Sport

Sot merret vendimi për incidentin në Juventus-Inter, Cuadrado rrezikon shumë

Përjashtimi i tifozëve në ndeshjet e ardhshme është skenari më i mundshëm.

Published

on

Për incidentet që ndodhën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, sot pritet të merret vendimi nga ana e gjyqtarit sportiv.

Juventusi pritet të dënohet për sjelljen e tifozëve dhe përjashtimi i tyre në ndeshjet e ardhshme është skenari më i mundshëm.

Inspektorët kanë parë gjithçka. Prandaj sot gjyqtari sportiv Gerardo Mastrandrea duhet të ketë të gjithë elementët për të marrë vendime drastike. Nuk duhet të nevojiten hetime shtesë, e as formula të reja nga zyra e prokurorit federal.

Thirrjet raciste kundër Romelu Lukakut sigurisht që do të çojnë në një sanksion ose skualifikim të sektorit të “Allianz Stadium”. Siç dihet, në përllogaritjen e gjobës do të vlerësohet mundësia e përjashtimeve që mund të lehtësojnë dënimin.

Megjithatë, vlerësimi i gjyqtarit sportiv nuk do të ndalet në sjelljen e publikut duke pasur parasysh tensionin lartë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Masa. Në veçanti, grushti i Cuadrado ndaj Handanovic mund të çojë në skualifikimin e kolumbianit. Në këtë rast, për “sjelljen e dhunshme” që është një shkallë më e lartë se “sjellja seriozisht josportive”, rrezikohet një pezullim prej tre ndeshjesh.

Por mes rikonstruksioneve të ndryshme është edhe ai i një “provokimi” nga portieri që mund të çojë në një zgjerim të mëtejshëm të përgjegjësive. Një argument mbi të cilin Juventusi do të mund të përpiqet të argumentojë arsyet e saj në apel, me kusht që rrethana të mos jetë tashmë pjesë e vlerësimeve të gjyqtarit sportiv. Në fakt, ndër rrethanat lehtësuese, Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon atë që ndodh kur njeriu vepron “në reagim të menjëhershëm ndaj sjelljes apo veprimit të padrejtë të të tjerëve”.

Lukaku ka marrë solidaritet nga e gjithë bota, por edhe belgu do të skualifikohet për sjellje provokuese ndaj publikut dhe lojtarëve të Juventusit.

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame

Published

on

Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys.  

Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030.

Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Athekame është lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më përpara në mesfushë.

Ka 10 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Gjatë sezonit 2024/2025 me Young Boys, Athekame zhvilloi 30 ndeshje në kampionat, ku regjistroi dy asiste dhe luajti mbi 1700 minuta. Ai ishte pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve.

Para se të kalonte te Young Boys, 20-vjeçari ka luajtur për Xamax dhe është formuar në akademinë e Bejune.

Transferimi i tij te Milani shihet si një hap i madh në karrierën e tij.

Continue Reading

Të kërkuara