Lajmet

Spanjë planifikon taksë 100% për shtëpitë e blera jashtë BE-së

Published

on

Qeveria spanjolle po planifikon të vendosë një taksë deri në 100% për pronat e blera nga rezidentë të vendeve jo anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Britaninë e Madhe, si një masë për të adresuar krizën e strehimit në vend. Kryeministri Pedro Sanchez e quajti këtë masë “të paprecedentë” dhe tha se ishte e nevojshme për të parandaluar krijimin e një shoqërie të ndarë, ku pasuria do të ishte e përqendruar vetëm në disa individë, ndërsa shumica e qytetarëve do të mbeteshin qiramarrës të varfër.

Sipas Sanchez, banorët nga shtetet jo anëtare të BE-së blenë 27,000 prona në Spanjë gjatë vitit 2023, duke i përdorur ato për përfitime financiare dhe jo për të jetuar në to. “Në kontekstin e mungesës së strehimit, ne nuk mund ta lejojmë këtë”, tha ai. Kryeministri shtoi se qeveria do të japë prioritet për të siguruar që prona të jetë në dispozicion të banorëve të Spanjës.

Sanchez nuk dha detaje specifike rreth mënyrës se si do të zbatohej taksa dhe nuk përmendi një afat kohor për miratimin e masës në parlament. Ai theksoi se kjo do të bëhej pas një studimi të detajuar, dhe përfaqësuesit e qeverisë shpallën gjithashtu masa të tjera, përfshirë përjashtim nga taksat për ata që ofrojnë strehim të përballueshëm, transferimin e më shumë se 3,000 shtëpive në një agjenci të re të strehimit publik dhe përforcimin e rregulloreve dhe taksave për banesat turistike.

“Nuk është e drejtë që ata që kanë tre, katër apo pesë apartamente me qira afatshkurtër të paguajnë më pak taksa se hotelet”, përfundoi ai./UBTNews/

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, ku sipas raportit të gjitha viktimat janë gra. Katër nga to raportohet për dhunë psikike e fizike nga bashkëshortet, ndërsa në Fushë Kosovë, nëna u sulmua nga e vajza e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste, ku viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në rastin tjetër, viktima ka pësuar edhe lëndime.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

E një person në Podujevë u arrestua për dhunë psikike ndaj bashkëshorte, por pas intervistimit ai u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa në Lipjan një shtetas palestinez ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok

Published

on

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli. Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova në mesin e kampioneve botërore e olimpike në Romë

Published

on

Kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, po merr pjesë në Akademinë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) që po mbahet në Romë të Italisë.

Siç shkruan Federata e Xhudos në Kosovë, Gjakova ka përfunduar me sukses pjesën teorike të shkollimit dhe tashmë po ndjek pjesën praktike të trajnimit, përkrah kampioneve të tjera botërore e olimpike, nën udhëheqjen e Daniel Lascau.

Kjo akademi ka për qëllim licencimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve të xhudos në nivel ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Skandal në Maqedoninë e Veriut, klubi shqiptar suspendohet nga të gjitha ligat!

Published

on

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”.

Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.

Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.

Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut./S.K/EO/MK/

Continue Reading

Të kërkuara