Sport

Southgate sulmon Roy Keane

Sipas Gareth Southgate Roy Keane është kthyer në një skllav të personazhit të tij vet.

Published

on

Në Angli duket se e kanë të pamundur të shijojnë momentet e mira të kombëtares. Skuadra e Gareth Southgate arriti në gjysmëfinalen e Botërorit në vitin 2018, në finale e “Euro 2020” si dhe siguroi kualifikimin për në Katar.

Ka motive për të qenë pozitivë, por kjo nuk ndodh, pasi, sipas traditës, ajo që ndodh në klube vlen shumë edhe kur futbollistët luajnë për kombëtaren.

Dinamikat e Premier League-s hyjnë edhe në ambientin e kombëtares dhe për këtë arsye edhe fitorja 5-0 ndaj Shqipërisë nuk u ka shpëtuar polemikave. Sulmi erdhi nga një irlandez si Roy Keane, që pas golit të Maguire ndaj Shqipërisë e ka kapur me kapitenin e Manchester United, që festoi golin duke vendosur duart te veshët. Diçka për të cilën Keane u shpreh: “Kjo është e sikletshme, ai po mendon të bëjë të heshtin kritikët e tij kështu?” Ishte kjo pyetja që ngriti Keane në përfundim të ndeshjes dhe për t’iu përgjigjur ka menduar trajneri Southgate.

“Duhet të kuptojmë industrinë në të cilën punojmë. Për të ecur para, duke përfituar, duhet të kesh qëndrime të ndryshme dhe duhet të zgjedhësh me kujdes se çfarë qëndrimi do të mbash. Unë, për shembull, si ish-futbollist, e di se sa të komplikuara janë gjërat kur zbret në fushë ndaj si opinionist tregohesha mirëkuptues”.

Sipas Gareth Southgate Roy Keane është kthyer në një skllav të personazhit të tij vet, si shumë të tjerë në këtë ambient.

“Varet se çfarë të duhet të bësh për të mbajtur punën. Disa kanale të kërkojnë që të mbash qëndrime që kthehen në tituj, të tjera diçka ndryshe, ndaj e kuptoj. Për të mbetur në qendër të vëmendjes në këto ambiente të caktuara, duhet të thuash në transmetim të drejtpërdrejtë gjëra që do të përfundojnë në faqen e parë mëngjesin e së nesërmes. Kushdo që punon në këtë fushë e di si funksionojnë gjërat. Unë si trajner e di, ndaj nuk është problem. Por për futbollistët është ndryshe, janë të rinj, nuk kanë eksperiencë në fushën e komunikimit dhe pyesin veten se përse ish-futbollistë, që me siguri e dinë se sa e rëndë është të kritikohesh, bëjnë gjëra të tilla”.TCH

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara