Kulturë

Sot u promovua libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Vlerë Kombëtare”

Libri u mundësua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe ajo e Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit të Shqipërisë.

Published

on

Në ditën kur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale, në Prishtinë u promovua libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Vlerë Kombëtare”, botim i cili ka objektiv të pakontestueshëm mbrojtjen shkencore të vlerës më të madh kombëtare luftën e drejtë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri u mundësua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe ajo e Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit të Shqipërisë.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Bedri Zymberaj u shpreh se dënimi i ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa është goditja e parë e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

“Si për koicidencë goditjen e parë të Dhomave të Specializuara e morëm sot kur një pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të një ndërmarrje të përbashkët kriminale u dënua me 26 vite burg dhe çka të themi pra kjo është koiqidencë ndodhemi në një mjegull nuk e dimë se çka do ndodh”, u shpreh Zymberaj.

Zymberaj theksoi se me ligjin për Dhomat e Specializuara Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës u privohet e drejta për qasje në dokumente që nxjerr ky trup gjykues.

“Me legjislacionin tonë në fuqi Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është institucioni për të mbledh, ruajtur, të gjitha dokumentet që prodhohet nga institucionet e shtetit të Kosovës, por me ligjin për Dhomat e Specializuara sipas këtyre dispozita që janë në njëfarë forme ne jemi kompetentë për të ruajtur edhe atë dokumentacion që prodhojnë këto Dhoma, megjithatë Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës privohet nga e drejta për t’i pas në zotërim dokumentacionin, dokumentet që prodhohen nga këto Dhoma dhe atë me ligj të veçantë që është një paradoks i llojit të vetë, sepse neni 3 i Ligjit për Dhomat e Specializuara thotë se Dhomat e Specializuara janë pjesë të juridiksionit të Kosovës në anën tjetër neni 62 i këtij ligji thotë se dokumentacioni që do të prodhohet nga këto Dhoma nuk janë dokumente publike të Kosovës dhe nuk do të jenë të qasshme asnjëherë”, tha ai.

Edhe drejtori i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit të Shqipërisë, Ardit Bido u shpreh se është skandalizuar pas shqiptimit prej 26 vitesh dënim me burgim për ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa. Sipas tij, Gjykata Speciale nuk po prodhon barazi pasi që zëdhënësi i viktimës, Jakup Krasniqi është duke u dënuar, kurse zëdhënësi i agresorit serb ka imunitet diplomatik.

“Rasti i UÇK-së, rasti çfarë ndodh sot në Hagë është po ashtu për të bërtitur se si elementet e shprishjes së identitetit të cilat na shfaqen përmes mungesave janë në fakt arsyeje pse ndodhin këto gabime ciklike në vendin tonë. 30.00Ne nuk na intereson Hashim Thaçi, ne nuk na intereson Jakup Krasniqi e asnjëri prej këtyre personazheve mund të ishin të akuzuar për korrupsion nuk do na interesonte, janë të akuzuar sepse ishin duke mbrojtur vendin dhe kombin. Jakup Krasniqi zëdhënësi nuk po tenton kjo gjykatë të prodhoj barazi mes viktimës dhe agresorit sepse zëdhënësi i viktimës është duke i dënuar, zëdhënësi i agresorit është shkëlqesia e tij me imunitet diplomatik ndërkombëtar, nuk ka barazi dhe as tentativë për barazi. Sot patëm një dënim një dënim i cili mua më skandalizoj jo prej faktit se ka dënim se ndoshta kemi bërë edhe ne gabime që nuk prodhuan dënime vetë ne. Por, sot kishte një dënim për vrasje me arsyetimin që viktima nuk ishte vrarë por kishte ndërruar jetë pasi ishte liruar, kishte një dënim për vrasje me gjithë arsyetimin e torturës me pasoj vdekje”, theksoi ai.

Profesori universitar nga Maqedonia e Veriut, Abdulla Azizi u shpreh se ky libër ka objektiv të pakontestueshëm mbrojtjen shkencore të vlerës më të madhe kombëtare luftën e drejtë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Patën një objektiv të përgjithshëm dhe të pakontestueshëm mbrojtjen shkencore të vlerës më të madh kombëtare luftën e drejtë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke lexuar kumtesat brenda këtyre kopertinave të librit ajo çka të bie në sy është gjetja e fjalëve kyçe. Autorët këtu bëjnë një analizë të thelluar të veprimtarisë së UÇK-së nxjerrin konkluza dhe bazë shkencore për retrospektivën historike të ngjarjeve dhe ndodhive reale duke përgënjeshtruar të pavërteta dhe trillimet për zbehjen e idealit kombëtar të UCK. Rëndësia e këtij botimi del në pah duke parë vëmendjen në rritje që po i kushtohet aktivitet shtet-formues të ushtrisë çlirimtare të Kosovës në etablimin e një shteti sovran si subjekt i barabartë në komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Recensuesi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Vlerë Kombëtare”, Muhamet Mavraj tha se ky libër është përmbledhje e 22 kumtesave e cila është heterogjene.

Mavraj theksoi se Gjykata Speciale është shndërruar tashmë vetvetiu në sinonim të shkatërrimit të vlerës së UÇK-së.

“’Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Vlerë Kombëtare’ është përmbledhje e 22 kumtesave një fjale përmbyllëse, rezolutës apo deklaratës, këto 22 kumtesa janë rezultat i sesionit shkencor ’Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Vlerë Kombëtare’ e mbajtur me 7 mars 2022 në Prishtinë.. Përmbledhja e këtij libri është heterogjene për UÇK-në, autorët trajtojnë shumë tema për UÇK-në dhe jo që të gjithë trajton një aspekt brenda punimit të tyre sa i përket të ashtu quajturës Gjykatë Speciale e Kosovës e shndërruar tashmë vetvetiu në sinonim të shkatërrimit të vlerës së UÇK-së karakteri i saj për nga korrektësia që po e tregon.. edhe pas luftës po kështu luftëra për dhe kundra luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përmasa të ndryshe këto luftëra kundër luftës kanë filluar si thashetheme dhe kanë përfunduar nëpër gjykata deri në Hagë janë konstatuar si propagandë zyrtare e një subjekti politik qysh gjatë luftës dhe njëkohësisht dhe paralelisht nga dhe shteti serb gjithmonë në rrafshin e propagandës së errët”, theksoi ai.

Gjatë ditës së sotme trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Ndërsa në paraburgim vazhdojnë të qëndrojnë edhe krerët tjerët ë UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, si dhe ish krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të cilët janë dënuar me 4 vite e gjysmë dënim me burgim.

Lajmet

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, theksohen sfidat globale dhe organizohet aktivitet në Prishtinë

Published

on

Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar promovimit të të drejtave, mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në mbarë botën.

Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e të drejtave të fëmijëve, të cilat u forcuan me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 1959 dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës të miratuar nga OKB në vitin 1989.

Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë ende nuk kanë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Në shumë vende të botës, vazhdojnë të raportohen edhe raste të martesave të hershme të vajzave, një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Në kuadër të kësaj dite, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën ETEA ka organizuar aktivitetin publik me titull “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, i cili synon të hapë diskutim mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet arsimore.

Continue Reading

Lajmet

“Syrigana” e Petrit Halilajt prezantohet me sukses në Berlin

Published

on

Opera bashkëkohore “Syrigana” e artistit kosovar Petrit Halilaj është prezantuar para publikut ndërkombëtar në Berlin, në hapësirat e “Hamburger Bahnhof”, një prej muzeve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor në Evropë.

Interpretimi u realizua nga një ansambël i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”, e cila kishte në qendër operën e parë të Halilajt dhe njëherësh shënoi mbylljen e ekspozitës së tij personale në këtë institucion prestigjioz.

E bazuar në mite, legjenda dhe rrëfime të lidhura me vendlindjen e artistit, “Syrigana” ndërthur muzikën, teatrin dhe instalacionin artistik, duke sjellë një përvojë unike për publikun. Vepra pati premierën në qershor të vitit të kaluar në Syriganë të Skenderajt dhe që atëherë është vlerësuar si një nga projektet më të veçanta artistike të realizuara në Kosovë.

Sipas Filharmonisë së Kosovës, prezantimi në Berlin përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e operës, e cila tashmë ka potencial të vazhdojë jetën e saj artistike edhe në skena të tjera ndërkombëtare.

Me këtë paraqitje, Petrit Halilaj ka vazhduar ta prezantojë artin dhe kulturën e Kosovës në qendra të rëndësishme botërore, duke e shndërruar kujtesën, mitet dhe historitë lokale në vepra me jehonë ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Bidermani dhe Zjarrvënësit” ngjitet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

Teatri Kombëtar i Kosovës sjell sonte para publikut shfaqjen “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, të autorit Max Frisch, me regji të Agon Myftarit. Premiera do të jepet sot, më 1 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa repriza do të shfaqet edhe më 2 qershor në të njëjtin orar.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.

Muzika e shfaqjes është realizuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dramaturgjinë e ka përgatitur Zoga Çeta Çitaku. Skenografia është punuar nga Nicola Minssen, kostumografia nga Samka Ferri, ndërsa asistente e regjisorit është Diellza Dedushi.

Për ndriçimin dhe tonin janë kujdesur Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu, ndërsa inspiciente e shfaqjes është Nazmije Krasniqi.

Të interesuarit mund të rezervojnë biletat duke dërguar emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin e telefonit 044 430 693.

“Bidermani dhe Zjarrvënësit” është pjesë e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe vjen si një nga prodhimet më të reja të skenës teatrore vendore.

Continue Reading

Lajmet

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Published

on

By

Artistja dhe dizajnerja, njëherit profesoreshë në Fakultetin e Artit dhe të Dizajnit në UBT, Arbresha Hoxha do të përfaqësojë krijimtarinë e saj në tri ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor gjatë vitit 2026, duke zgjeruar praninë e saj artistike në skenën globale dhe duke promovuar artin shqiptar në kontekste prestigjioze ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e parë do të realizohet në Barcelona Contemporary Art Exhibition 2026, e cila do të mbahet në Barcelonë gjatë muajit korrik 2026. Në këtë ekspozitë ndërkombëtare, veprat e Arbresha Hoxhës do të prezantohen përkrah artistëve nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional me kuratorë, artistë dhe institucione kulturore ndërkombëtare.

Më pas, veprat e saj do të ekspozohen në Times Square Billboard Showcase në New York City, një platformë prestigjioze që promovon artin digjital dhe bashkëkohor në një nga hapësirat publike më ikonike në botë. Kjo pjesëmarrje përfaqëson një mundësi të rëndësishme për prezantimin e krijimtarisë së saj para një audience të gjerë ndërkombëtare.

Gjithashtu, më 27–28 qershor 2026, Arbresha Hoxha do të marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare të arteve pamore në Vjenë, Austri, ku do të ekspozojë veprat e saj së bashku me artistë nga vende të ndryshme. Ngjarja synon të nxisë dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin e ideve artistike përmes praktikave bashkëkohore të artit vizual.

Këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Arbresha Hoxhës në zhvillimin e praktikës së saj artistike dhe në promovimin e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare. Përmes pjesëmarrjes në këto ngjarje të rëndësishme, ajo kontribuon në forcimin e dialogut kulturor dhe në prezantimin e vlerave bashkëkohore të artit vizual para publikut global.

Continue Reading

Të kërkuara