Teknologji

SpaceX tani kompania e dytë private më e shtrenjtë në botë

SpaceX tani vlen më shumë se 100 miliardë dollarë duke tejkaluar konkurrentin Lockheed Martin.

Published

on

Vlerësimi ka ndodhur pas shitjes së aksioneve dytësore nga investitorët ekzistues. Investitorët shitën aksionet me vlerë deri në 755 milionë dollarë në kompaninë hapësinore të udhëhequr nga Musk, duke i dhënë asaj një vlerë prej 100.3 miliardë dollarë.

Me këtë shifër, SpaceX ka tejkaluar vlerën e kontraktorëve të tjerë të hapësirës, ​​përfshirë Lockheed Martin, e cila ka një kapital tregu prej 97 miliardë dollarësh.

SpaceX tani është kompania e dytë private më e vlefshme në botë, pas Bytedance të Kinës.

Lockheed është e vetmja kompani që ka ndërtuar një anije kozmike që ka zbritur në Mars, diçka që SpaceX shpreson ta kalojë.

Virgin Galactic, e cila gjithashtu konkurron me SpaceX, është dukshëm më e vogël se kompanitë e lartpërmendura, e  themeluar nga Sir Richard Branson që ka një kapital tregu pak më shumë se 6 miliardë dollarë.

Blue Origin është kryesisht e vetëfinancuar nga Jeff Bezos, i cili ka shitur 1 miliard dollarë aksione të Amazon çdo vit për të ndërtuar kompaninë.

Teknologji

YouTube ndalon përdoruesit australianë nën 16 vjeç!

Published

on

YouTube ka njoftuar një vendim të rëndësishëm që prek miliona përdorues dhe krijues përmbajtjesh australianë, duke ndaluar përdoruesit nën 16 vjeç nga llogaritë e tyre brenda disa ditësh.

Ky hap vjen pas një mosmarrëveshjeje me qeverinë australiane, e cila kërkonte masa më të rrepta për të mbrojtur adoleshentët nga përmbajtja e dëmshme.

Çfarë ndryshon?

Përdoruesit nën 16 vjeç do të çaktivizohen automatikisht nga llogaria e tyre nga 10 dhjetori.

Ata nuk do të mund të abonohen, të komentojnë ose të pëlqejnë postime, por mund të vazhdojnë të shikojnë përmbajtje pas çaktivizimit.

Përdoruesit tani duhet të jenë të paktën 16 vjeç për të regjistruar një llogari në YouTube.

Sipas Komisionerit të Sigurisë Elektronike në Australi, YouTube ka rreth 325,000 llogari të mbajtura nga australianë të moshës 13–15 vjeç, krahasuar me 440,000 në Snapchat dhe 350,000 në Instagram.

Studimet tregojnë se më shumë se një e treta e australianëve 10–15 vjeç kanë hasur përmbajtje të dëmshme në YouTube.

Ky vendim po vëzhgohet nga juridiksione të tjera, duke krijuar një precedent global për mbrojtjen e fëmijëve në platformat digjitale dhe balancimin e sigurisë me qasjen në shërbime online.

YouTube e përshkruan vendimin si hap të domosdoshëm për të mbrojtur përdoruesit më të rinj e përmbushur rregulloret e qeverisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Gemini futet në Google Maps, përvoja e udhëtimit nuk do jetë më e njëjta!

Published

on

Google Maps po përgatitet të sjellë një përvojë më të avancuar navigimi për përdoruesit e Android dhe iPhone, falë integrimit të funksionalitetit të ri të inteligjencës artificiale Gemini.

Ky përditësim synon të ofrojë një navigim më të thjeshtë, më të personalizuar dhe më të përshtatshëm për të gjithë përdoruesit.

Në versionin më të ri, ikona e mikrofonit është zëvendësuar me simbolin e Geminit, duke sinjalizuar prezencën e asistentit të ri AI.

Me aktivizimin e tij, në ekran shfaqet unaza që tregon se Gemini është gati të marrë komanda me zë. Sistemi i ri do të mbështesë të gjitha mënyrat e lëvizjes: me makinë, transport publik, në këmbë dhe me biçikletë.

Përmes komandave zanore, përdoruesit kërkojnë destinacione, rrugë alternative, informacione për trafikun apo vendndodhje të caktuara pa pasur nevojë të prekin ekranin. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë gjatë ngasjes dhe e bën navigimin më praktik.

Google shfrytëzon inteligjencën e Geminit për të ofruar sugjerime të personalizuara e navigim fleksibël, duke e kthyer aplikacionin në një asistent të zgjuar për çdo udhëtim. Funksioni është në fazën testuese dhe pritet të shpërndahet tek përdoruesit gjatë javëve të ardhshme.

Ky integrim ndryshon mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me Google Maps, duke kombinuar navigimin tradicional me AI për një eksperiencë më të qetë, më të thjeshtë dhe më efikase. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nga thirrjet te mesazhet, Rusia mund ta mbyllë plotësisht WhatsApp-in

Published

on

Rusia njoftoi se po shqyrton mundësinë e ndalimit të WhatsApp-it, duke e akuzuar shërbimin e mesazheve se nuk ka arritur të parandalojë aktivitetet kriminale.

Paralajmërimi vjen në një periudhë kur Moska po intensifikon përpjekjet për të shtyrë qytetarët drejt platformave të kontrolluara nga shteti.

Autoritetet ruse i hoqën përdoruesve mundësinë për të kryer thirrje në WhatsApp që në gusht, si pjesë e një fushate më të gjerë kundër rrjeteve sociale perëndimore. Sipas kritikëve, këto masa synojnë t’i detyrojnë rusët të kalojnë në shërbimet vendore.

Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i komunikimeve, deklaroi se WhatsApp po përdoret për “organizimin dhe kryerjen e akteve terroriste, për rekrutimin e autorëve, si dhe për mashtrime dhe krime të tjera ndaj qytetarëve”.

Institucioni paralajmëroi se platforma  bllokohet nëse nuk përmbahet ligjeve ruse. Meta, kompania amerikane që zotëron WhatsApp-in, nuk ka dhënë ende një reagim, raporton REL.

WhatsApp është ndër aplikacionet më të popullarizuara për dërgimin e mesazheve në Rusi, përkrah Telegramit.

Moska u kërkon këtyre platformave të ofrojnë qasje në të dhënat e përdoruesve kur kërkohet nga organet e rendit, veçanërisht për hetime të lidhura me mashtrimet apo aktivitetet që autoritetet i cilësojnë si “terroriste”.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shprehin shqetësim se masat forcojnë mekanizmin e mbikëqyrjes shtetërore dhe të përdoren për të ndjekur kritikët e Kremlinit, presidentit Vladimir Putin dhe luftës në Ukrainë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Samsung prezanton telefonin e parë me palosje të shumëfishtë

Published

on

Samsung Electronics ka zbuluar telefonin e saj të parë inteligjent me palosje të shumëfishtë, duke synuar të forcojë pozicionin në një sektor të tregut të telefonave ku konkurrenca pritet të shtohet.

Lansimi i Galaxy Z TriFold shënon përpjekjen e kompanisë për të konsoliduar prezencën në një segment ku rivalët fituan terren, megjithëse analistët paralajmërojnë se çmimi i lartë dhe sfidat e prodhimit mund të mbajnë pajisjet e palosshme si kategori të veçantë për momentin.

Modeli shpaloset në një ekran 253,1 mm (10 inç), duke përdorur tre panele, dhe është rreth 25% më i madh se Galaxy Z Fold 7, modeli i fundit i palosshëm i Samsung.

“Unë besoj se tregu i pajisjeve të palosshme do të vazhdojë të rritet, dhe TriFold mund të veprojë si një katalizator për rritje më të shpejtë në segmentin kryesor,” tha Alex Lim, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Samsung Electronics dhe kreu i Zyrës së Shitjeve dhe Marketingut në Kore. Ai shtoi se pajisja është projektuar për klientët që kërkojnë një produkt të veçantë dhe inovativ.

TriFold, i prodhuar në Korenë e Jugut, do të dalë në shitje më 12 dhjetor, duke nisur më pas lansimet në Kinë, Singapor, Tajvan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe brenda këtij viti.

Shtetet e Bashkuara pritet ta marrin pajisjen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara