Lajmet

Sot seanca e parë ndaj Kadri Veselit në Hagë

Publikuar

Sot në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njofton se aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./UBTNews

Film & TV

Filmi “Back to Black” e rikthen Amy Winehouse në ekranin e madh

Publikuar

nga

Regjisorja Sam Taylor-Johnson nuk deshi që drama e saj biografike për këngëtaren dhe tekstshkruesen e ndjerë, Amy Winehouse, të jetë e ngjashme sikurse dokumentari fitues i Oscarit që u realizua nga Asif Kapadia.

“Ndjeva se duhet të realizoja diçka ndryshe nga ai dokumentar. Doja ta realizoja nga një këndvështrim tjetër dhe këndvështrimi më i mirë ishte që ta realizoja rrëfimin përmes muzikës së saj”, deklaroi regjisorja për filmin “Back to Black”.

Filmi i shpërndarë nga Focus Features, flet për edukimin e Winehouse në një familje hebreje, karrierën e saj, romancat – dhe varësinë që do të çonte në vdekjen e saj. Fituesi i gjashtëfishtë i Grammyt, është i njohur për përzierjen e elementeve të xhazit, shpirtit, ritmit dhe bluzit.

Derisa kritikat e filmit kanë qenë jashtëzakonisht negative në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë deri më tani, shumë besojnë se aktorja kryesore Marisa Abela, e cila portretizon Winehouse, dha një performancë të suksesshme.

“Ka momente kur Abela zhduket dhe Winehouse shpërthen në ekran, si një pamje magjike e syrit që vezullohet kalimthi në fokus”, shkroi kritikja Wendy Ide e The Guardian.

“Por filmi është jashtëzakonisht i pabarabartë dhe i prirur për gjykime të gabuara katastrofike”, shtoi ajo.

Aktorja kryesore kaloi 12 muaj duke tentuar të kapte çdo aspekt të Winehouse.

“Ka kaq shumë versione të ndryshme të Amyt, dhe kjo është pothuajse sikur, sa më shumë të dini, aq më pak dini, sepse ajo është artiste aq e madhe dhe gjithëpërfshirëse”, tha Abela./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​15.1% e popullsisë së Turqisë përbëhej nga të rinjtë në vitin 2023

Publikuar

nga

Rinia e Turqisë përbënte 15.1% të popullsisë së saj në fund të vitit 2023, sipas shifrave zyrtare të publikuara të premten.

Në vend kishte gjithsej 12.87 milionë të rinj, të moshës nga 15 deri në 24 vjeç, 51.3% e të cilëve ishin meshkuj dhe 48.7% femra, tha byroja e statistikave e vendit TurkStat.

Raporti i të rinjve në popullsinë e përgjithshme pritet të jetë 14% në vitin 2030, 13.4% në 2040, 11.8% në 2060 dhe 11.1% në 2080.

Krahina me përqindjen më të madhe të të rinjve ishte Hakkari, me 21.5%, në vitin 2023, i ndjekur nga Sirnak dhe Siirt me 21.1% secili dhe Bayburt me 20.2%.

“U pa se përqindja e popullatës së të rinjve të Turqisë me 15,1% ishte më e lartë se ajo e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)”, vuri në dukje byroja e statistikave.

Mesatarja e BE-së e përqindjes së popullsisë rinore ishte 10.6% në vitin 2023./AA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare

Publikuar

nga

Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03.06.2024 deri më 17.06.2024, ndërsa mosha e kërkuar është 18 deri 22 vjeç.

“Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ministri Ejup Maqedonci.

Njoftimi i plotë:

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞:

  1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së;

– Universiteti Amerikan në Kosovë

  1. Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake;

– Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes

– Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes

– Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes

  1. Republika e Turqisë;

-Akademia Ushtarake Tokësore

-Akademia Ushtarake Mjekësore

  1. Republika e Kroacisë- Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit;

– Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak

𝐊𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟑.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟕.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟒.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Njoftimi për shpalljen e konkursit gjendet në ëeb faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net/Page/15.

Mosha për aplikim 18 deri 22 vjeç (Turqi: Të mos ketë mbushur 21 vjet).

Për informata shtesë, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 ose në email: [email protected]

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

𝐁𝐞̈𝐡𝐮 𝐨𝐟𝐢𝐜𝐞𝐫 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬!

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Publikuar

nga

Pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti”.

“Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se “pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë”.

“Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë”.

Zyrtarja e lartë e PDK-së ka thënë se “Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara