Aktualitet

Sot nënshkruhet marrëveshja ushtarake mes Greqisë dhe Francës me vlerë 5 miliardë euro, ja çfarë sjell në detet greke

Detajet e marrëveshjes u diskutuan në darkën e djeshme të presidentit francez dhe kryeministrit grek.

Published

on

Marrëveshja e re ushtarake midis Greqisë dhe Francës që do të nënshkruajnë mëngjesin e sotëm në orën 10:00 do të krijojë një situatë të re në Mesdheun Lindor.

Ajo është quajtur edhe një “Mega marrëveshje” pasi ka një vlerë prej 5 miliardë eurosh dhe sjell në detet greke 3 fregata franceze Belharra, 3 korveta Gowind por edhe një marrëveshje historike ushtarake midis Greqisë dhe Francës.

Detajet e marrëveshjes u diskutuan në darkën e djeshme të presidentit francez dhe kryeministrit grek, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, kanë pasur në Paris diskutime dhe takime me homologët e tyre francezë.

Aspekti më themelor i marrëveshjes është Doktrina e Ndihmës së Mbrojtjes, sipas së cilës nëse një nga dy vendet kërcënohet ose provokohet, atëherë vendi tjetër do ta ndihmojë atë ushtarakisht.

Me fjalë të tjera, në rast të një episodi të nxehtë me Turqinë, Franca do të jetë në gjendje të dërgojë forca ushtarake, aeroplanë, anije, ushtri tokësore për të mbrojtur të drejtat sovrane të Greqisë.

Doktrina e Ndihmës së Mbrojtjes siç shprehen analistët grekë ka implikime politike dhe diplomatike, ndaj ngre një mur parandalues​ kundër provokimit turk.

Në një intervistë për ERT nga Parisi dje në mbrëmje, kryeministri Mitsotakis i pyetur nëse ekziston mundësia e një episodi të nxehtë me Turqinë, ka deklaruar se përderisa kishim një verë të qetë, nuk sheh asnjë arsye pse nuk duhet të kemi një vjeshtë të qetë dhe një dimër të qetë.

“Ka çështje që ne mund të bashkëpunojmë me Turqinë- ka thene ai duke shtuar se – I vetmi mjet për zgjidhjen e problemeve tona  është e drejta ndërkombëtare dhe Turqia e di shumë mirë se cilët janë kufijtë tanë, qe nuk janë vetëm kufijtë e Greqisë, por edhe  te Evropës. Unë gjithmonë preferoj të shoh anën pozitive të gjërave”- ka shtuar ai duke theksuar se Greqia ka një detyrim për të forcuar aftësinë e saj parandaluese dhe e bën këtë në një mënyrë shumë sistematike dhe thelbësore, gjithmonë brenda kuadrit të kufizimeve te saj buxhetore.

“Nuk kam asnjë tendencë për të hyrë në një garë armatimi me Turqinë. Ky nuk është qëllimi im. Por ka çështje kryesore me modernizimin e forcave të armatosura, pas një dekade krize, të cilat unë kam një përgjegjësi t’i trajtoj dhe pastaj t’ia kaloj pasardhësit tim, sepse ju e dini që këto janë vendime për programet e armatimit që kanë një horizont të gjatë. Unë do t’i dorëzoj pasardhësit tim forca të armatosura më të fuqishme”- ka deklaruar Mitsotakis.

Marrëveshja e re ushtarake konsiderohet nga më të mëdhatë të nënshkruara ndonjëherë në 40 vitet e fundit në Greqi.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara