Sport

Duka rizgjidhet sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Bëhet fjalë për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Publikuar

Për herë të dytë, futbolli shqiptar do të ketë një përfaqësues në qeverinë e futbollit evropian, respektivisht në UEFA.

Bëhet fjalë për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i cili zgjidhet për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Duka kandidoi për këtë pozitë krahas 11 kundërshtarëve, të cilët ishin në garë për shtatë vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti i FSHF-së ishte i pari në renditje sa i përket votave të marra, duke u rizgjedhur me 45 vota nga 55 të tilla në total.

Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është katër vjeçar.

Sport

Sonte luhet përballja e parë gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve mes dy gjigantëve evropianë

Dy javë nga çerekfinalet, tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale dhe sonte zhvillohet një përballje e zjarrtë.

Publikuar

nga

Sot (e martë) në program për t’u zhvilluar është ndeshja e parë e gjysmëfinales në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madrid.

Dy javë nga çerekfinalet, tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale dhe sonte zhvillohet një përballje e zjarrtë.

Bavarezët presin madrilenët në “Allianz Arena” në ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet në me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet janë të motivuara për të kaluar tutje pasi vijnë nga fitoret e mëdha në çerekfinale nga Arsenalit dhe Manchester City.

Ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu do të të zhvillohet me datë 8 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Thiago Silva i jep lamtumirën skuadrës së Chelsea

Publikuar

nga

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas katër vitesh. Braziliani u bashkua me anglezët si transferim i lirë në gusht të vitit 2020 dhe ka bërë 151 paraqitje me fanellën blu, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha këtu me qëllimin që të qëndroj vetëm për një vit dhe përfundova në katër vjet. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Djemtë e mi luajnë për Chelsean kështu që është një burim krenarie e madhe të jesh pjesë e kësaj familje. Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë karrierën e tyre këtu në këtë klub fitimtar ku shumë lojtarë dëshirojnë të jenë pjesë.” –  u shpreh Silva në një mesazh emocionues për tifozët.

Në anën tjetër, ai nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të jetë sërish pjesë e Chelseat në ndonjë rol tjetër.

Unë mendoj se në gjithçka që kam bërë këtu gjatë katër viteve, kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj që pasi të largohem. dera hapet që në një të ardhme të afërt të mund të rikthehem, edhe pse në një rol tjetër këtu, por…është një dashuri e papërshkrueshme”, – shtoi ndër tjerash ai.

Lamtumirat janë për ata që ikin dhe nuk kthehen më. Kam ndërmend të kthehem një ditë” – përfundoi Silva.

Vazhdo të lexosh

Sport

Muhamet Hyseni “Ylli i javës” për javën e 31-të në Albi Mall Superligë

Publikuar

nga

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 31-të t’i takoj Muhamet Hysenit, i cili shënoi të dy golat për fitoren e skuadrës nga Podujeva në udhëtim ndaj Prishtinës.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat” – u shpreh Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Vazhdo të lexosh

Sport

Gripshi te Suhareka? – trajneri Arsim Thaqi sqaron gjithçka

Publikuar

nga

Në duelin e fundit ndërmjet Ballkanit dhe FC Suharekës u shfaq një fotografi e yllit të Ballkanit, Nazmi Gripshi me fanellën e Suharekës, duke ngjallur kështu spekulime se ai mund të bëjë një lëvizje tek rivali i Ballkanit.

Për këto pretendime ka folur edhe trajneri i FC Suharekës, Arsim Thaçi i cili ka mohuar që skuadra e tij të ketë nisur bisedimet për transferimin mesfushorit nga Shqipëria edhe pse nuk e ka fshehur dëshirën që ta kishte atë në skuadrën e tij.

Unë dhe secili trajner do të kishim dëshirë ta kishim Gripshin në ekip sepse vërtetë ka treguar cilësi të jashtëzakonshme me Ballkanin, por nganjëherë gjërat varen edhe nga lojtarit dhe rrethanave të tjera, jo vetëm prej dëshirës së trajnerit apo klubit. Kështu që ajo që është e vërtetë duhet të deklarojë se nuk besoj asnjë prej klubit tonë, as për Gripshin, por Endrit Krasniqi që ka dalë se ka filluar negociata me Suharekën, nuk ka asnjë lojtar që filluar negociata me Suharekën dhe nuk besoj që do të fillojë pa përfunduar kampionati” – ka thënë Thaçi.

Përndryshe, FC Suhareka është liderë e grupit A të Ligës së Parë me 50 pikë dhe është shumë afër titullit kampion dhe inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara