Lajmet

​Sot takimi në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin

Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.

Published

on

Për herë të katërt me radhë, të enjten në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ndërkaq, sipas partisë në pushtet, rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo ,sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim.

Në anën tjetër ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se rezulutati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.

“Mund të konfirmoj se nesër duhet të ketë në Bruksel një takim tjetër të kryenegociatorëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati – si gjithmonë – varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në një mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Serbia është palë dekonstruktive dhe se po kundërshton secilën zgjidhje për dinarin.

Mirëpo ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës në momentin që ka pranuar që për një çështje të brendshme të dialogojë në Bruksel.

Sipas saj, duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje në koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KosovaPress ka kontaktuar me zyrtarë qeveritar për zgjidhjet e mundshme për çështjen e dinarit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërmjetësi i dialogut, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në takimin e fundit të kryenegociatorëve ka propozuar një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit, i cili u pranua nga pala kosovare, mirëpo u refuzua nga Serbia. Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti dhe njeh vetëm euron si valutë zyrtare.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara