Lajmet

​Sot mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë

Published

on

Konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike” do tw mbahet sot në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike Elliott School of International Affairs.

Kjo konferencë synon të sjellë një debat të thelluar mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, rolin e diplomacisë publike dhe ndikimin e saj në të ardhmen e vendit.

Kjo konferencë organizohet nga Jeta Abazi Gashi (Universiteti i Prishtinës) në bashkëpunim me profesor Babak Bahador dhe mbështetet nga Instituti për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike Elliott School, dhe mbledh ekspertë të njohur nga fusha e politikës, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, mediave dhe artit.

Në panelin e parë Marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe Diplomacia Publike marrin pjesë Elez Biberaj, ish-drejtor i Divizionit të Eurazisë të Zërit të Amerikës, Pëllumb Kelmendi, profesor i asociuar i Shkencave Politike në Universitetin Auburn, Drilona Emrullahu, ekonomiste, Banka Botërore. Aty do të shqyrtohen marrëdhëniet 25-vjeçare mes SHBA-së dhe Kosovës.

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA, Charles Kupchan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Universiteti Georgetown dhe Jeta Abazi-Gashi, hulumtuese dhe bursiste e Fulbright, Universiteti George Washington (nga Universiteti i Prishtinës) janë pjesë e panelit të dytë E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike, e cila shqyrton trajektoren e marrëdhënies në një botë gjithnjë e më shumëpolare.

Paneli i tretë Ndërtimi i Paqes (Art, Media dhe Politikë) shqyrton perspektivat për paqen dhe stabilitetin afatgjatë për Kosovën. Pjesëmarrës të panelit janë Sislej Xhafa, artist kosovar nga Nju Jorku, Elizabeth Hume, drejtoreshë ekzekutive në Aleancën për Ndërtimin e Paqes, Gëzim Visoka, profesor i asociuar, Universiteti i Qytetit të Dublinit (DCU).

Lajmet

VV bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh.

Bashkë për Prizrenin e bashkuar! Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilija Redžepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit. Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive, dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë. Qendrën Kulturore Boshnjake, e cila do të funksionalizohet dhe do t’u rikthehet qytetarëve. Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar Abrashi.

Continue Reading

Lajmet

Votimi me postë, refuzohen rreth 3900 pako me fletëvotime

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.

Deri më sot në orë 10:00, nga pakot e pranuara janë vlerësuar mbi 33 mijë, prej tyre janë aprovuar mbi 29 mijë dhe rreth 3.900 janë refuzuar.

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit, 3.328 pako, janë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve./KP

Continue Reading

Lajmet

​Basha takon një delegacion parlamentar finlandez, përmend sjelljet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti sot një delegacion prej dhjetë deputetësh nga grupe dhe komisione të ndryshme parlamentare të Finlandës, të shoqëruar nga ambasadorja e këtij vendi në Prishtinë, Eevamari Laaksonen.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë shtetërore për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën ndër vite, mbështetje kjo jashtëzakonisht e çmuar në rrugëtimin e konsolidimit demokratik dhe shtet-ndërtues.

Në diskutimet e zhvilluara, në përgjigje të interesimit të lartë të deputetëve, kryetari i Kuvendit ritheksoi perspektivën evropiane të Kosovës dhe aspiratat e saj të fuqishme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Ne jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore të demokracisë, të drejtës, të mirëqenies, barazisë dhe të lirisë, mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Përkundër sjelljeve të vazhdueshme penguese, agresive dhe destruktive të Serbisë, angazhimi ynë mbetet garantimi i integritetit territorial, sigurimi i mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë dhe avancimi në rrugën tonë të integrimit evropian”, tha Basha.

Kreu i Kuvendit potencoi gjithashtu se Kosova është e dëshmuar për nga përkushtimi në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve si shoqëri gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar, pa asnjë dallim, ka vend të barabartë në jetën publike dhe politike të vendit, me të gjitha të drejtat e garantuara kushtetuese dhe ligjore.

Ai po ashtu potencoi faktin se shteti ynë ka ndërmarrë reforma të thella institucionale, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke e luftuar me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Kjo vërtetohet edhe me matjet e indekseve kredibile ndërkombëtare, që Kosovën e vlerësojnë si vend që garanton lirinë e shprehjes dhe që po shënon progres të gjithmbarshëm ekonomik, duke dëshmuar kështu orientimin tonë të qartë drejt të ardhmes në familjen evropiane”, tha Basha./KP

Continue Reading

Lajmet

FSK me ushtrim fushorë “Ujku Shigjetë”

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrim fushorë “Ujku Shigjetë” nga data 20 deri në 29 tetor 2025, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.

Nga FSK kanë njoftuar se konvojet e FSK-së do të lëvizin në Aroportin e Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 20-29 tetor 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoi ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të  validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Të kërkuara