Sport

Spanja ‘poker’ me 10 lojtarë, Modric e Ronaldo i japin fitoren kombëtareve të tyre

Published

on

Pas sfidës Danimarkë-Serbi, që u zhvillua në orën 18:00 e përfundoi me fitoren 2-0 të danezë, mbrëmjen e kësaj të diele janë luajtur edhe tre sfida të tjera, të vlefshme për xhirot e dytë, të Ligës A, të UEFA Nations League.

Kështu, Kroacia është rikthyer menjëherë te fitorja, pas disfatës portugeze të raundit të parë, teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët, përballë Polonisë, në “Opus Arena”, të Osijekut, me liderin e tyre, Luka Modric, i cili realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, për të shënuar golin e tretë të sfidës.

Në krahun tjetër, Spanja edhe pse me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Le Normand arriti të sigurojë një fitore të madhe përballë Zvicrës, me shifrat 1-4. Joselu, Ferran Torres dhe një dopietë e Fabian Ruiz i dhanë fitoren “Iberikëve”, ndërsa për “Helvetët” golin e vetëm e shënoi Zeki Amdouni, në mintuën e 41’-të.

Ndërkaq, Portugalia e ka përmbysur gjithçka duket fituar 2-1 sfidën e dytë në këtë edicion të Nations League, ku si kundërshtarë kishin skocezët, të cilët kaluan të parët në avantazh, me antë Scott McTominay, mirëpo një gol fantastik i Bruno Fernandes dhe një tjetër i Cristiano Ronaldo mjaftuan që portugezët të përmbysnin gjithçka me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara