

Lajmet
Sot mblidhet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Published
1 year agoon
By
Betim GashiKomisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore për vitin 2023/2024 do të mblidhet sot.
Në rend të ditës do të jetë diskutimi rreth angazhimit të ekspertëve në këtë komision.
Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit ishin pajtuar që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet në formë të thirrjes dhe jo të konkursit.
Aktualitet
UBT dhe AMIK nisin trajnime falas për fuqizimin e vajzave në ndërmarrësi këtë tetor
Published
5 minutes agoon
August 21, 2025By
Driton Iseni
UBT, në bashkëpunim me Shoqatën e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), hap aplikimet për serinë e trajnimeve “Inkuadrimi i Vajzave në Ndërmarrësi”, një program falas i dedikuar vajzave dhe grave të reja që synojnë të ndërtojnë ose të zhvillojnë iniciativat e tyre biznesore.
Programi parashikon katër sesione intensive, të fokusuara në njohuri praktike dhe aftësi të menjëhershme të zbatueshme në treg:
- Administrim Biznesi – 3 tetor 2025
- Aspektet Ligjore & Etika në Biznes – 6 tetor 2025
- Financat & Mbledhja e Fondeve – 10 tetor 2025
- Marketingu & Rrjetëzimi – 13 tetor 2025
Kush mund të aplikojë?
Vajza dhe gra të reja me interes për sipërmarrje, pavarësisht nëse janë në fazën e idesë apo kanë tashmë një aktivitet në zhvillim. Trajnimet vendosin theks te praktika, këshillat profesionale dhe ndërtimi i rrjetit.
Detajet logjistike
Vendet e lira: vetëm 25 për secilin trajnim
Orari: 10:00 – 16:00
Vendi: Qyteti i Mençur i UBT-së, Lipjan
Përfitime: drekë e ofruar nga UBT
Tarifa: FALAS (vendet janë të kufizuara)
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online nëpërmjet formularit zyrtar:
Aktualitet
Arifi: Me shumë gjasë vendi po shkon drejt zgjedhjeve
Published
11 minutes agoon
August 21, 2025By
UBT News
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, beson që fundi i këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshëm vendin do ta dërgojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi asnjëra prej partive politike nuk i ka numrat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Për këtë, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi thotë se po mungon serioziteti dhe vullneti nga partitë politike për të krijuar institucionet e reja.
“Për fat të keq, po jetojmë në një epokë të një popullizmi primitiv, demokracia nuk është akt, është proces, ne nuk po shohim që ka proces të dialogut dhe të bashkëpunimit me parti të tjera. Nuk shkohet në Kuvend vetëm ky është emri. Pra, kjo i bie që këta as nuk po e kuptojnë dhe as nuk po duan ta dinë se çka është një sistem demokratik, i cili gjithmonë është në lëvizje, angazhime për të arritur një qëllim të caktuar. Po vërehet që këta duan që vetëm me akt të bëhet një punë e kryer, edhe partitë tjera, edhe Vetëvendosje thuajse e kanë për fat të keq mentalitetin e njëjtë, por në këtë rast mentaliteti i Vetëvendosjes lë shumë për të dëshiruar në mënyrën se si po dëshiron ta krijojnë Kuvendin dhe ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Nuk po shoh seriozitet, nuk e kuptoj pse. Mendoj, se po të kishte vullnet dhe dëshirë, Vetëvendosje që më 10 shkurt do ta kishim qeverinë Kurti 3”, theksoi Arifi.
Arifi potencon se tashmë emri i propozuar nuk është me rëndësi, pasi siç shprehet ai mënyra se si po dëshiron të ndërtohet Kuvendi i Kosovës lë për të dëshiruar.
“Emri nuk është me rëndësi, me rëndësi është se si shkon procesi se si ndërtohet. Mënyra se si po dëshiron të ndërtohet Kuvendi i Kosovës lë shumë për të dëshiruar. Pra, nuk pres suksese dhe nëse nesër votohet cilido kandidat i Vetëvendosjes nuk shoh ndonjë sukses të theksuar në ndërtimin e Kuvendit dhe cilësinë e tij të punës kurdo që do të bëhet”, deklaroi njohësi i çështjeve politike.
Gjithashtu ai nuk e përjashton mundësi që edhe brenda afat 30-ditorë të dhënë nga Kushtetuesja do të ndodhë konstituimi i Kuvendit. Ai vlerëson se në mungesë të vullnetit të eksponentëve politik për formim të qeverisë vendi me shumë gjasë po shkon drejt zgjedhjeve.
Të hënën Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.
Në seancën e kaluar dy emrat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryekuvendare e që ishin Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla dështuan për të siguruar 61 vota për t’u zgjedhur në krye të kësaj pozite.
Aktualitet
UBT, lider në arsimimin për transportin modern dhe të qëndrueshëm
Published
21 minutes agoon
August 21, 2025By
Driton Iseni
Në kohën kur qytetet po rriten me ritme të shpejta dhe kërkesa për lëvizje të sigurt, të shpejtë dhe të qëndrueshme është më e madhe se kurrë, UBT ofron programin Master në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit, i cili përgatit profesionistët e së ardhmes në këtë fushë jetike.
Ky program përqendrohet në planifikimin, menaxhimin dhe optimizimin e sistemeve të trafikut dhe transportit, duke u ofruar studentëve njohuri të thelluara për infrastrukturën rrugore, transportin publik, logjistikën, sigurinë rrugore dhe teknologjitë inteligjente të trafikut (ITS).
Studentët kanë mundësinë të punojnë me laboratorë modernë, simulime digjitale, projekte reale dhe partneritete me institucione vendore e ndërkombëtare, duke u pajisur me aftësi praktike për të projektuar sisteme të qëndrueshme lëvizjeje.
Ekspertët e fushës theksojnë se ky program nuk ka vetëm dimension teknik, por edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, urban dhe mjedisor të vendit. Përmes tij, profesionistët e rinj përgatiten të japin zgjidhje inovative për sfidat e trafikut dhe transportit, në përputhje me trendet globale të mobilitetit smart dhe të gjelbër.
Diploma e Masterit në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit hap dyert për karrierë në institucione shtetërore, kompani të transportit, agjenci infrastrukturore, kompani logjistike dhe organizata ndërkombëtare, duke ofruar një gamë të gjerë mundësish profesionale për të rinjtë që synojnë të jenë pjesë e transformimit të qyteteve dhe shoqërisë.
Bota
Trump tërhiqet përkohësisht mes Rusisë dhe Ukrainës: Në fillim të takohen Putin e Zelensky
Published
1 hour agoon
August 21, 2025By
UBT News
Donald Trump synon t’ua lërë Rusisë dhe Ukrainës organizimin e një takimi mes liderëve të tyre pa luajtur vetë një rol direkt për momentin, sipas zyrtarëve të administratës të njohur me situatën, duke bërë një hap prapa nga negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
Hapi i radhës, sipas Trump-it, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbetet një takim dypalësh mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, thanë zyrtarët.
Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se ai synon të organizojë një takim trepalësh me dy liderët vetëm pasi ata të kenë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky takim fillestar do të ndodhë dhe Trump nuk ka ndërmend të përfshihet në atë përpjekje.
Në një intervistë telefonike me drejtuesin e talk-show Mark Levin në WABC të martën, Trump tha gjithashtu se mendonte se do të ishte më mirë që Putin dhe Zelenskyy të takoheshin pa të në fillim. “Unë thjesht dua të shoh se çfarë do të ndodhë në takim. Pra, ata janë në proces e sipër për ta organizuar dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Hezitimi i Trump-it për t’i shtyrë Putin-in dhe Zelensky-në drejt një takimi vjen ndërsa ai ka pranuar ditët e fundit se përfundimi i luftës në Ukrainë ka qenë më i vështirë sesa kishte parashikuar, pasi vitin e kaluar në fushatë kishte thënë se mund ta arrinte për 24 orë.
Që atëherë, ai ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë paqeje pasi afati i vendosur prej tij për Rusinë që t’i jepte fund luftës skadoi këtë muaj dhe tha pas takimeve me Zelenskyy-në dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën se kishte ndërmarrë hapa për një takim dypalësh.

UBT dhe AMIK nisin trajnime falas për fuqizimin e vajzave në ndërmarrësi këtë tetor

Hakerët që zbuluan hakerin e Koresë së Veriut shpjegojnë motivet e tyre

Arifi: Me shumë gjasë vendi po shkon drejt zgjedhjeve

UBT, lider në arsimimin për transportin modern dhe të qëndrueshëm

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm Frank Caprio

Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

Sony rrit çmimet e PlayStation 5 në SHBA

Arsenal rivalizon Tottenhamin për transferimin e Eze

Trump tërhiqet përkohësisht mes Rusisë dhe Ukrainës: Në fillim të takohen Putin e Zelensky
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit