Lajmet

Sot seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Published

on

Sot në orën 11:00, në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999./UBTNews

Aktualitet

Valë e të nxehtit ekstrem godet Spanjën

Published

on

Continue Reading

Aktualitet

Estonia nis revolucionin digjital në shkolla: Inteligjenca Artificiale, pjesë e çdo klase

Published

on

Përderisa shumë vende në Evropë e kanë ndaluar përdorimin e “smartphone”-ve në shkolla, Estonia e konsideruar fuqia e re arsimore e Evropës – është duke udhëzuar nxënësit të përdorin pajisjet në klasë, ndërsa që nga shtatori do marrin llogaritë personale të Inteligjencës Artificiale.

Estonia po nis iniciativë kombëtare AI Leap, që do t’i pajisë nxënësit dhe mësuesit me “mjete dhe aftësi botërore në fushën e inteligjencës artificiale”.

U bë e ditur se po negociohen licenca me OpenAI, që do shndërrojë Estoninë në laborator eksperimental për përdorimin e Inteligjencës Artificale në shkolla.

Qëllimi është të ofrohet qasje falas në mjetet më të avancuara të të mësuarit me IA për 58,000 nxënës e 5,000 mësues deri më 2027, duke filluar me 16- dhe 17-vjeçarët këtë shtator. Sipas zyrtarëve, mësuesit do trajnohen në teknologji, duke vënë prioritet barazinë arsimore dhe aftësitë për përdorimin e IA-së. Ata kanë thënë se kjo do ta bëjë Estoninë “një nga kombet më të mençura në përdorimin e IA-së.”

Ministrja estoneze e arsimit, Kristina Kallas, gjatë një vizite në Londër  ëshë shprehur me fjalët: “E di se shumica e vendeve evropiane janë skeptike dhe të kujdesshme ndaj ekraneve, telefonave mobilë dhe teknologjisë. Por në rastin e Estonisë, shoqëria në përgjithësi është shumë më e hapur dhe e prirë për të përdorur mjete dhe shërbime dixhitale. Mësuesit nuk bëjnë përjashtim.”

Continue Reading

Lajmet

Hetimet ndaj Faton Pecit, prokurorët i përgjigjen akuzave politike

Published

on

By

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklarimeve publike të bëra nga përfaqësues të subjektit politik GUXO dhe nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, pas veprimeve procedurale të ndërmarra nga Prokuroria Speciale, që përfshijnë intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në cilësinë e të dyshuarit.

“Në mënyrë të veçantë, Shoqata e konsideron të papranueshme gjuhën denigruese dhe akuzat publike të drejtuara ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si dhe ndaj prokurorit të çështjes, Admir Shala, për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në reagim.

Shoqata thekson se të gjithë prokurorët në Kosovë, përfshirë edhe ata të Prokurorisë Speciale, veprojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe provat që rezultojnë nga hetimet.

“Akuzat politike, tentativat për diskreditim personal dhe përmendja e përkatësive të mëhershme partiake nuk mund dhe nuk guxojnë të përdoren si mjete për të ndikuar në vendimmarrjen apo integritetin e prokurorëve. Kriteri i vetëm për vlerësimin e një prokurori është performanca profesionale, respektimi i ligjit dhe standardeve etike”, thuhet më tej në reagim.

Shoqata u bën thirrje të gjithë aktorëve publikë që të respektojnë pavarësinë institucionale të sistemit prokurorial dhe të përmbahen nga deklaratat që përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj punës së prokurorëve.

Kujtojmë se të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës zhvilloi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në zyrat e një kompanie private.

Sipas prokurorit të rastit, Admir Shala, hetimet lidhen me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

Pas intervistimit të tij, reaguan disa zyrtarë të lartë të Qeverisë. Ministrja e Jashtme në detyrë dhe bashkëkryetare e GUXO, Donika Gërvalla, e cilësoi intervistimin e Pecit si “inskenim të gërditshëm” nga ana e kryeprokurorit Blerim Isufaj. Edhe vetë subjekti politik GUXO lëshoi një deklaratë ku ngriti dyshime mbi paanshmërinë e hetimeve. Në mbështetje të ministrit Peci doli gjithashtu edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Ndoqi nga afër koncertin e Beyoncé: Selena Gomez vihet në qendër të kritikave

Published

on

Selena Gomez ka zemëruar ndjekësit në rrjet pasi zbuloi se po ndiqte ndeshje të “New York Knicks” ndërkohë që ndodhej në koncertin e Beyoncé gjatë fundjavës.

Ajo ishte pjesë në koncertin “Cowboy Carter” të Beyoncé-s në New Jersey, duke iu bashkuar personazheve të njohur që kanë ndjekur turin e fundit.

E veshur me një kapele kauboji me logon e albumit, Selena publikoi disa foto nga koncerti, por një imazh i veçantë bëri bujë në rrjet. Nga një suitë VIP, ajo publikoi në Instagram Story një foto të telefonit të saj, ku shfaqej ndeshja e basketbollit mes Knicks dhe Pacers.

“Një sy e kam te loja,” shkroi ajo krahas fotos.

Kjo nuk u prit mirë, u kritikua për mungesë respekti ndaj koncertit të Beyoncé dhe pretenduan se ajo nuk donte të ishte aty. Në Reddit, një përdorues shkroi:

“Nuk jam i befasuar. Të pasurit nuk i vlerësojnë gjërat sepse janë mësuar t’i kenë të gjitha. Selena nuk do ta përjetojë kurrë lumturinë që unë ndjeva në vendet më të lira të stadiumit.”

Një tjetër shtoi:

“Hera e vetme që kam parë diçka në telefon gjatë një shfaqjeje ka qenë kur s’kam dashur fare të jem aty.”

Shumë të tjerë dolën në mbrojtje, duke thënë se një ndeshje si ajo e Knicks, që nuk kanë qenë në finalet e NBA që nga 1999, është arsye e vlefshme për të parë telefonin gjatë koncertit. Një komentues thoshte: “Kur Knicks fituan titullin e fundit, Beyoncé nuk kishte lindur ende. Lërini fansat të shijojnë të dyja gjërat.”

Ndërkohë, Beyoncé vazhdoi me sukses turneun e saj “Cowboy Carter”, të cilin e nisi më 28 prill, ndërsa Knicks fituan ndaj Indiana Pacers.

Continue Reading

Të kërkuara