Lajmet

Sot rinis gjyqi ndaj Ilir Metës

Mediat në Shqipëri raportojnë se presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij.

Publikuar

Sot pritet të rinisë gjyqi ndaj presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.

Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut të shtetit do të jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra më tutje Ilir Meta nga zyra e tij do të lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.

Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një fashikull prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që shkarkoi Metën, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike.

Parashtrimet e juristëve të Ilir Metës nuk bindën gjyqtarët kushtetues të cilët drejtuan një mori pyetjesh në adresë të kreut të shtetit.

Më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tani duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Lajmet

​Kuleba dhe Cameron diskutojnë për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe homologu i tij britanik, David Cameron, ku mbërritën për një vizitë në Kiev, kanë diskutuar për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe tema të tjera. Këtë e ka bërë të ditur Kuleba në rrjetin social X, transmeton Ukrinform.

Kuleba tha se ai dhe Cameron u përqendruan në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht mbrojtjen ajrore, si dhe përgatitjet e përbashkëta për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.

“Ne u fokusuam gjithashtu në hapat e ardhshëm për të mundësuar përdorimin e aseteve të ngrira ruse për përfitimin e Ukrainës”, shtoi ai.

Kuleba falënderoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin me Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Publikuar

nga

Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak.

Në seancën e fundit, më 29 prill, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Sekiraqës derisa ky i fundit kishte deklaruar se me ish-policin s’kishte pasur probleme më herët.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh./Betimipërdrejtësi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hoti: Në tri vitet e fundit shënohet regres në zhvillimin ekonomik e social

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se lufta e Qeverisë në tri vitet e fundit ndaj mediave, sindikatave, bizneseve dhe ndaj çdokujt që ka qenë kritik ka degraduar demokracinë në vend, zhvillimin ekonomik dhe për barazinë sociale.

Reagimi i ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vjen pasi Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

“E kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi. Tani po dëshmohet nga tri raporte ndërkombëtare, të cilat i pranuam këto ditë: nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga Freedom House dhe së fundmi nga “Reporterët pa Kufij”. Secili raport më negativ se tjetri. Ky i fundit, që merret me lirinë e mediave, na rendit për 19 pozita më poshtë. E vërteta është se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është ballafaquar me sfida në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, në luftimin e korrupsionit, në fuqizimin e mediave dhe shoqërisë civile dhe në avancimin e dialogut social”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij nga viti në vit është shënuar progres dhe Kosova ka qenë e renditur ndër vendet me demokracinë më funksionale në rajon. Derisa sipas Hotit në tri vitet e fundit, është shënuar regres në çdo dimension të zhvillimit ekonomik e social.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

AGK: Raporti i Reporterëve pa Kufij duhet të jetë alarm për qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se Kosova ka shënuar regres për 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56, në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij. Ai ka thënë se ky raport duhet qe të jetë alarm për qeverinë e Kosovës.

“Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit e Reporterëve Pa Kufij  që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56. Kjo rëndohet mund të mos jetë befasi për atë që kemi përjetuar në vitin e fundit por duhet që të jetë alarm për ata, që këtu e kam fjalën për institucionet e Kosovës, për qeverinë. Siguria e gazetarëve ka qenë një shqetësim vitin e kaluar”, ka thënë Rexha.

Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se gazetarët duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të fortë, për të bërë punën e tyre duhet që të jenë të lirë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara