Lajmet

Nis seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Published

on

E përditësuar:

11:09 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës. Të akuzuarit ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023

Në këtë seancë, deri tani është dëgjuar eksperti i psikiatrisë, Shpend Haxhibeqiri.

Shpend Haxhibeqiri ish-drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha se i akuzuari Naim Murseli gjatë ekzaminimit ka shfaqur asnjë element të çrregullimit mendor.

Më tutje, eksperti Haxhibeqiri tha se deri tek këto vlerësime kanë ardhur bazuar edhe në bisedat qe kanë bërë me të ekzaminuarin Naim Murselin.

“Këtu jemi referuar se çrregullimi afatgjatë prej fëmijërisë ose kronik deri tani nuk ka shfaqua as një element i çrregullimit, shqetësimit dhe ne bazë të shkresave të lëndës nuk është ofruara asnjë dokument që ka këtë çrregullim. Afatshkurtër është pjesa që ka të bëjë prej momenti të arrestimit deri te momenti i ekzaminimit. Natyrisht ekzaminimi psikiatrik nuk kryhet vetëm e shkresat e lëndës, vrojtim të sjelljeve të folurit, të shprehurit dhe gjitha këto mirën për bazë me rastin e përpilimit të ekspertizës. Ne në pikën tre rreshtin e fundit e kemi shpjeguar se kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës për të cilën nga ana e prokurorisë akuzohet”, tha ai.

I akuzuari, Naim Murseli kërkoi sqarime pasi në medie është raportuar se raporti thotë se ai e ka vrarë bashkëshorten r tij.

Haxhibeqiri deklaroi se ne nuk e kemi shpërndarë në asnjë momente ekspertizën e punuar nga IPFK sepse aty ka të dhëna shumë sensitive të jetës dhe të zhvillimit psikosocial të Naim Murselit në asnjë moment në asnjë rresht të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo të cilën e ceku murseli.

I akuzuari, Naim Murseli pyeti se gjatë bisedeva me ekspertët e IPFK a ka pranuar ndonjëherë fajësinë për veprën që akuzohem apo e ka mohuar dhe kam treguar versionin e tij?

Në përgjigjen e tij Haxhibeqiri tha se gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen a po kemi bërë shtytje qe i njëjti se a ka krye e veprës, por që Murseli e ka mohuar kryerjen e veprës apo planifikimin.

Murseli pyeti tutje se si rrjedhi ekspertiza mjeko ligjore nga instituti.

Më pas Haxhibeqiri tha se prej tyre nuk ka rrjedh ekspertiza dhe “këtë e them me përgjegjësi morale”.

Se raporti psikiatrikë i Murselit nuk rrjedhi nga gjykata e tha edhe Kryetarja e trupit gjykues, Gjykata nuk shpërndanë, është vetëm për palët.

Pas përfundimit të dëshmisë se ish-drejtorit të IPFK-së Shpend Haxhibeqiri tani në gjykatore po dëgjohet eksperti, Bujar Obertinca i cili ka ekzaminuar të akuzuarin Granit Plava.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt është mbajtur më 14 korrik të këtij viti. Gjatë kësaj seance, vëllai i Liridonës është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit – i akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

09:43 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ka nisur të jap dëshminë e tij eksperti i psikiatrisë.

Në seancë po merr pjesë edhe i akuzuari Naim Murseli, i cili akuzohet për organizim të vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Murseli në aktakuzë ngarkohet edhe me atë se ia kishte dhënë 30 mijë euro Granit Plavës që ta bënte ekzekutimin e bashkëshortës së tij, në sytë e fëmijëve.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli./D.B/EO

09:18  – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar vazhdimi i gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Naim Murseli i cili akuzohet se organizoi vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijëve.

Në seancë do të dëgjohen dëshmitë e ekspertëve të  psikiatrisë.

Murseli akuzohet se kishte ofruar 30 mijë euro të akuzuarit tjetër, Granit Plavës për ta vrarë Liridona Ademajn.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli./D.B/EO

08:20

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai akuzohet se i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i akuzuar tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

IHMK me paralajmërim për motin sot: Priten reshje shiu, rrufe e mundësi për breshër

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme, më 21 korrik, mbi territorin e vendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, të cila vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.

“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë,” sqaron IHMK.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 31°C dhe 33°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, e cila mund të fuqizohet përkohësisht në zonat me stuhi.

IHMK u rekomandon qytetarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të stuhive apo erërave të forta.

Continue Reading

Lajmet

ESTOFEX vendos Kosovën në nivelin më të lartë të rrezikut për stuhi dhe breshër të madh

Published

on

By

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3) sipas parashikimit të publikuar nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX). Ky alarm paralajmëron mundësinë e motit ekstrem gjatë të martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Sipas ESTOFEX-it, niveli 3 është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri i madh, erërat shkatërruese dhe, në raste të izoluara, tornadot. Meteorologët theksojnë se situata atmosferike mund të sjellë një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem këtë verë në rajon.

Në analizën e tyre thuhet se stuhitë e formuara mbi Detin Adriatik mund të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës, ku aktiviteti mund të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se Niveli 3 nuk do të thotë se çdo zonë do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive të fuqishme. Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet zyrtare dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje më 2022

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, pas vendimit përkatës të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se ky akt përmbyll një proces të zgjatur që nga viti 2022, kur prokurorët në fjalë kishin paraqitur dorëheqjet e tyre.

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës,” – deklaroi Haxhiu.

Ajo theksoi tutje se funksionimi i shtetit bazohet mbi parimet e sundimit të ligjit dhe se institucionet nuk mund të mbeten peng i proceseve të papërfunduara.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara,” – nënvizoi Haxhiu, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri në mbrojtje të integritetit institucional. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara