Sport

Sot përballen Prishtina dhe Feronikeli

Published

on

Sot fillon java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll. Sot luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Prishtina renditet e 3-ta me 24 pikë të tubuara duke mos pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit rresht (katër fitore e një barazim), por edhe Feronikeli në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje (dy fitore e një barazim), megjithatë skuadra e “industrialistëve” ndodhet e 5-ta me 19 pikë të tubuara.

“Mendoj se të gjitha ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor është e rëndësishme dhe gjithsecila më e vështirë se tjetra dhe që të gjitha pretenduese për kreun e tabelës. Shpresoj që  me lojë të mirë të korrim fitore në përballjen me Feronikelin të cilët kanë ekip të mirë edhe pse nuk e kanë pasur formën optimale nga fillimi i kampionatit. Janë ekip i rrezikshëm, por ne do të mundohemi të kryejmë detyrat tona të cilat i kemi për të arritur objektivin që kemi. Kam formë të mirë momentale, shpresoj të vazhdoj njëjtë, por më shumë besoj që duhet gjithsecili së pari t’i ndihmoj ekipit edhe më shumë”, ka thënë mesfushori Endrit Krasniqi i cili në tre ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim./UBTNews

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame

Published

on

Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys.  

Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030.

Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Athekame është lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më përpara në mesfushë.

Ka 10 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Gjatë sezonit 2024/2025 me Young Boys, Athekame zhvilloi 30 ndeshje në kampionat, ku regjistroi dy asiste dhe luajti mbi 1700 minuta. Ai ishte pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve.

Para se të kalonte te Young Boys, 20-vjeçari ka luajtur për Xamax dhe është formuar në akademinë e Bejune.

Transferimi i tij te Milani shihet si një hap i madh në karrierën e tij.

Continue Reading

Të kërkuara