Lajmet

Sot vazhdon instalimi i matësve të ngrohjes në Prishtinë

Të gjitha pajisjet, që instalohen në radiatorët e konsumatorëve do të jenë falas.

Published

on

Projekti për instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave do të vazhdojë nga sot (e hënë).

Sipas njoftimit të Termokosit, ekipet e kompanisë punëkryese nga mëngjesi i të hënës do të fillojnë instalimet e këtyre pajisjeve në objektet banesore tek Bulevardi “Nëna Terezë” në lagjen “Qendër”.

“Nëpërmes këtyre pajisjeve konsumatorët do të kenë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre për ngrohje, përkatësisht nëpërmes kursimit të energjisë ngrohëse do të kenë mundësinë, që të zvogëlojnë edhe shpenzimet e tyre për ngrohje. Instalimi i këtyre pajisjeve do t’i paraprijë ndryshimit të mënyrës së faturimit nga metoda bazuar në sipërfaqen ngrohëse tek metoda më e re dhe më e saktë, sipas konsumit. NP ‘Termokos’ apelon tek të gjithë konsumatorët tanë, që të bashkëpunojnë me ekipet punëkryese, të mirëpresin ato në banesat e tyre për të mundësuar instalimin e këtyre pajisjeve dhe realizimin e plotë të projektit ‘Prishtina Heat Save’. Të gjithë ata konsumatorë, që nuk do të jenë në banesë, duhet të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0800 999 00 për të caktuar terminin më të përshtatshëm për të pritur ekipet instaluese”, thuhet në njoftim.

Të gjitha pajisjet, që instalohen në radiatorët e konsumatorëve tanë do të jenë falas, në saje të një donacioni në vlerë të 10 milion dollarëve, të ndarë nga Qeveria amerikane nëpërmes Millennium Challenge Corporation (MCC).

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara