Lajmet

​Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milion franga për grupet e margjinalizuara

“Vlera e këtij bashkëpunimi për mua dyfishohet kur marrim parasysh llojet e sëmundjeve që trajton”, tha Vitia.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly kanë nënshkruar marrëveshjen, që target ka grupet e margjinalizuara dhe sëmundjet jo-ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky projekt ka vlerë prej 5.5 milionë franga zvicerane, ku do të implementohet në spitalin e Gjakovës e Pejës.

“Vlera e këtij bashkëpunimi për mua dyfishohet kur marrim parasysh llojet e sëmundjeve që trajton, atyre jo-ngjitëse. Kosova e veçmas shëndetësia jonë po kalon në një tranzicion, që dorën në zemër po zgjat më shumë se që e kemi menduar. Kam zgjedhur të jem edhe menaxher, sepse sot më së paku duhet politikë në shëndetësi. Në një vend si ky i joni, ku 1 nga 7 persona preken nga sëmundjet, ky projekt është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Vitia.

E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly theksoi se një sistem i mirë shëndetësor është krucial për funksionimin e një vendi.

“Jam krenar që ta kem mundësinë për ta nënshkruar këtë marrëveshje. Zvicra ka lidhje të ngushta dhe ka shumë vite që punojmë me projekte të ndryshme. Shëndetësia publike ka qenë lidhja e suksesshme. Një sistem i mirë shëndetësor është krucial për mirë-funksionimin e një vendi. Përmes projekteve tuaja që i keni bërë, Kosova është në rrugë të mirë. Është shumë pozitive që Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për vitin 2023 për shëndetin publik”, u shpreh Kolly.

Vendi

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare “SpeleoMedit Magazine”

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, ka publikuar një punim shkencor në revistën ndërkombëtare “Underground Vision – SpeleoMedit Magazine”, një platformë e njohur që trajton kërkimin, eksplorimin dhe kulturën e botës nëntokësore.

Punimi me titull “Getting to Know the ‘Vërmicë’ Spring, Republic of Kosovo” paraqet një studim të detajuar mbi burimin “Vërmicë” në Kosovë, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë të rëndësisë së burimeve ujore në nivel global dhe lokal. Përmes këtij publikimi, profesori Çadraku sjell në vëmendje rolin jetik që kanë burimet natyrore të ujit për ekosistemet, zhvillimin e qëndrueshëm dhe jetën e përditshme të njerëzve.

Në punimin e tij, ai thekson se burimet ujore përfaqësojnë një nga asetet më të rëndësishme natyrore, duke qenë pika fillestare e rrjedhave sipërfaqësore dhe një komponent thelbësor për biodiversitetin dhe zhvillimin njerëzor. Në një kohë kur mungesa e ujit po shndërrohet në një sfidë globale, studime të tilla marrin rëndësi të veçantë për menaxhimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të resurseve ujore.

Sipas të dhënave të paraqitura në studim, në territorin e Kosovës janë identifikuar mbi 7,200 burime ujore, ndërsa rreth 32% e ujit të pijshëm sigurohet nga burimet. Megjithatë, theksohet se ende ekziston nevoja për hulumtime  të detajuar dhe për krijimin një baze të dhënash (databazë) të plotë, duke qenë se një pjesë e madhe e burimeve të ujit  ende nuk janë  mjaftueshëm të dokumentuara.

Punimi i profesorit Çadraku kontribuon në këtë drejtim, duke ofruar të dhëna dhe analiza konkrete për burimin “Vërmicë”, si dhe duke ngritur vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave në Kosovë.

Ky publikim përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimin shkencor dhe në adresimin e çështjeve me rëndësi strategjike për shoqërinë dhe mjedisin.

UBT vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkimin shkencor dhe publikimet ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e dijes dhe në promovimin e ekspertizës akademike nga Kosova në arenën globale.

Continue Reading

Lajmet

Ferizaj: Kapet kamioni me shtatë migrantë, arrestohet shoferi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka ndaluar një rast të kontrabandimit me migrantë në fshatin Babush të Ferizajt.

Sipas raportit, rreth orës 01:30, gjatë një kontrolli rutinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një burrë, ku pas verifikimit të detajuar të rimorkios, janë zbuluar shtatë persona, të gjithë burra shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme.

I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme intervistimi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit vozitësi i kamionit është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, shtatë shtetasit e huaj, të cilët cilësohen si viktima të këtij rasti, janë trajtuar sipas normave ligjore dhe janë akomoduar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku do t’u nënshtrohen proceseve të mëtejshme të verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Vendi

UBT pjesë e konferencës së AWESK mbi rolin e grave në sektorin e energjisë

Published

on

By

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT, Prof. Dr. Armend Ymeri, ka marrë pjesë si panelist në konferencën e organizuar nga Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), me temë: “Gratë që Formësojnë Tranzicionin Energjetik të Kosovës: Nga Vizioni në Lidership dhe Transformim Sektori”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sektorin energjetik në vend, Prof. Dr. Ymeri prezantoi perspektivën e UBT-së lidhur me përfshirjen dhe fuqizimin e vajzave në studimet e Inxhinierisë së Energjisë, duke theksuar se vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv i rritjes së interesimit të vajzave për këtë fushë, si në nivelin bachelor (BSc), ashtu edhe në master (MSc).

Ai theksoi se UBT beson fuqishëm se ndryshimi fillon nga edukimi, duke ndërtuar programe studimi të përshtatura me zhvillimet më të fundit në sektorin energjetik. Në këtë drejtim, kurrikulat në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë janë të bazuara në realitetin e ri energjetik dhe përfshijnë fusha kyçe si prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme (era, dielli, uji, biomasa), tranzicioni energjetik, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit, si dhe digjitalizimi, inteligjenca artificiale, rrjetat e mençura dhe mikrogridet.

Sipas tij, kjo qasje i bën studimet më gjithëpërfshirëse dhe më tërheqëse për një diversitet më të madh studentësh, duke krijuar mundësi reale për përfshirjen e vajzave në këtë sektor strategjik.

Prof. Dr. Ymeri gjithashtu theksoi rëndësinë e metodave bashkëkohore të mësimdhënies që aplikohen në UBT, duke kaluar nga modeli tradicional “lecture-based” në qasje të bazuara në zgjidhjen e problemeve. Përmes metodave si active learning dhe project-based learning, studentet angazhohen më shumë në punë ekipore dhe projekte praktike, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e besimit të tyre në aftësitë teknike.

Një element tjetër i rëndësishëm është mentorimi i strukturuar, ku çdo studente në lëndët praktike përfiton nga mbështetja e dyfishtë, nga një mentor akademik dhe një mentor nga industria. Kjo qasje ndihmon në lidhjen e drejtpërdrejtë të studimeve me tregun e punës dhe zhvillimin profesional.

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë organizon konferenca të rregullta si IC EEE, akademi verore dhe evente të tjera, ku përmes ligjëratave tematike u jepet hapësirë grave eksperte dhe alumneve të suksesshme për të ndarë përvojat e tyre me studentët.

Gjithashtu, UBT ka ndërtuar partneritete të forta me institucione dhe kompani të rëndësishme të sektorit energjetik si KEK, KOSTT, KEDS, ZRrE, si dhe kompani të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata si AWESK. Këto marrëveshje mundësojnë zhvillimin e praktikave profesionale të strukturuara dhe krijojnë mundësi konkrete punësimi për studentet, veçanërisht në role teknike.

Në përmbyllje të diskutimit, Prof. Dr. Ymeri theksoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në sektorin e energjisë nuk është vetëm një çështje e barazisë gjinore, por një domosdoshmëri strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë rikonfirmon angazhimin e institucionit për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik dhe në fuqizimin e rolit të grave në këtë fushë kyçe për të ardhmen e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara