Lajmet

​A do të rritet ashpërsimi i garës brenda subjekteve politike?

Published

on

Subjektet politike në Kosovë tashmë kanë hyrë zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt, kësaj herë me disa ndryshime. Mundësia që qytetarët të votojnë deri në dhjetë kandidatë për deputet, nga pesë sa ishte më parë, po konsiderohet ndryshimi kryesor për këto zgjedhje. E kjo, sipas monitoruesve, mund të nxisë edhe ashpërsimin e garës edhe brenda vet subjekteve politike.

Me Ligjin e ri për zgjedhje, të miratuar më 2023, u mundësua edhe votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata, largimi i heshtjes 24 orëshe zgjedhore si dhe numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike në qendrat e votimit.

Këto ndryshime po konsiderohet pozitive nga njohës të proceseve zgjedhore dhe sipas tyre nuk pritet që, si pasojë e kësaj, të ketë rritje të votave të pavlefshme.

Hulumtuesi në Institutin e Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, i cili monitoron proceset zgjedhore, thotë se ndryshimi esencial në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë rritja e votës preferenciale nga pesë kandidatë në dhjetë sosh.

“Ndryshimi më esencial në raport me mënyrën sesi zhvillohet procesi zgjedhor në Kosovë është rritja e votës preferenciale nga pesë në dhjetë kandidatë. Kjo normalisht do të ketë impaktin edhe në ashpërsimin e garës brenda vet subjekteve politike, duke ditur se tashmë gara është më hapur për të gjithë kandidatët. Ndryshim tjetër është edhe mënyra e votimit jashtë vendit që tashmë veçse ka filluar, dhe vërehet një interesim relativisht i lartë i votuesve që jetojnë jashtë vendit. Ata qysh në fillim të procesit zgjedhor po dërgojnë votimet e tyre për t’i ikur rasteve kur ka vonesa në pranimin e tyre nga ana e KQZ-së”, thotë ai.

Ndryshimet ligjore për organizimin e zgjedhjeve parlamentare i konsideron të mira edhe ish-kryetar i KQZ-së, profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Sipas tij, përmes kësaj do të rregullohet administrim më i mirëfilltë i zgjedhjeve.

“Ndryshim tjetër është heqja e heshtjes zgjedhore, pasi ligji mundëson shfrytëzimin në mënyrë racionale periudhën një mujore të fushatës. Subjektet politike kanë të drejtë të bëjnë fushatën deri në hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00. Tjetra është edhe mënyra e numërimit dhe vendi i numërimit të votave. Me këto ndryshime të ligjit, votat nuk do të grumbullohen në të gjithë Kosovën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, por do të numërohen në komisionet komunale zgjedhore…Numërohen vetëm për subjektet politike, kjo mundëson që sa më herët të jepen rezultatet preliminare, ndërkaq ditëve pasuese do të numërohen fletëvotimet për kandidatë në QNR”, thekson Baraliu.

Mundësia që të rriten votat e pavlefshme si pasojë e këtyre ndryshimeve është shumë e vogël, sipas hulumtuesit në KDI, Eugen Cakolli.

Ai sqaron në detaje se si ndodh që një fletëvotim të bëhet i pavlefshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Është e përcaktuar që fletëvotimi është i pavlefshëm vetëm nëse nuk shënjohet subjekti politik. Pra edhe nëse shënjohen më pak se dhjetë apo në rastin tjetër më shumë se dhjetë kandidatë, fletëvotimi si i tillë nuk shpallet si i pavlefshëm. Në rastin më pak se dhjetë vota preferenciale numërohen vetëm ato që janë caktuar nga qytetarët, kurse në rastin mbi 10 vota të shënjuara, i llogaritet vota vetëm subjektit politik”, deklaron Cakolli.

Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë për subjektin politik si dhe pesë kandidatë për deputetë, ndërkaq me Ligjin e ri për zgjedhje ata do të votojnë dhjetë kandidatë për deputetë.

Po ashtu, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore ajo tashmë do të fillojë në orën 07:00 të ditës së votimit dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Rrjedhimisht, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Fushata zgjedhore në Kosovë ka filluar më 11 janar, ndërkaq zgjedhjet do të mbahen me 9 shkurt. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që do të mbahen që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara