Aktualitet

Sot takime në kuadër të dialogut, në rend dite marrëveshja për energjinë

Do të bëhen edhe përgatitje për një takim të nivelit të lartë me kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Published

on

Sot në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky takim do të jetë në nivel kryenegociatorësh mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq ndërsa në rend ditë është marrëveshja për energjinë.

Po ashtu, do të bëhen edhe përgatitje për një takim të nivelit të lartë me kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

I dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve. Takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Javë më parë, të dy palët kanë thënë se janë përafruar qëndrimet në lidhje me energjinë me presidentin serb Vuçiq që ka thënë se ka pasur bisedime me kompaninë KEDS.

Mirëpo, Kurti të shtunën sqaroi se për çfarë është biseduar mes palës serbe dhe kompanisë turke KEDS.

Vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e matëse, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim ne e kemi përmbushur e që i referohet takimeve ndërmjet KEDS-it dhe palës serbe. Pra, vetëm në këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Republikës së Kosovës. Pra, në këtë aspekt kanë biseduar KEDS-i me palën serbe. Kjo ka ndodhur më 9 qershor”, tha Kurti.

Megjithatë, ai nuk deshi të ndalet më shumë te kjo marrëveshje pasi tha se nuk duhet të dëmotohet procesi.

Ditët në vijim në janë vendimtare për parë se a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nismën e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi shumë kujdes që as me hamendesime, dhe as me gjysmë të vërteta apo çerek të vërteta të mos e dëmtojmë procesin në ditët në vijim, për shkak se po kërkohen pretekste për t’i ikur ose devijuar nga marrëveshja afër së cilës jemi si asnjëherë më parë”, shtoi Kurti.

Sa i përket marrëveshjes për energji diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të, ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashme palët vetëm do të pajtohen për planin e implementimit të saj. BE pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Aktualitet

LVV propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se, pas dështimit për të arritur një marrëveshje me subjektet e tjera politike, do të propozojë Glauk Konjufcën si kandidat për President të Republikës.

Ky vendim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të subjektit në pushtet për të gjetur një emër të përbashkët me opozitën, përpjekje të cilat, sipas LVV-së, nuk u pritën me propozime konkrete.

Në njoftimin e tyre, LVV thekson se opozita ka refuzuar ofertat me emra të caktuar, pavarësisht insistimit për pajtueshmëri. “Pavarësisht insistimit tonë, nga këto subjekte nuk morëm asnjë propozim konkret, ndërsa u refuzuan edhe ofertat tona me emra të caktuar”, thuhet në deklaratën e subjektit, duke shtuar se vendi ka njerëz të denjë për këtë pozitë dhe se zgjedhjet e reja në këtë fazë janë krejtësisht të panevojshme.

Përballë kësaj situate, LVV ka vendosur të kandidojë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën, duke e cilësuar atë si njeriun e dytë më të votuar në historinë e vendit. LVV u ka bërë thirrje përsëri partive opozitare që të paraqesin kandidatët e tyre, madje duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime nga grupi i tyre parlamentar nëse është e nevojshme.

LVV shprehu bindjen se kjo krizë politike mund të tejkalohet pa pasur nevojë për votime të parakohshme. “Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara”, përfundon njoftimi i tyre drejtuar subjekteve politike dhe opinionit publik.

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohen çmimet tavan për naftën në Kosovë

Published

on

By

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, si masë urgjente pas rritjes së menjëhershme të derivateve si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.

Sipas ministres, ky veprim erdhi pas monitorimit të rreptë të tregut dhe evidencave nga Dogana e Kosovës, ku u vërejt se rritja e çmimeve nga importi u reflektua menjëherë te konsumatori final.

Duke shpjeguar arsyet e kësaj ndërhyrjeje, Kusari-Lila theksoi se “ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.

Me këtë rregullore të re, marzha tregtare maksimale është kufizuar në 2 euro centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 euro centë për litër për shitjen me pakicë.

Ministrja bëri të ditur se llogaritja e këtyre marzhave bëhet në përputhje me udhëzimet administrative në fuqi dhe se çdo tentativë për manipulim do të ndëshkohet.

Ajo paralajmëroi prani të shtuar të kontrollit në pikat e shitjes, duke u shprehur se “inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi” dhe se “çdo shkelje apo moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi”.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, me synimin kryesor që të stabilizojë tregun e brendshëm pas luhatjeve të fundit globale. Sipas ministres, ky akt synon që të sigurojë një treg të rregullt ku çmimet nuk rriten në mënyrë të paarsyeshme në kurriz të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Sveçla i përgjigjet ashpër Vulin-it: Deklaratat e tij janë kërcënim i hapur ndaj Kryeministrit Kurti

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ish-shefit të inteligjencës serbe (BIA), Aleksandar Vulin. Ky i fundit, duke marrë shkas nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, kishte përdorur një analogji me shërbimin izraelit Mossad për të kërcënuar tërthorazi udhëheqësit e Kosovës.

Ndërsa, Sveçla e cilësoi këtë gjuhë si një thirrje të hapur për destabilizim dhe operacione të dhunshme në Ballkan.

Sipas ministrit Sveçla, pyetja e Vulin-it se “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”, është një mesazh i rrezikshëm që synon normalizimin e sulmeve sekrete.

“Të importosh analogji nga një konflikt me dinamikë lufte të hapur… dhe t’i aplikosh ato në raport me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë”, shkruan Sveçla.

Gjithashtu, ministri rikujtoi se Vulin është një zyrtar i sanksionuar nga SHBA-të për lidhjet e tij me Rusinë dhe se deklaratat e tij reflektojnë mendësinë e vjetër të shërbimeve serbe, të cilat historikisht kanë kryer vrasje politike.

Lidhur me këtë, ai shtoi: “Kur Vulin deklaron se inteligjenca serbe ‘di ta bëjë këtë’, ai i referohet një precedenti të rrezikshëm… Mbetet i papranueshëm tolerimi i gjuhës kërcënuese dhe i aspiratave për veprime të dhunshme apo cenim të sovranitetit.”

Sveçla gjithashtu zbuloi se institucionet e sigurisë kanë ndaluar së fundmi dy bjellorusë dhe një rus, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia. Sipas tij, këta persona kishin trajnime ushtarake për eksplozivë dhe pajisje që përkonin pikërisht me paralajmërimet e Vulin-it për veprime operative në terren.

Në mbyllje të reagimit të tij, ministri u shpreh i prerë se Kosova nuk do të frikësohet nga asnjë lloj shantazhi që vjen nga Beogradi.

“Institucionet e Republikës së Kosovës… janë të gatshme të përballen me çdo lloj kërcënimi në mënyrë profesionale. E as Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin”, ka njoftuar Mnistri Sveçla.

 

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vijon edhe këtë të mërkurë dëshmia e ekspertit të kriminalistikës, Koen Herlaar.

Ai po jep dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët ballafaqohen me akuza për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Seanca nisi me pyetjet e avokatit Jonathan Elystan Rees, i cili përfaqëson mbrojtjen e Bashkim Smakajt, por me propozim të prokurorisë dhe miratim të gjyqtarit Christoph Gosnell, procedura kaloi shpejt në seancë të mbyllur për publikun.

Herlaar është dëshmitari i dytë i thirrur në këtë rast dhe e ka nisur deklaratën e tij që prej ditës së martë.

Pas përfundimit të dëshmisë së tij, gjykata pritet të dëgjojë dëshmitarin e tretë, i identifikuar me numrin ‘9’. Ky proces pason seancën fillestare të 27 shkurtit 2026, ku të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për pikat e aktakuzës. Po atë ditë nisi edhe dëshminë dëshmitari i parë nën masa mbrojtëse, duke shënuar kështu fillimin e fazës së provave në këtë rast.

Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim në Hagë që prej fundit të vitit 2020. Përveç procesit kryesor për krime lufte, ai tashmë po gjykohet edhe për këtë aktakuzë të re të ngritur në vitin 2024, e cila fokusohet specifikisht në pretendimet për ndërhyrje në proceset gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara