

Aktualitet
Sot mbyllet konkursi në KQZ për drejtor të Zyrës së Partive
Published
3 years agoon
By
UBT newsSot, më 7 nëntor, në orën 16:00, mbyllet konkursi i hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Drejtor të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.
Ky konkurs është shpallur nga KQZ-ja pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 përzgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256.
Të gjitha të dhënat për këtë konkurs janë publikuar në faqen e KQZ-së: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura.
Bota
Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
Published
52 minutes agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.
Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit.
Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë.
“Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu.
“Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së.
Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen.
Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.
Ajo vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane.
Pas ndërmjetësimit të një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump bëri të ditur se fokusin e ka tani në përpjekjet për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Ajo nisi pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.
Izraeli u përgjigj me një ofensivë të ashpër sulmesh në Rripin e Gazës, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore atje, ka vrarë mbi 57.000 palestinezë./REL
Bota
Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin BRICS-in
Published
1 hour agoon
July 7, 2025By
UBTNews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të SHBA-së do të goditen me një tarifë shtesë prej 10%.
Trump e ka kritikuar prej kohësh BRICS-in, një organizatë anëtarët e së cilës përfshijnë Kinën, Rusinë dhe Indinë, e cila është krijuar për të rritur pozicionin ndërkombëtar të vendeve dhe për të sfiduar SHBA-në dhe Evropën Perëndimore, shkruan BBC.
“Çdo vend që përputhet me politikat anti-amerikane të BRICS-it, do t’i ngarkohet një tarifë SHTESË prej 10%. Nuk do të ketë përjashtime nga kjo politikë”, shkroi Trump në mediat sociale.
Një afat për vendet që të bien dakord për një marrëveshje tarifore me SHBA-në ishte caktuar për 9 korrik, por zyrtarët amerikanë tani thonë se ato do të fillojnë më 1 gusht.
Deri më tani, SHBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare vetëm me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin. Megjithatë, Britania dhe Amerika ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi taksat për çelikun britanik të importuar nga SHBA-të.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka njoftuar një sërë taksash importi për mallrat nga vendet e tjera – duke argumentuar se ato do të nxisin prodhimin amerikan dhe do të mbrojnë vendet e punës.
Në prill, në atë që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, ai njoftoi një valë taksash të reja për mallrat nga vendet e botës, megjithëse shpejt pezulloi planet e tij më agresive për të lejuar tre muaj bisedime deri më 9 korrik.
I pyetur nëse taksat do të ndryshonin më 9 korrik apo 1 gusht, Trump tha të dielën: “Do të jenë tarifa, tarifat do të jenë tarifa.”
Ai shtoi se midis 10 dhe 15 letra do t’u dërgoheshin vendeve të hënën duke i këshilluar ato se cila do të jetë norma e re e tarifave nëse nuk do të ishte arritur një marrëveshje.
Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, sqaroi se taksat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Të dielën, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha CNN: “Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë duke u thënë se nëse nuk i lëvizni gjërat përpara, atëherë më 1 gusht do të ktheheni në nivelin tuaj tarifor të 2 prillit”.
Kërcënimi i Trump ndaj vendeve që punojnë me vendet e BRICS u shfaq pasi anëtarët kritikuan politikat tarifore të SHBA-së, si dhe propozuan reforma për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe mënyrën se si vlerësohen valutat kryesore.
Vitin e kaluar, lista e anëtarëve të BRICS u zgjerua përtej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut për të përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Indonezinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vendet në bllok përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës./kosovapress/
Bota
Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë
Published
1 hour agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Sulmet e fundit ajrore me dronë të Ukrainës kanë krijuar një kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë gjatë fundjavës, duke detyruar aeroportet kryesore të ndërpresin ose kufizojnë aktivitetet e fluturimeve. Aeroportet më të mëdha që shërbejnë Moskën dhe Shën Petersburgun janë përfshirë në këtë valë ndërprerjesh.
Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 të dielën, rreth 400 fluturime ishin anuluar për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerët janë këshilluar që të përdorin trenat si një alternativë për të udhëtuar, pasi shumë fluturime u bënë të pamundura.
Në Aeroportin Sheremetyevo në Moskë, 171 fluturime u anuluan dhe 56 të tjera u vonuan për më shumë se dy orë. Po ashtu, në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg, 90 fluturime u anuluan dhe 37 të tjera u shtynë për një periudhë të ngjashme.
Ministria theksoi se udhëtarët mund të përdorin linjat hekurudhore për të udhëtuar mes Shën Petersburgut dhe Moskës, pasi bileta janë të disponueshme për trenat me distancë të gjatë dhe me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, anulime fluturimesh janë regjistruar edhe në aeroporte të tjera të Rusisë, përfshirë Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov.
Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet ruse po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe po marrin masa shtesë për sigurinë e udhëtarëve.
Bota
Mbi 80 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas
Published
2 hours agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Së paku 81 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.
Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.
Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.
Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit.
Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.
“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas.
Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.
“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur – absolutisht e tmerrshme”, tha Trump.
Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas./REL

UBT International Smart Schools organizoi Akademinë Verore – Fokus në vlerësimin e nxënësve përmes platformave online

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin BRICS-in

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në kryeqytet

Qarkullim i lehtë në kufi – pa pritje të gjata

Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në kryeqytet

Nisin hetimet për vdekjen e një foshnjeje gjatë procesit të lindjes në Gjakovë

Mbi 80 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës