Lajmet

Sot në Bruksel mbahet takimi i ri për targat

Këtë e ka konfirmuar Peter Stano.

Published

on

Grupet Punuese të Kosovës e Serbisë do të takohen për çështjen e targave në Bruksel sot, më 20 prill dhe nesër, më 21.

Një gjë e tillë është konfirmuar për televizionin publik nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano.

Ai tha se BE-ja ka ndihmuar të dy delegacionet në identifikimin e zgjidhjeve, por është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje.

“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha ai duke shtuar se BE-ja dëshiron t’u kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis”, tha Stano.

Lajmet

Basha dhe Haxhiu vizitojnë Kompleksin Memorial në Prekaz

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu, kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz. Kjo vizitë vjen pas një periudhe polemikash për shkak të një shkrimi nga Basha ku flitej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ditë më parë, ai kishte kërkuar falje për përmbajtjen e tij./D.B/EO

Continue Reading

Kulturë

​Ambasada e Shqipërisë hap librin e ngushëllimeve për regjisorin Anagnosti

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka nderuar regjisorin e shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti pas ndarjes së tij nga jeta më 1 shtator, duke hapur librin e ngushëllimeve në nderim të tij.

Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh se ndarja nga jeta e Anagnostit është një humbje e madhe për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

Shoqëria shqiptare, kineastët, aktorët, populli shqiptar ka humbur një prej korifejve, një prej atyre që e qëndisnin filmin shqiptar. E njoh si një metodist i mirëfilltë, si një regjisor shkolle plot për artin kinematografik. Parapëlqeja tek ai atë momentin e punës së jashtëzakonshme që ai e bënte me aktorët, por mbi të gjitha, kemi humbur personin i cili sillte në ekran karakterin e plotë të shqiptarëve. Me filmat e tij, ai e zbërthente jetën shqiptare në tërë koloridin e vet dhe ka arritur ta përcjellë shkëlqyer këtë te publiku, filmi i tij ka ushtuar fort”, tha Malaj.

Dhimitër Anagnosti mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, i vlerësuar për veprat që pasqyruan jetën, karakterin dhe shpirtin e shqiptarëve në ekranin e madh./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kombi pa targa godet veturën e policisë dhe ikën në Maqedoni – tre zyrtarë të lënduar

Published

on

By

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura e tyre është goditur nga një kombi pa targa e cila dyshohej për kontrabandë.

Gjatë ndjekjes në Kaçanik, i dyshuari pasi ka goditur automjetin, e ka braktisur të veten dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Tutje, policia bën të ditur se automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Demolli: Donjeta Sadiku synon të shpallet kampione në Botërorin e Boksit

Published

on

Kampionati Botëror i Boksit do të zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator në Liverpool të Anglisë ku do të marrë pjesë edhe Kosova me katër garues të kryesuar nga boksierja Donjeta Sadiku si dhe Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku si dhe Loris Idrizi.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, thotë  se kjo federatë i ka dhënë shumë rëndësi këtij kampionati dhe se ekipi është përgatitur maksimalisht për të kërkuar rezultate të mira në këtë kampionat.

“Ne i kemi dhënë rëndësi këtij Kampionati Botëror për arsye se siç e dimë është ndër evenimentet më të mëdha për vitin 2025. Para dy javësh e kemi dërguar Donjeta Sadikun në Sheffield të Anglisë në kampin ndërkombëtar ku kanë qenë tetë shtete kurse djemtë (Shpëtom Bajoku, Bashkim Bajoku dhe Loris Idrizi) kanë qenë në Sofied të Bullgarisë ku po ashtu kanë qenë në kamp ndërkombëtar ku kanë zhvilluar përgatitje të mira për arsye se kanë pasur sparingje të cilat iu kanë munguar për arsye se në Kosovë nuk kemi aq shumë sparingje me boksierë të nivelit të lartë”, theksoi fillimisht Demolli.

Sa i përket Donjeta Sadikut, Demolli thekson se ajo është e bindur në sukses dhe se pret ta shpallet kampione e botës.

“Donjeta ka qenë në formë të mirë, ka pasur një ftohje për tre apo katër ditë por është kaluar ajo dhe është në formën e duhur dhe presim që medaljen e bronztë që ajo e ka nga Kampionati Botëror në Turqi ta shndërrojë në Liverpool në medalje të artë dhe besoj dhe shpresoj që Donjeta do të jetë kampione e botës. Kurse, nga djemtë presim që të marrim minimumin një medalje, pa marrë parasysh a është e artë, e argjendtë apo e bronztë”, shtoi tutje Demolli.

Tutje Demolli bën të ditur se edhe në këtë kampionat, ekspedita kosovare ka udhëtuar me disa telashe financiare pasi është dashur që ato të sigurohen përmes huazimeve dhe pastaj ato të kthehen kur Ministria e Sportit t’i lëshojë pagesat e rregullta.

Medalje Demolli ka thënë se pret edhe nga dy vëllezërit Bajoku në këtë kampionat.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Të kërkuara