Sport

​Spektakël i basketbollit në fundjavë, kampioni e pret liderin

Published

on

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante. Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit apo kampionit dhe liderit.

Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese.

Të shtunën do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.

ProCredit Superliga-Java 8

E shtunë

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Peja – Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora

Lajmet

​Zidane paralajmëron rikthimin e tij

Published

on

Pas gati katër vitesh larg stolit, ish-trajneri Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në futboll është afër.

Ish-trajneri i Real Madridit, në një deklaratë të shkurtër të raportuar nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha:

“Do të ndodhë së shpejti. Shumë shpejt.”, tha Zidane.

Edhe pse nuk dha detaje të tjera, kjo fjali e shkurtër ka mjaftuar për të ndezur emocionet e tifozëve, sidomos atyre të Real Madridit, që ëndërrojnë rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Zidane është pa klub që nga viti 2021 dhe është përfolur për disa destinacione të mëdha, përfshirë kombëtaren e Francës, Manchester United dhe PSG-në./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rooney: Xhaka është transferimi i sezonit në Angli

Published

on

Wayne Rooney ka vlerësuar Granit Xhakën si nënshkrimin e sezonit pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Sunderlandin në Premier League.

33-vjeçari u rikthye në Angli pas dy sezonesh të suksesshme te Bayer Leverkusen, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesligë. Që nga ardhja e tij, Xhaka është bërë një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

“Kur kthehet në Premier League, pyet veten nëse mund ta bëjë përsëri. Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i shkëlqyer.”, tha Rooney.

Ish-ylli i Manchester United shtoi se përvoja e Xhakës po ndihmon shumë edhe jashtë fushës.

“Sunderland ka një skuadër të re, dhe Xhaka është si një figurë atërore. Ai ndihmon trajnerin dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij.”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova intensifikon përgatitjet, vetëm një pikë larg ‘play-off’-it historik

Published

on

Pas seancës stërvitore të së hënës, Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë përgatitjet edhe sot nga ora 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në stërvitjen e parë të mbajtur një ditë më parë, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, morën pjesë dhjetë futbollistë: Visar Bekaj, Faton Maloku, Ilir Krasniqi, Leard Sadriu, Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Valon Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani.

Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve të ftuar nga Foda zhvilloi rigjenerim në palestër në hotel, pas angazhimeve me klubet e tyre gjatë fundjavës.

Dardanët do të përballen të shtunën në Lubjanë me Slloveninë, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllin të martën e ardhshme me ndeshjen ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Kosova renditet e dyta në grup me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra lidere. Sllovenia ndodhet e treta me tri pikë, ndërsa Suedia është e fundit me një pikë.

Vendi i parë i grupit siguron kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të ketë mundësinë të garojë në fazën e ‘play-off’-it. Për të siguruar këtë fazë, Kosovës i mjafton një pikë, megjithëse ekzistojnë ende gjasa edhe për kualifikim të drejtpërdrejtë, gjithçka do të vendoset në dy ndeshjet e fundit të grupit./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

​Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

Published

on

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum prezantoi planet e Kupës së Botës 2026 në kompleksin kulturor Los Pinos në Meksiko Siti.

Në event morën pjesë gjithashtu përfaqësuesja e qeverisë për Kupën e Botës 2026 Gabriela Cuevas, drejtori kryesor i Turneut FIFA për Meksikën Jurgen Mainka dhe sekretarja e Brendshme Rosa Icela Rodriguez.

Zyrtarët theksuan gatishmërinë e Meksikës për të bashkorganizuar turneun së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, duke përshkruar përgatitjet për infrastrukturën, sigurinë dhe mikpritjen.

Kupa Botërore 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, dhe do të jetë turneu i parë që organizohet nga tri shtete.

Vendi kryesor pritës i ndeshjeve është Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të jenë organizatorët ndihmës. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara