndërkombëtare në institucione dhe figura të ndryshme botërore.

Ndër të tjera Syla tha se po synohet të rishkruhet historia jonë dhe se po presin edhe ndonjë reagim ndërkombëtar.

“Për ne është e papranueshme dhe kjo është edhe një motiv shtesë për me dalë në protestë por edhe në protestat tjera që do kemi pas kësaj, për të kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos lejojnë një gjë të tillë pasi aty po synohet të rishkruhet historia jonë, po cenohet të rishkruhet historia e shtetndërtimit tonë që e kemi ndërtuar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj kjo i lëkund themelet e shtetit tonë. Jemi duke pritur nëse do ketë reagim ndërkombëtar, nëse jo ne do të vazhdojmë prapë me protesta”, përfundoi Syla.

Gjykata Speciale së fundmi ka pranuar si dëshmi edhe dëshmi nga institucionet serbe, teksa Syla shpreh shqetësim të thellë për këtë fakt duke ftuar edhe reagim ndërkombëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-ambasadori i Holandës: Protestoni me dinjitet, Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet

Published

on

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë me dinjitet, pa dhunë e pa slogane të këqija.

Bosch që ishte ambasador në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, thotë se kjo gjykatë ka devijua nga qëllimi që ishte krijuar.

Ai ka thënë se pavarësisht që u konfirmua që nuk ka pasur trafikim të organeve, Specialja po vazhdon të veprojë pa asnjë mbikëqyrje.

Ajo u krijua mbi bazën e akuzave për trafik organesh. Kur gjyqtari Williamson përfundoi se kjo nuk kishte ndodhur, arsyeja e ekzistencës së saj u zhduk dhe procesi duhej të ndalej. Tani kjo gjykatë, e cila supozohet të jetë një gjykatë kosovare, vepron pa asnjë mbikëqyrje”, thotë ai për Nacionalen.

Ish-ambasadori Bosch thotë se Gjykata Speciale nuk ka asnjë transparencë. Madje, me pranimin e provave të fundit nga Shërbimi Sekret i Serbisë, vetëm sa e minon besimin.

Siç u vendos nga BE-ja, BE-ja duhet të shohë çfarë po bëjnë ata keq, sepse nuk tregojnë asnjë transparencë, gjë që është shumë keq. Gjithashtu, pranimi i të ashtuquajturave prova nga shërbimi sekret serb e minon edhe më tej besueshmërinë e tyreS, tha Bosch.

Ai kërkoi që kjo gjykatë të shfuqizohet, dhe të themelohet një Gjykatë për krimet e luftës në Ukrainë.

Continue Reading

Aktualitet

Westerlund: Udhëheqësit politikë të jenë më të guximshëm, të marrin vendime

Published

on

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund foli lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit, duke thënë se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese”, tha Westerlund.

Ai shtoi se ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës duke theksuar se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Westerlund përmendi faktin se udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime dhe jo vetëm t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave.

.

Continue Reading

Të kërkuara