Kronikë e zezë

Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit në aksident: Në mesin e tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

3 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Published

on

Gra shtatzëna dhe fëmijë kishte në mesin e të lënduarve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Grabanicë të Klinës. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Pejës, ku ka treguar se kishin pranuar 18 të lënduar.

3 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), 5 janë shtrirë në trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Nëpërmjet një komunikate për medie nga spitali kanë bërë të ditur se gjendja e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Sonte pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë. Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë. Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdeseni e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar. Deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi”, thuhet në komunikatën për medie. 

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara