Lajmet

​SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

Published

on

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka sekuestruar të martën 21 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me një vlerë totale prej mbi 9.3 milionë eurosh. Këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kontrabandës masive të cigareve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. 

Në qendër të këtij operacioni është kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO”, në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi. Kjo fabrikë, e cila prodhonte cigare të markës egjiptiane “Kleopatra”, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, një javë pas paraqitjes së vetë Agasit në SPAK, transmeton RTSh.

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se në fabrikën “Albania Tabak” në Librazhd, prodhoheshin miliona paketa cigare “Kleopatra”. Ndërsa fabrika kishte marrë licencën nga një kompani ndërkombëtare për të prodhuar dhe shpërndarë këto cigare në Evropë, një pjesë e konsiderueshme e tyre dyshohet se kontrabandohej ilegalisht drejt Egjiptit, duke shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë origjinale egjiptiane “Eastern Company”, pronare e markës.

Sinjalizimet për këtë aktivitet të paligjshëm fillimisht erdhën nga Doganat e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2015, duke nxitur nisjen e hetimeve edhe në Shqipëri. Si pasojë, në fund të vitit 2015, prodhimi në fabrikën “Albania Tabak” u pezullua përkohësisht. Çështja u rihap në vitin 2017, kur u zbuluan lidhje me kompani me bazë në Ishujt Virgjin Britanik dhe Qipro, të cilat dyshohet se menaxhonin trafikun ndërkombëtar të cigareve.

Sipas raportimeve, “Albania Tabak” prodhonte cigaret për kompaninë “Eques Holding Group”, e cila kishte licencën për përdorimin e markës “Kleopatra” për tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Dokumente gjyqësore, raporte të doganave britanike, kontrata dhe intervista me drejtues të fabrikës, kanë zbuluar se rreth 22 milionë paketa cigare prodhoheshin çdo vit nga fabrika në Librazhd, përpara se të dërgoheshin për eksport kryesisht drejt Libisë.

Pasuritë e sekuestruara, nga apartamentet luksoze dhe vila

Lista e pasurive të sekuestruara është e gjerë dhe përfshin prona të ndryshme, kryesisht të paluajtshme:

9 pasuri të patundshme në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k.

7 apartamente banimi të ndodhura në katin e 32-të të një ndërtese, me sipërfaqe të konsiderueshme.

3 ambiente parkimi, përfshirë depo.

2 vila luksoze dhe truall në zonën e Mulletit, përfshirë një vilë në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”, me sipërfaqe ndërtimi 386 m2 dhe parcelë 818 m2.

Këto pasuri janë sekuestruar me dyshimin se janë përfitime nga veprat penale të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Shpërdorimi i detyrës” nga punonjës të lidhur me veprimtarinë doganore.

Continue Reading

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara